Lëvizja Vetëvendosje që prej fillimit kishte paraqitur kushtet e saj në këmbim të mbështetjes së “Qeverisë së Shpresës” që po mëton të krijohet nga Blloku LDK-AAK-Nisma. Mirëpo përderisa minutat po kalojnë, një marrëveshje përfunditmare nuk është arritur ende.
Gazeta “Zëri” brenda partive të bllokut ka arritur të siguroj dokumentin zyrtarë të marrëveshjes, i cili duhet të nëshkruhet deri nesër.
Sipas burimeve të Zërit, nëse LDK- AAK-NISMA deri të dielën e nënshkruajnë këtë dokument, atëherë VV do të bëhet pjesë e qeverisë, ku deputetët e saj pritet ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Nëse dokumenti refuzohet të nënshkruhet, atëherë deputetët e Albin Kurtit nuk do ta mbështesin Isa Mustafën për kryeparlamentar e as Haradinajn për kryeministër.