• Latest
  • Trending
  • All

Qeveria e Princ Vidit dhe Protokolli i Korfuzit

16/03/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Qeveria e Princ Vidit dhe Protokolli i Korfuzit

16/03/2019
in Histori, Opinion

Përgatiti: Dr. proc. Andriola KAMBO                                                

Sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në 29 korrik të vitit 1913 Fuqitë e Mëdha, caktuan si Princ të Shqipërisë gjermanin, Vihlelm Vidin. Në këto rrethana, qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen në datën 22 janar 1914, ndërkohë që po kështu veproi në marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit edhe Esat Pashë Toptani në Durrës. Princ Vidi, mbëriti në Shqipëri, në Durrës më 7 mars 1914. Qeveria që ai krijoi do të ushtronte detyrën e saj në kushte tepër të vështira ekonomike dhe politike dhe do të ndodhej nën kontrollin e presionin e drejtpërdrejtë të dy Fuqive: Italisë dhe Austro-Hungarisë. Një nga sfidat e para e më të mëdha me të cilat u përball që në fillim Princ Vidi, ishte lëvizja për të ashtuquajturën autonomi të “Vorio Epirit”

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Qarqet shoviniste greke nxitën organizimin e një kongresi në Gjirokastër në 2 mar 1914. Ky kongres shpall autonominë e “Vorio-Epirit”, që sipas tij përfshinte Gjirokastrën, Sarandën, Delvinën, Përmetin, Himarën por edhe Korçën.

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate të ndërlikuar, Vidi do të ndërhynte duke emëruar si komisar të jashtëzakonshëm për Shqipërinë e Jugut, oficerin holandez Tomson. Në emër të qeverisë së Vidit, ai shkoi në Korfuz ku do të zhvillonte bisedimet me përfaqësuesit vorio-epirotë. Kjo shënon fazën e parë të bisedimeve formale me autonomistët. Përfundimi i këtyre bisedimeve ishte në dëm të Shqipërisë, sepse në parim u praua autonomi e këtyre krahinave. Qeveria e sapoformuar me në krye Turhan Pashë Përmetin, do t’i kundërshtonin lëshimet nga koloneli Tomson dhe i kërkoi Princ Vidit largimin e tij.

Situata në jug të Shqipërisë, solli një shqetësim të madh tek fuqitë evropiane. Ato disa herë i kishin bërë thirrje me gjysëm zëri Greqisë, për të tërhequr forcat ushtarake nga ky rajon. Por, situata gjeopolitike kishte pësuar ndryshime në Evropë, fuqitë e mëdha të ndara në dy blloqe kundërshtare po përgatiteshin për luftë e kërkonin aletaë. Çështja shqiptare nuk e kishte më atë rol në ruajtjen e barazpeshës midis Fuqive të Mëdha në Ballkan, ndaj edhe vëmëndja ndaj saj erdhi duke rënë.

Fuqitë evropiane, do t’i bënin presion qeverisë së Durrësit për tu tërhequr nga pozicioni kundërshtues dhe të pranonte rinisjen e bisedimeve me palën Vorioepirote për një marrëveshje të plotë. Në këto rrethana të vështira, qeveria e Durrësit, u mblodh dhe vendosi t’i rikthehej edhe një herë linjës së bisedimeve, por këtë herë duke e deleguar zgjidhjen e problemit tek Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që të negocionte me vorio-pirotët.

Në 5 maj KNK-ja, ra në një mendje që të vepronte si ndërmjetës me kushtin që të dyja palët ndërluftuese, të ndalonin veprimet ushtarake. Pas kësaj KNK-ja, do të ishte e gatshme të komunikonte lëshimet e bëra nga qeveria shqiptare. Më 6 maj 1914 Këshillli i Ministrave, autorizoi në mënyrë zyrtare KNK-në në emër të saj të fillonte bisedimet me të ashtuquajturin kryeministër vorio-epirot Zografos.

Delegatët e KNK-së, pranuan rolin e ndërmjetësimit midis qeverisë shqiptare dhe asaj vorio-epirote. Takimi i parë formal midis KNK-së dhe delegatëve vorio-epirotë ndodhi në Korfuz në datën 9 maj 1914. KNK-ja, i prezantoi Zografos, projekt-programin e miratuar nga qeveria shqiptare. Ky program u refuzua në mënyrë kategorike nga përfaqësuesit vorio-epirotë. Ata parashtruan platformën e tyre që synonte të krijonte një shtet brenda shtetit.

Fuqitë e Mëdha, si kompromis hartuan një projekt propozimesh, i cili kalonte caqet e lëshimeve të bëra nga pala shqiptare. Pas shumë bisedimesh do të arihej të nënshkruhet marrëveshja që njihet në histori si Protokolli i Korfuzit më 17 maj 1914. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, Mehdi Frashëri dhe përfaqësuesit e qeverisë vorio-epirote, Zografos dhe Karapanos. Protokolli përmbante 13 dispozita dhe një dispozitë të veçantë për Himarën. Ky protokoll në përmbajtjen e tij, nuk ndryshonte shumë nga projekt-programi i paraqitur nga përfaqësuesit vorio-epirotë.

Një ndër pikat kryesore të këtyre dispozitave, kishte të bënte me organizimin e dy krahinave, Korçës dhe Gjirokastrës, ku KNK-së iu besua organizimi, administrimi në drejtësinë dhe financat e dy krahinave jugore. Ndërsa, qeveria shqiptare në koordinim me KNK-në, do të emëronte dhe pushonte guvernatorët dhe funksionarët e lartë, duke marrë parasysh rëndësinë numerike, në përputhje të barabartë me çdo besim fetar në vend. Për sa i përket kufirit administrative KNK-ja, do të caktonte dhe kishte të drejtë të merrej dhe me nëndarjet e dy krahinave, të cilat pasi ishin vendosur nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e Fuqive të Mëdha.

Për sigurimin e rendit në krahinën e Gjirokastrës dhe të Korçës, do të formohej një xhandarrmëri vendase, e cila do të formohej me elementët e besimeve të ndryshme fetare në përpjestim të barabartë me kumunitetet fetare në vend. Kjo xhandarrmëri nuk mund të shërbente jashtë kufijve të këtyre krahinave, përveçse një periudhe të caktuar dhe në rast të një ngjarje të shkaktuar prej forcave madhore të njohura nga KNK-ja. Në këto vendime, forcat e armatosura ndalonin sjelljen dhe përdorimin e njësive ushtarake jo vendase, me përjashtim në rastet e luftës ose shpërthimit të një kryengritje të brendshme në këtë zonë. Dispozita parashikonte se në shkollat e komunitetit ortodoks, arsimi do të zhvillohej në gjuhën greke, ndërsa gjuha shqipe do të mësohej në të tre klasat fillore. Arsimi fetar do të zhvillohej vetëm në gjuhën greke. Përdorimi i gjuhës shqipe dhe asaj greke do të jetë i garantuar në krahinat e jugut, nga të gjithë autoritetet duke përfshirë gjykatat dhe këshillat e zgjedhura.

Roli i Fuqive të Mëdha në këtë protokoll, do të ishte si garantuese e ruajtjes dhe zbatimit të dispozitave të mësipërme. Në fund të Protokollit të Korfuzit, ishte vendosur dhe dispozita në lidhje me Himarën, sipas propozimit vorio-epirot kërkohej që kjo krahinë të gëzonte privilegjet e vjetra që kishte pasur në kohën e Perandorisë Osmane.

Ky propozim gjeti kundërshtime por përfundimisht u ra dakort për vendosjen e një dispozite të veçantë në Protokollin e Korfuzit, për çështjen e Himarës. Sipas saj KNK-ja, do t’i parashtronte për miratim pranë qeverive të tyre dhe tek qeveria e Durrësit për të marrë miratimin e tyre. Protokolli i Korfuzit cënonte sovranitetin e shtetit shqiptar dhe si e tillë u kundërshtua nga shqiptarët.

Qeveria shqiptare e kryesuar nga Turham Pasha, pas mbarimit të bisedimeve e ndjehu veten midis dy zjarreve. Nga njëra anë Fuqitë e Mëdha, që kërkonin të ratifikonin këtë marrëveshje dhe nga ana tjetër, situata e brendshme paraqitej tepër e konklavitur për shkak se kishte shpërthyer kryengritja e Shqipërisë së Mesme. E ndodhur në këto rrethana më 23 qershor, qeveria e Vidit u detyrua kundër vullnetit të saj të ratifikonte Protokollin e Korfuzit.

Pas shumë dikutimeve të nxehta midis epirotëve, Kongresi Vorio-Epirot i Delvinës  në korrik 1914 e ratifikoi Protokollin e Korfuzit. Vetëm përfaqësuesit e Himarës që kërkonin autonomi, nuk e dhanë pëlqimin dhe u larguan nga kongresi. Protokolli i Korfuzit, në thelbin e tij ka qënë një document i imponuar Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha dhe përbënte një shkelje të sovraniteit të saj. Protokoli i Korfuzit nuk ariti të zbatohej për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Ky Protokoll me përfundimet që solli Lufta e Parë Botërore me vendimet e Konferencës së Paqes së Parisit 1919-1920 e sidomos me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në nëntor 1921 u bë nul e nuk pati asnjë vlerë e asnjë efekt.

Tags: korfuziprinc vidi
Previous Post

Rrëfimi i dëshmitarit: Si u eliminua Miladin Popoviçi

Next Post

Vuçiç: Nëse KFOR-i s’i mbron serbët, ka kush ta bëjë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Vuçiç: Nëse KFOR-i s’i mbron serbët, ka kush ta bëjë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.