• Latest
  • Trending
  • All

Politika(nët) e Preshevës dhe “meseleja e qershive”

10/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Politika(nët) e Preshevës dhe “meseleja e qershive”

10/10/2014
in Opinion

Nga Nehat Hyseni

Politika dhe politikanët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në historinë e veprimit të pavarur politik në pluralizmin e vendosur në këto troje para një çerekshekulli i ngjanin “meselesë së qershive”. Disa prej tyre, fillimisht shpallnin “tradhti” opsionet e caktuara, pastaj vazhdimisht ktheheshin dhe i shpallnin të njëjtat gjëra si “patriotizëm”. Sihariqi i fundit është pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet për KNSH, edhepse tani kompetencat e tij janë përgjysmuar e gjymtuar skajshmërisht me vendimet antishqiptare të Gjykatës Kushtetuese dhe Qeverisë së Serbisë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

“Meseleja e qershive”

Diku(r) paskan jetuar disa fëmijë lazdranë. Ata kishin qenë shumë të dashur për mjedisin me “heroizmat” e tyre, meqë e zbavitnin popullin me të (pa) bëmat, që nuk kishin fund. Kështu, ata për ta thyer monotoninë dhe për ta kënaqur popullin, me akrobacione plot naze hipnin në pemët e kopshtit me qershi dhe në fund, nuk bënin mundimin që të vjelin ndonjë kokërr, por bënin “spektakël” duke i urinuar të gjitha frutat! Duartrokitjet frenetike të masave të dëfryera popullore i shpërblenin pa kursim! Kështu, ata e zbavitnin popullin dhe fitonin simpatinë e tij. Madje adhuroheshin për veprimet e tyre. Duke parë sa pëlqeheshin këto veprime dhe të (pa) bëmat e tyre, ata nxiteshin edhe më tepër në këto veprime, duke i përsëritur e “përsosur” vazhdimisht.

Por, dreq o punë, meqë josheshin nga oreksi dhe i merrte uria për ta shijuar ëmbëlsinë e qershive, ata si gurmanë të mëdhenj që ishin, ktheheshin dhe “analizonin” veç e veç secilën kokërr të qershive që i kishin fëlliqur duke i urinuar dhe “konstatonin” se “nuk janë të ndotura”. Kështu, ata i hanin me radhë, një nga një të gjitha qershitë, deri tek kokrra e fundit, duke bërtitur me sa zë që kishin, për t’i dëgjuar populli, por dhe për ta bindur veten se çdo gjë ishte “në rregull”!

Politika(nët) e Luginës

Në vitet ‘90 të shekullit XX, siç e dimë, u rrënua sistemi (komunist) njëpartiak në Europën lindore me rrënimin e ish Bashkimit Sovjetik, që njëkohësisht ishte perandori pansllaviste, që kishte sunduar me dorë të hekurt dhe kishte shkelur rëndë 45 vjet me çizmen e soldateskës sllavo-komuniste edhe Shqipërinë dhe Europën Juglindore.

Ky rrënim pati efekt “domino” në të gjitha vendet socialiste, duke u zëvendësuar sistemi njëpartiak (monist) me sistemin shumëpartiak (pluralist) edhe në ish Jugosllavi, pjesë e të cilës ishte edhe Kosova.

Ndërkaq, në Kosovë u formua më 23 dhjetor 1989 partia e parë postkomuniste, Lidhja Demokratike e Kosovës, me Dr. Ibrahim Rugovën në krye. Kështu, në Mal të Zi u formua Lidhja Demokratike e Shqiptarëve të Malit të Zi, në Kroaci LD e Shqiptarve në Kroaci, kurse në Maqedoni u formua Partia për Prosperitet Demokratik, me Nevzat Halilin kryetar, si dhe në Luginën e Preshevës i formua Partia për Veprim Demokratik, me Riza Halimin kryetar dhe Shoqata e Pavarur Demokratike, me Ali Ahmedin kryetar, e cila pas disa muajve u shndërrua në Parti Demokratike Shqiptare. Duhet theksuar se me organizimin e pavarur politik të shqiptar e të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, qendra e vendosjes politike e deriatëherëshme, Leskovci dhe Vranja, u zëvendësuan me Preshevën, si qendër e organizimit dhe veprimit politik të shqiptarëve në Serbi.

Polarizimi ekstrem

Karakteristikë e fillimit të veprimit të pavarur politik të shqiptarëve në Serbi, qysh nga ditët e para, për çudinë e të gjithëve, ishte polarizimi politik midis dy partive të para politike të shqiptarëve të Luginës, PVD-së, e cila kishte degët e sajë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Diasporë, kurse PDSH vetëm në Preshevë. Prandaj, Presheva ishte shndërruar në arenë politike qysh në dhjetor të vitit 1999 me rastin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e para parlamentare të lira dhe pluraliste në Serbi, meqë PVD kishte vendosur të merr pjesë në ato zgjedhje, me motivacionin për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarve, kurse PDSH ishte deklaruar kundër, me arsyetimin se nuk donte që të “mbetemi nën Serbi”!

Madje, gjatë fushatës kundër atyre zgjedhjeve, PDSH e vlerësoi aktin e daljes në ato zgjedhje si “tradhëti kombëtare”!

Uniteti i përkohshëm

Ndërkaq, më 31 mars të vitit 1991 këto partia e organizuan dhe udhëhoqën me sukses bojkotimin e Regjistrimit të popullsisë në Serbi, meqë nuk ishin plotësuar standardet europiane për këtë.

Kurse, më 1 dhe 2 mars 1992, uniteti politik i shqiptarve të Luginës arriti nivelin më të lartë me organizimin e suksesshëm të Referendumit për “Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkëngjitjeje Kosovës”. Menjëherë pas Referendumit, në maj 1992 u mbajtën Zgjedhjet e para lokale, të cilat u bojkotuan në Preshevë nga PDSH, me të njejtin arsyetim si edhe për zgjedhjet e para parlamentare në dhjetor të vitit 1990, se “nuk e pranojnë Serbinë” dhe se ata janë “për bashkëngjitje me Kosovën”. Mirëpo, në nëntor të të njëjtit vit, 1992, u organizuan zgjedhjet e jashtëzakonëshme lokale, për habinë e të gjithëve, PDSH vendosi të marrë pjesë në ato zgjedhje dhe në të gjitha zgjedhjet e tjera lokale, pa asnjë përjashtim, deri më sot! Si duket, PDSH e “harroi” arsyetimin e dikurshëm këmbëngulës se nuk “dojmë të mbetemi nën Serbi”! Habia tjetër e radhës erdhi edhe në nëntorin e vitit 1993, kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, meqë PDSH vendosi të merrte pjesë në ato zgjedhje, me kandisatin Tahir Dalipi, duke “harruar” sërish sqarimin ndan popullit se, vallë, çfadë kishte ndodhur që shkaktoi këtë “salto mortale”, pra kthesë radikale nga “patriotizmi radikal” i deridjeshëm të saj?!

Gara e paskrupullt për pushtet

Prej asaj kohe, gara për pushtet lokal në Preshevë ishte aq e paskrupulltë, sa që nuk mund të përshkruhet. “Patriotët” e dikurshëm, që nuk e pranonin Serbinë, i harruan të gjithat dhe u bënë pushtetarë të zellshëm dhe shumë ambiciozë në garën e tyre të vrullshme, herë-herë të paskrupullt për pasurim marramendës nga politika, “patriotizmi” e pushteti.

Historia e mëvonshme e politikës “alla Preshevarçe” do të karakterizohet në këtë frymë.

Por, për habinë e të gjithëve, ky “patriotizëm” ngriti kokë vite me radhë, duke kundërshtuar pa kursyer, me çdo mjet që kishin në dispozicion formimin e një institucioni të përbashkët të shqiptarëve në Serbi, që do të merrej me të drejtat dhe liritë e shqiptarëve si pakicë kombëtare në Serbi. Edhe pse Këshillat nacionale të hungarezëve në Vojvodinë, të boshnjakëve (myslimanëve) në Sanxhak, etj. u formuan qysh në vitin 2002, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk arritën ta bëjnë këtë para vitit 2010. Në zgjedhjet e lira për Këshillin Nacional të Shqiptarëve që u mbajtën më 6 qershor 2010, morën pjesë vetëm PVD dhe UDSH. Kurse, PDSH me partitë satelite i bojkotoi ato zgjedhje dhe organizoi fushatë të tërbuar kundër formimit të KNSH-së, meqë e përsëriti refrenin e vjetër, se “dojmë bashkim me Kosovën dhe të mos mbetemi në Serbi”. Por, edhe përkundrejt anti-fushatës së tyre, dalja e popullit në këto zgjedhje ishte masovike, madje tejkaloi të gjitha zgjedhjet lokale, me daljen prej 56,77%! Kurse tani, në zgjedhjet për KNSH të 26 tetorit 2014, kanë vendosur të marrin pjesë PDSH, RD, PD, BDL dhe LPD, madje kanë krijuar koalicionin “sui generis”, me dy lista, duke krijuar bllokun e përbashkët kundër PVD-së dhe UDSH-së. Me këtë veprim, shihet shumë qartë, në mënyrë eksplicite, se PDSH dhe partitë tjera nuk e kishin asnjëherë bojkotin e mëparshëm për arsye patriotike dhe kundër Serbisë, por realisht për pushtet dhe pasurim të pafund që siguron politikbërja e “mençur” e shqiptarëve nën regjimin aktual të Serbisë.

Folklorizmi politik

Përkundrazi, i tërë folklori i tyre (kuazi) patriotik kishte për qëllim pushtetin dhe kundërshtar nuk e kishte Serbinë, edhepse pretendonte të linte përshtypje të tillë në opinion, por realisht si kundërshtar të vërtetë të vetin e shihte konkurentin e tyre politik, PVD-në e Riza Halimit dhe UDSH-në e Rahmi Zylfiut.

Pse dyshojmë se “patriotizmi” PDSH-së & Company ishte i rrejshëm dhe paraqitej si kamuflazh i ambicieve të tyre të paskrupullta dhe të smura për pushtet? Pikërisht për arsye se KNSH-së i është përgjysmuar numri i këshilltarve nga 29 që i kishte nga viti 2010, në vetëm 15 këshilltarë në vitin 2014. Kurse Gjykata Kushtetuese e Serbisë ia ka reduktuar në mënyrë drastike të drejtat e KNSH-ve. Prandaj, KNSH i dalur nga zgjedhjet e 26 tetorit 2014, do të kenë trefish më pak të drejta dhe kompetenca se KNSH i deritanishëm. Është vërtetë e tmerrshme që ky fakt nuk i bëri aspak përshtypje dhe as që menduan t’i bashkëngjiten bojkotit të PVD-së dhe UDSH-së për ta sensibilizuar opinionin diplomatik të ambasadave të shteteve mike të BE-së në Beograd, për shkeljen e të drejtave dhe persekutimit barbarë të shqiptarëve në Serbi.

Por, kësaj radhe, ashtu si dikur, në zgjedhjet e 6 qershorit 2010, kur KNSH kishte 29 këlltarë, ky bllok parti(zash) kishte bojkotuar zgjedhjet dhe kishte bërë propagandë të tërbuar kundër PVD-së dhe UDSH-së, më 8 tetor 2014, në mënyrë teatrale para kamerave televizive bënë spektakël mediatik, duke nënshkruar koalicionin parazgjedhor, duke përcaktuar Jonuz Musliun e LPD-së, si kandidat për kryetar të ardhshëm të KNSH-së, duke e “rehatuar” atë me një rrogë solide që sjell ky post.

Vendimin për pjesëmarrje të të gjitha partive politike të Luginës së Preshevës në zgjedhjet për Këshillin Nacional të gjymtuar dhe të përgjysmuar, disa media e pritën me eufori, si arritje e unitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Por, mjerisht, askush nuk çanë kokën për të analizuar se për çfarë “uniteti” bëhet fjalë?

Vallë, ku mbetën parimet politike të miratuara unanimisht nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Platformën politike të vitit 2006 për reciprocitet të plotë me serbët e Kosovës? Çka ndryshoi në ndërkohë që ia ndryshoi mendjen atyre? A thua Serbia u “demokratizua”, apo këta u “zbutën”? Trishtimi se kakofonia politike dhe zhurma e deritanishme “patriotike” (ndoshta) paska qenë sa për të grabitur votën e këtyre shqiptarëve të mjerë të cilët kanë marrë rrugën e eksodit dhe shpërnguljes gjithandej nëpër botë dhe në Kosovë, duke i lënë shkretë e duke i braktisur trojet e tyre stërgjyshore, si duket ia ka zënë frymën këtij populli të vuajtur e mjeruar, që në gjirin e vet ruan dhe kultivon politikanë të pasur, që konkurrojnë fuqishëm për titullin e merituar, si “sheikë të Ballkanit”, të cilët, për çudi, sa më shumë që persekutohen e mjerohen shqiptarët e Luginës, ata pasurohen dhe forcohen gjithnjë e më tepër?!

Previous Post

Ahmeti Zogu, themeluesi i ushtrisë shqiptare – Eugen Shehu

Next Post

Operacioni antidrogë “Laguna e Vilunit”, Didi takon kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Operacioni antidrogë “Laguna e Vilunit”, Didi takon kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.