• Latest
  • Trending
  • All

Programi i Matematikës-në mungesë të stafit!!!

25/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Programi i Matematikës-në mungesë të stafit!!!

25/11/2014
in Opinion

Edhe pse programi i Matematikës është akredituar me vonesë, hiç më pak se 202 aplikantë kanë shprehur interesimin të jenë pjesë e programit  të Matematikës në FShMN-e. Por, vetëm 64 prej tyre kanë fituar të drejtën të jenë studentë të këtij programi studimor. Kështu ka deklaruar dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Tahir Arbneshi, i cili ka njoftuar se stafi i mësimdhënësve tashmë është i gatshëm për dyfishim të punës, vetëm e vetëm që studentët të kompensojnë mësimin e humbur.

Edhe për kundër faktit se Matematika është profesion deficitar, dhe se interesimi i studentëve për regjistrim ka qenë shumë i madh, prof. dr. Arbneshi, ka deklaruar se institucioni që drejton ai, nuk ka kapacitete për pranimin e më shumë studentëve, pasi që nuk ka asistentë të mjaftueshëm dhe të kualifikuar në treg, pra mungon stafi.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

“Definitivisht mungon stafi, ekskluzivisht në programet e Matematikës, Fizikës dhe atë të Gjeografisë.  Megjithatë, duhet ta kemi një gjë parasysh, se Fakulteti i Shkencave Matematiko- Natyrore, nuk ofron studime masive, siç e nënkupton masa e gjerë popullore, sepse vetë objekti është i dizajnuar që të ketë grupe prej 30 deri në 50 studentë, e jo 60 e më shumë”, ka thënë në një intervistë për Kosova. Info, prof. dr. Arbneshi.

Megjithatë, ai ka shprehur pakënaqësitë e tij, sa i përket ofertës për studentët, pasi që oferta e tij, nuk është e mjaftueshme, për shkak se kapacitetet e këtij fakulteti janë shumë të vogla dhe kushtet nuk janë të mira, që rezultatet të jenë të mira.

“Por në çfarë kushte ne punojmë dhe çka ju ofrojmë, prapë se prapë studentët i kemi të mirë”, ka thënë prof. dr. Arbneshi.

Kosova Info: Sa studentë kanë aplikuar në programin e matematikës, pasi që tashmë ky program më vonë është akredituar nga  Agjencioni i Akreditimit i Kosovës?

Prof. Dr. Tahir Arbneshi: Gjithsejtë kanë aplikuar 202 aplikantë, ku me konkurs i kemi kërkuar vetëm 60 studentë, por janë pranuar 64, për shkak se pesë aplikues të fundit kanë arritur pikë të barabarta, dhe duke mos i bërë askujt padrejtësi, kemi pranuar të gjithë ata me pikë të barabarta, pra katër më shumë se që ka kërkuar konkursi.

Po ashtu, kemi pranuar dy student jashtë Kosovës, kurse i kemi refuzuar, ose nuk kanë arritur të pranohen 136 kandidatë. Konkursi është shpallur menjëherë pas akreditimit, që i bie, me 8 nëntor 2014, aplikacionet i kemi pranuar deri më datën, 14 që i bie deri të premten e javës tjetër. Me datën 15 nëntor kemi organizuar provimin pranues për ata që kanë pasur aplikacione pa provim të maturës, pra ata duhet t‘i nënshtrohen provimit pranues. Me datën 17 nëntor kemi publikuar rezultatet. Me 17, 18, 19 kemi marrë ankesat e aplikantëve, me datën 20 i kemi shqyrtuar ankesat dhe kemi publikuar raportin e komisionit të ankesave ne web-faqe dhe në tabelat e shpalljes, dhe me datën 20 gjithashtu, kemi bërë regjistrimin e kandidatëve të cilët janë pranuar.

Mësimi ka filluar menjëherë, edhe pse nuk besoj se nuk do të mundemi ta stabilizojmë mësimin sot, por prej të javës së ardhshme mësimi është i sigurt dhe në rrjedha normale.

Kosova Info: Me pranimin e katër studentëve më shumë, a e keni tejkaluar rregulloren e konkursit?

Prof. Dr. Tahir Arbneshi: Kemi një vendim të senatit të UP-së, që ata që kanë pikë të barabarta, të pranohen, pra është vendim i senatit të UP-së, dhe unë jam i obliguar ta zbatoj vendimin.

Në vendim thuhet se në rast e kandidatët kanë pikë të barabarta pranohen të gjithë. Mund të bëhen 10 që kanë pikë të barabarta. Me konkurs kemi kërkuar 60 studentë, por vendimi i senatit, është ai që përmendëm më herët.

Kosova Info: Sa ka qenë i vështirë përgatitja e semestrit, pasi që programi në fjalë është akredituar më vonesë?

Prof. Dr. Tahir Arbneshi: Konkursi është përgatitur me kohë, sepse e kemi ditur se do të akreditohemi, por problem ka me qenë se si kemi me e realizuar semestrin. Matematika është studim themelor , pa të cilin nuk bën, dhe nuk ka asnjë logjikë që të mos akreditohet programi, kur kemi parasysh se ne të njëjtin departament ofrojmë edhe programe tjera që janë super strukturë e matematikës, siç është matematika financiare në banka dhe sigurime,  dhe shkencat kompjuterike, dhe se më dështuar në programin bazik që është matematika, që punon që 50 vite, kishte qenë e pamundur që të mos akreditohet. Diçka tjetër është çështja se ne jemi vonuar në aplikacion, por ka qenë e sigurt që ne akreditohemi.

Kosova Info: Prof. A keni planifikuar orar shtesë të orëve të mësimit, pas vonesës së fillimit të rregullt të mësimit?

Prof. Dr. Tahir Arbneshi: Vonesat do t’i kompensojmë me mësim edhe në fund të javës, pra çdo të shtunë do të mbahet mësimi, dhe secila lëndë që është dy orësh, tash do të bëhet katër orësh, dhe ajo e cila është tre orësh, do të bëhet gjashtë orësh. Pra në këtë semestër do të punojmë me dyfishim të orëve.

Për këtë kemi bërë një plan dinamik, me të cilin, ne do t’i kompensojmë 15 javë punë, e që i bie me i pas 15 herë nga 5 ditë punë.

Kosova Info: Sa është i përgatitur stafi për këtë dyshim të punës?

Prof. Dr. Tahir Arbneshi: Stafi tashmë është në dijeni për këtë dyfishim të punës, dhe ka marrë obligime ta kryejë këtë punë. Për këtë zyrtarisht e kemi shtyrë semestrin për programin e Matematikës deri me 31 janar të vitit 2015, dhe plus kësaj 15 ditët e janarit do të punojmë me orar të ngjeshur. Për këtë, ne do t’i dorëzojmë raport Agjencisë së Akreditimit të Kosovës dhe Rektoratit të UP-së, për çdo orë të mbajtur, dhe për këtë e mbajë përgjegjësin unë si Dekan i këtij institucioni arsimor, sepse nuk kemi çare pa e mbajtur mësimin.

Kosova Info: Z. Prof. në konkursin e shpallur tashmë në një paragraf, thuhet se ‘rezervon të drejtën e pranimit e personave me aftësi të kufizuar’. Pse ky rezervim ndaj kësaj kategorie të shoqërisë?

Prof. Dr. Tahir Arbneshi: Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje jo nga unë, por për një instancë më të lartë. Kjo çështje nuk është në kompetencën time, është jashtë domenit tim. Konkursin e përgatit Rektorati i UP-së, unë vetëm bëjë kërkesë për numrin e studentëve, ku kam kërkuar të regjistrohen 60 studentë.

Kosova Info: Pasi që kërkesa e studentëve për pranim ka qenë e madhe, a keni kërkuar shtim të numrit të studentëve?

Prof. Dr. Tahir Arbneshi: Jo, për arsye se unë kam staf të rregullt të profesorëve, me 15 veta, në Departament të Matematikës, kurse i kam në funksion 5 programe të studimeve, pra kam shkenca kompjuterike, matematikë financiare, matematikën arsimore, matematikën e përgjithshme dhe programin e ri tash që e kam, e që është program studimor matematikë. Kam staf shumë të vogël të mësimdhënësve, kur për një numër të madh të studentëve më kërkohet numër shumë i madh i asistentëve. Pra, edhe për kundër faktit se interesimi ka qenë shumë i madh i regjistrimit të studentëve, ne nuk kemi kapacitete, nuk ka asistentë të mjaftueshëm në treg.

Pra definitivisht mungon stafi, ekskluzivisht në programet e Matematikës, Fizikës dhe të Gjeografisë.  Megjithatë, duhet ta kemi një gjë parasysh, se Fakulteti i Shkencave Matematiko- Natyrore, nuk ofron studime masive, siç e nënkupton masa e gjerë popullore, sepse është i dizajnuar të ketë grupe 30 deri në 50 studentë, dhe jo 60 e më shumë.

Kosova Info: Megjithatë, sa po kuptohet, është i nevojshëm provimi pranues, në mënyrë që filtri i studentëve të jenë më i mirë?

Prof. Dr. Tahir Arbneshi: Unë jam për t’i forcuar kriteret, për ta bërë provimin pranues, dhe jo me ardhur dikush nga provimi i maturës dhe me sukses të shkollës së mesme, sepse nuk është njësoj, si atë që ka mbaruar shkollën e mesme në Prishtinë, në gjimnazin ‘Sami Frashëri’, si ai që ka mbaruar në Rugovë të Hasit  (duke mos dashur me përjashtuar rastet individuale), dhe ky i fundit vjen me 5-a prej atje dhe ky tjetri nga Prishtina vjen me 5-a prej Prishtinës. Këta hyjnë në garë të barabartë për regjistrim. Pra, ne duhet ta kemi filtrin tonë, pra ai që kalon provimin pranues, pragun hynë, dhe ai që nuk e kalon mbetet.

Kosova Info: Keni kërkuar nga Ministria e Arsimit që të ketë provim pranues?

Prof. dr: Tahir Arbneshi: Kjo ka ndodh, sepse Ministria e Arsimit na ka fut në një pilot-projekt, ku Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, regjistron student pa provim pranues. Ne kemi bërë kërkesë për kthimin e provimit pranues, dhe e kemi votuar në senat të UP-së, por Ministria e Arsimit nuk e ka aprovuar. Politikat për mësim dhe për shkollim universitar i bënë Ministria e Arsimit, përderisa unë vetëm zbatoj urdhrat e tyre.

Kosova Info: Sa jeni të kënaqur me punën dhe angazhimin që ju i ofroni studentëve, që ata të jenë të suksesshëm?

Prof. dr: Tahir Arbneshi: Ne ju ofrojmë atyre, por oferta jonë për studentët, për mendimin tim nuk është e mjaftueshme, për shkak se kapacitetet tona janë shumë të kufizuara dhe kushtet nuk janë të mira, në rend të parë kemi mungesë të hapësirave, laboratorëve dhe pajisjeve tjera përcjellëse për konkretizimin e mësimit, që rezultatet të jenë të mira. Megjithatë, në çfarë kushte ne punojmë dhe çka ju ofrojmë, prapë se prapë studentët i kemi të mirë. Parimisht, nëse llogaritim në Fakultetin e Shkencave brenda vitit regjistrohen mbi 1000 studentë, dhe ne kemi një staf prej 105 profesorëve që i mbulojnë të katër vitet, e edhe Master dhe Doktoratën, kjo d.m.th se kemi pak staf. Prandaj, mund të them se shumë mirë janë studentët në raport se çka ju ofrojmë ne, pra nuk ofrojmë atë çka do të duhej. Pra kemi numër të madh të studentëve, në krahasim me stafin ë profesorëve, edhe pse Matematika është një profesion deficitar.

Previous Post

Protesta, mos e kujtoni Lëvizje Anti-reformatore

Next Post

Rruga e hapur e incidenteve në gazetari

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Rruga e hapur e incidenteve në gazetari

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.