• Latest
  • Trending
  • All

Protesta popullore për të mbrojtur antishtetin dhe antiligjin?!

29/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Protesta popullore për të mbrojtur antishtetin dhe antiligjin?!

29/10/2014
in Opinion

Nga Besi BEKTESHI

Nuk dua të bëj lojë fjalësh mbi “anti-shtetërimin dhe anarkizmin” sepse në ditët e sotme ka shumë e shumë definicione “par exelance”, por kjo që po ndodh me opozitën shqiptare, është për t’u shkruar në analet e analizës politike, për t’u marrë si shembull i kohëve moderne por si retro e plotë politike. Dje ishte me sa duket ideologjia e re e së djathtas shqiptare “Duma”, që bënte thirrje për protesta popullore, dhe sot është Basha që e plotëson këtë thirrje për protesta.   Në cilin moment bëjnë thirrje për protesta, të tillë ideologë të rinj të një momenti të vjetër anti-statalist (kundër shtetit si formë dhe përmbajtje filozofiko-praktike në zbatim) dhe anti-ligj? Në një moment që ju shpall luftë kanabisit dhe u vendos autoriteti i shtetit në Lazarat, në një moment ku në dogana po vendoset autoriteti i shtetit, në një moment ku për energjinë elektrike po vendoset autoriteti i shtetit, në një moment ku në trafik po vendoset autoriteti i shtetit që në fund të fundit nuk është asgjë tjetër, por vendosja e ligjit në territorin e shtetit shqiptar. Në një moment të luftës kundër degradimit urban! Pra, zbatimi i ligjit dhe asgjë më tepër se sa kaq. Basha dikur thoshte se nafta do të kalonte 200 lekët, por në fakt jo vetëm që nuk i kaloi, por dhe pse ju shtua ai 10 lekëshi, mbeti më poshtë se sa e la partia e Bashës, kur u rrëzua nga pushteti. Ideologjia e famshme e antistatalismit për të mbajtur tre individë në krye të vendit, por e zbatuar nga PD dhe lidershipi i saj i madh, kishte sjellë mospagesën e taksave, mospagesën e ujit, mospagesën e energjisë dhe vjedhjen e saj, moszbatimin e ligjit bie fjala të anti-duhanit edhe pse ishte, moszbatimin e ligjit të ndalimit mbjelljes së drogës, por dhe kultivimit dhe kthimit të zonave të paprekshme në bazene politike, moszbatimin e ligjeve të ruajtjes dhe mbrojtjes së pyjeve dhe lumenjve etj., etj.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ishte anarkizmi i projektuar për të lënë anti-ligjin, për të bërë sigurisht ligjin ish sekretarët e partisë, të frymëzuar nga inati për shtetin nga marksizëm-leninizmi dhe deri te utopitë e mëdha “prodomiane” dhe në opozitë, nga modele proteste antishteti, për të bërë pastaj shtetin e tyre rrumpallë që ju siguron fitimet më të mëdha si klasë politike në demokraci. Të tillë ideologë bërtasin “se janë pro-ligjit” dhe pastaj kur kërkohet zbatimi i tij, dalin në protesta kundër! Basha thotë: “Protesta popullore, ju bëj ftesë edhe ju (grave) për të thënë se gjërat janë keq e më keq, po shkojnë keq e më keq, dhe së dyti për ti dhënë mesazhin qeverisë të ndryshojë, se do ta ndalim me forcën e sovranit!”. Në thelb si Basha dhe disa afër tij, janë kundër mazhorancës së sotme, sepse ajo po lëviz përfundimisht anti-shtetin dhe anti-ligjin, i instaluar nga regjimi politik anti-ligj i pushtetit të dikurshëm të partisë dhe lidershipit të Bashës! Por me që Basha i bën në një takim me femra të tilla deklarata për protesta popullore, më duhet të gjej sistem referimi dhe nuk ka më të mirë se sa “anarko-feminizmi” për të definuar këtë rast. Anarko-feminizmi e shikon luftën anarkike si komponente të nevojshme të luftës feministe kundër patriarkatit si manifestim të hierarkisë dhe si bazë të luftës së klasave dhe e luftës anarkike kundër shtetit dhe kapitalizmit. Dakord, në thelb kështu është!

Ky lloj anarkizmi feminist në disa pika ishte edhe kundër baballarëve të anarkizmit teorik si Pierre-Joseph Proudhon e Mikhail Bakunin! Liria e individit dhe mënyra për moskontroll shtetëror e shekullit të nëntëmbëdhjetë vijnë tashmë në teori të re në shekullin e 21, në Bashizmin e aplikuar. Në fakt, Basha thotë se jemi për ligjin dhe shtetin, por jo për shtetin policor! Nëqoftëse dikush ka përdorur shtetin policor dhe me vrasje, nuk është askush tjetër përveç se Basha me katër të vdekur në bulevard, por meqë sot po merrem me teori, nuk do ti përmend të vrarët si praktikë policore e Bashës! Nëqoftëse shteti të dënon se vjedh dhe të kap me duar në vjedhje, ky është shtet policor. Kur proteston (ata të katër nuk po prishnin dhe po rrënonin asgjë) dhe vret ky është shtet “demokratik” për Bashën si Ministër i Brendshëm.

Por si Ministër i Brendshëm, Basha ishte “tolerant i madh” për vjedhjen masive të energjisë, të ujit, të taksave dhe të moszbatimit të ligjit kudo deri në trafik në ndërtime dhe rrënime! Këtu jo! Këtu sillej si një populist anarkisto-përfitues!Qeverisjet e modelit Basha, por që në fakt janë Berishiane në origjinal, këtë shtet anarkisto-juntist kanë në mëndje. Ky lloj shteti anti-shtet dhe anti-ligj, mban pushtete të mëdha dhe të përfitimeve të jashtëzakonshme.

Duke lënë disa të varfër të vjedhin, hajdutët e mëdhenj, mega hajdutët me mbrojtje qeverie bënin namin dhe Basha fshihet mbas anarko-populizmit të tij anti-shtet. Kush e ha këtë në fund të fundit? Sigurisht, të vegjlit që mbeten në saj të bashizmit si teori dhe praktikë, e që bëhen akoma më të vegjël dhe të pasurit akoma më të pasur. Ky është edhe momenti për tu dalluar në këtë teori trumbetimi si protestë popullore. E kanë të qartë, se vendosja e autoritetit të shtetit dhe ligjit, i mohon përfundimisht në sy të njerëzve si teori dhe praktikë politike. Kjo tashmë është mëse e qartë, se për pikërisht këtë gjë, janë edhe në alarm.

Previous Post

Shteti shqiptar, si një shtet privat pa leje

Next Post

Michel Platini i qet hije të zezë UEFA-së dhe karrierës së tij të bujshme

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Michel Platini i qet hije të zezë UEFA-së dhe karrierës së tij të bujshme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.