• Latest
  • Trending
  • All

Pse Edi Rama është kaq i lidhur me politikën që vjen nga termi “rrumpallë”?

01/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Pse Edi Rama është kaq i lidhur me politikën që vjen nga termi “rrumpallë”?

01/11/2014
in Opinion

Nga Sejdi Peka

Duke gërmuar në fjalorin e Gjuhës Shqipe,etimologjia e fjalës rrumpallë që përdorë publikisht Kryeministri i Shqipërisë, nuk gjendet. Kjo fjalë që përdorë ky kryeministër i pa përgjegjshëm, është bashkim i një togfjalëshi të turpshme,që zakonisht i përdorin njerzit pa nivel,rrugeqër, për të fyer të tjerët. Fjala rrum-pallë përbëhet nga bashkimi i dy fjalëve, rrum edhe pallë. Në të dyja rastet kurë përdoren këto fjalë në biseda të ngushta shoqërore, njerëzit në veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë më parë kërkojnë falje me shprehjen “me nderë me thanë”,ndërkohë në jugun e Shqipërisë njerëzit më parë kërkojnë falje,”ju lutem më falni për shprehjen”. Rrum edhe pallë, janë dy fjalë të turpshme, sinonime me njëra-tjetrën, që kanë kuptimin e njëjtë, të një organi të turpshëm që ndodhet në organizmin e njeriut. Rrumi është një objekt metalik i zgjatur me një kokë sferike, që është i vendosur në pjesën e brendshme të këmbanave, që duke u tundur godet pjesët e tjera metalike në formë rrethi,dhe shpërndanë tinguj. Ndërkohë fjala “pallë”, përsëri është fjalë e turpshme që përdorin në përgjithësi njerëzit rrugeçër për të fyer njerëzit, si “nuk më ha palla”, “unë të palloj” etj. Mendoj se të gjithë shqiptarët e kudondodhur janë ndjerë të fyer, kur Edi Rama, pak më parë në një gjoja “takim” me disa njerëz të moshuar dhe të tjerë invalidë me aftësi të kufizuar, u mundua t’u mbushte mendjen shqiptarëve se “çmimi i energjisë nuk është rritur dhe heqja e fashos që mbronte shtresat në nevojë nuk përbën problem”. Kryeministri e mbylli fjalën me këto fjalë neveritëse: “Ky vend është mësuar me rrumpallë”. Mendoj se shqiptarët e kudondodhur ndjehen të fyer e të turpëruar që kjo Shqipëria jonë e vuajtur ka sot në kohën e demokracisë një kryeministër kaq injorant e arrogant në marrëdhëniet me qytetarët. Më shumë mendoj se ndjehen të turpëruar ata që e kanë zgjedhur e i kan dhënë votën në zgjedhjet farsë të 23 Qershorit. Se “ky vend është mësuar me rrumpallën”, ka dy kuptime. E para, ka kuptimin se shqiptarët janë mësuar me diktaturën e shtetit policor komunist dhe sa më shumë t’u biesh aq më tepër e ulin kurrizin; e dyta se është një popull që pranon çfarëdo fyerje apo padrejtësie që i bëhet dhe nuk reagon, prandaj Edi Rama si diktator i kohës së demokracisë, luan si macja me miun me këtë popull që pranon çfarëdo poshtërsie e padrejtësie që i bëhet. Mijëra të rinjve duke u mbyllur universitetet private, kanë mbetur duke u endur rrugëve. Universitetet po kthehen në burgje, se këta mijëra të rinj të papunë dhe pa arsim do të shtojnë ushtrinë e të varfërve. Po çfarë do të bëjnë tani këta të rinj që kërrkush nuk i pranon më as në universitet privat, as në publik. Po ato mijëra lek që shpenzuan familjet e tyre, u dogjën në flakë me një firmë të Edi Ramës. Po shtohet ushtria e të papunëve. Pak ditë më parë, mediat botërore kanë dhënë një lajm të çuditshëm për opinionin këtu në Shqipëri. Mijëra njerëz mbushën rrugët e Budapestit në protesta se “shteti kërkonte taksën për internetin”. Po them një lajm disi të çuditshëm se këtu në Shqipëri çfarë eksperimentesh po bën Edi Rama mbi këtë popull duke provuar durimin dhe sa për internetin të gjithë të interesuarit e paguajnë. -Ne po shkatërrojmë shtëpi dhe biznese, po vendosim gjoba, bëjmë arrestime dhe kurrkush nuk po ngrihet të protestojë. Kjo do të thotë se populli është dakord me veprimet e qeverisë, – deklarojnë marionetat e Edi Ramës në daljet e tyre publike. Historia ka treguar se ka qenë aventurier cilido që ka drejtuar një popull dhe është orvatur me mënyra të ndryshme shtypëse të provojë durimin e një populli. Të gjithë kanë përfunduar në pa lavdi dhe janë hedhur në plehrat, që emri i tyre të përmendet vetëm si sinonim i të keqes. Në këtë kuptim edhe diktaturat janë hedhur në plehrat e historisë, si fashizmi dhe komunizmi. Ne shqiptarëve na ra për hise që të ndodhemi veçanërisht nga popujt e tjerë të Europës në udhëkryqet e historisë. Shumë herë për fatkeqësinë tonë zgjedhjet e rrugëve në këto udhëkryqe kanë qenë të gabuara, çfarë ka bërë që të vuajmë shumë sidomos nga diktaturat dhe të biem pre e vuajtjeve dhe diktaturave totalitare. Është e tmerrshme që sot në mes të Europës, Shqipëria jonë që aspiron t’i bashkohet familjes europiane, është kthyer shumë dekada prapa në vitin 1946, kohë kur u vendos me të gjithë parametrat diktatura komuniste e Enver Hoxhës. Shikoni në fjalimin e tij, Edi Rama njësoj si Enver Hoxha, u shpall luftë klasore të pasurve. -Të pasurit vjedhin energjinë elektrike,-deklaron Rama, -ndërkohë të varfërit paguajnë-. Është stimulimi kriminal i një lufte klasore të tipit bolshevik. Tani është e ditur se Edi Rama nuk mundet që të pushkatojë kundërshtarët e tij, ashtu si bënte udhëheqësi i tij shpirtëror. Enveri bënte pushkatime pa gjyq, Edi Rama po bën arrestime dhe burgosje pa gjyq. Por shkatërrimi i bizneseve dhe shtëpive të banimit, duke i lënë njerëzit në mes të rrugës dhe kthyer në gërmadhë djersën e mundin, gjakun e fëmijëve të tyre, pa dyshim është i barasvlefshëm me një pushkatim. Personalisht do të preferoja me mirë të më pushkatonin sesa të më shkatërrojnë shtëpinë dhe të mbetem me familjen në rrugë të madhe. Do të vdisja, por fëmijët do të jetonin, nuk do të ktheheshin në “arixhinj”. Edi Rama, njësoj si Enver Hoxha flet për barazi shoqërore. Kështu flisnin jakobinët, fashistët komunistë vrisnin njerëz në emër të popullit. A ka barazi shoqërore kur Edi Rama paturpësisht u flet njerëzve të varfër të Shqipërisë për barazi shoqërore, kur ministrat e tij bëjnë dasma përrallore me miliona Euro, vetë Edi Rama sot konsiderohet si njeriu më i pasur i Ballkanit. Dhe kanë filluar në shkallë të gjerë arrestimet në të katër anët e Shqipërisë. Njerëzit janë të frikësuar gjithandej. Askush nuk është i sigurtë, se njësoj si në vitin 1946, një polici politike u vë prangat në mënyrë selektive kundërshtarëve politikë të regjimit neokomunist të Edi Ramës. Dhjetëra apo qindra qytetarë të Shqipërisë sot janë të arrestuar, janë të privuar nga liria në mënyrën më kriminale të mundshme dhe ajo që është më e keqja janë etiketuar me nofkën e “hajdutit” në kundërshtim me ligjin, apriori. Anipse pas pak ditësh për mungesë të provave dalin të lirë. Nuk ka shembull në botë që kreu i ekzekutivit kërcënon organet e drejtësisë se “do t’ua nxijmë jetën”. Por ajo që mbetet në jetën e këtyre fatkeqëve të arrestuar është se nuk mundet të bëjnë prokopi në jetën shoqërore e politike. Ka qenë në burg për vjedhje, do të thonë njerëzit. Nuk ka asnjë vend në botë sot as në Korenë e Veriut dhe në Kubë, që kreu i ekzekutivit të vendosë masën e dënimit për qytetarët e vendit të tij. 3 vjet burg do të dënohen ata që vjedhin energjinë elektrike dhe 5 vjet burg do të dënohen ata që bashkëpunojnë me vjedhësit, deklaron kryeministri në kulmin e deformimit të sëmundjes psiqike që e ka kapluar. Dënim taksativ dhe organet e drejtësisë duhet të vënë duart në kokë me këtë kryeministër që ka lojtur nga fiqiri. Se është fajtor apo jo një person që ka kryer një vepër penale, atë e vendos gjykata. Duke bërë edhe një paralelizëm me kohën e diktaturës komuniste, është e vërtetë se masën e dënimit për kundërshtarët politik ose edhe ordinerë qofshin,i vendoste Komiteti i Partisë,por në një mënyrë tinzare. Ishte i ngarkuar një sekretar i Komitetit të Partisë që të impononte masën e dënimit si “urdhër partie”. Në këtë mënyrë procesi gjyqësor ishte një farsë. Një komedi që luhej me aktorë të kriminalizuar të diktaturës. Historia ka treguar se diktatorët në përgjithësi dhe pa përjashtim që nga Neroni i Romës së lashtë, deri tek Hitleri, Musolini, Stalini, Enveri, Fidel Kastro e dhjetëra të tjerë, kanë qenë njerëz të sëmurë psiqikë. Në krimet kundër popujve, i ka nxitur deliri se ata kishin lindur që të shtypnin masat e gjëra në këmbim të një pushteti të pakufizuar. Ua lë lexuesve të gjykojnë nëse Edi Rama, një i sëmurë psiqik që për një kohë të gjatë është mjekuar me kartelë klinike si i tillë, sot është shëruar dhe mundet të drejtojë punët e vështira të shtetit. Sot Shqipëria ka pamjen e një shteti policor, ku një lukuni e tërë njerëzish të paguar dhe të veshur me uniformën e policit, janë vërsulur kundër një populli të tërë. Po argumentoj se është kthyer kohë e diktaturës, se qeveria i është vërsulur një populli të tërë në të gjitha pikëpamjet. A ka arsye që të gjobitet një shofer që sipas policit rrugor ka kaluar “me të kuqe” me 40.000 lek të reja, ndërkohë paga mujore e një punonjësi që është në marrëdhënie pune është shumë më e vogël? Në të gjitha vendet e botës gjobat vendosën në proporcion të drejtë më nivelin e jetesës. Po ku mundet që t’i besohet një polici gjysmë analfabet, ose që e ka për detyrim nga shefi që të bëjë sa më shumë gjoba ditore që të ruajë vendin e punës, që gjoba nuk është fiktive? Është një shtet që e vjedh, e rrjep qytetarin në të gjitha mënyrat, ndërkohë varfëria ekstreme ka arritur kulmin. Një shtet që në mënyrë arbitrare shkel të drejtat më elementare të njeriut. Po si mundet që të arrestohet një njeri që po përpiqet të rregullojë muret e shtëpisë, çatinë e shtëpisë së trashëguar në tokën e tij në shekuj, tani në prag të dimrit? Këtë po e bën Edi Rama, e them me shumë dhimbje të shpirtit, se këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha, ndërkohë marionetat e tij afër pushtetit, ndërtojnë pallate në rërën e detit. Eshtë një ndëshkim kriminal selektiv politik. Po si mundet të shkojë në burg kryefamiljari në këtë prag dimri e të lërë familjen në pikë të hallit. Po çfarë rrezikshmërie shoqërore përbën ky fshatar në majë të malit që ti o Ramë i vë prangat, pa u provuar fajësia e këtij njeriu të mjerë? Po përse o Ramë e rrit çmimin e energjisë elektrike kur kjo energji prodhohet hidro dhe me një kosto nga më të ulëtat në Europë, ndërkohë çmimin e saj e bën më të shtrenjtin në Europë. Po jetojmë kohë të vështira të një diktature totalitare, ku opozita është e dhunuar dhe nuk ka asnjë mundësi kompromisi me këtë mazhorancë të dhunshme bolshevike. Të shpresojmë se Amerika do të ndërhyjë t’i vërë frerin në gojë kësaj diktature neokomuniste. Ështe një popull që po i shkon thika në palcë dhe do të ngrihet kundër neodiktaturës. Me këtë mëndje të sëmurë bolshevike, Edi Rama i ka ditët e numëruara në pushtet. Sot është kohë e demokracisë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Epoka e kaosit

Next Post

Reflektime para një semafori

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Reflektime para një semafori

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.