• Latest
  • Trending
  • All

Platini po “e paguan” deri në fund

12/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Platini po “e paguan” deri në fund

12/12/2015
in Opinion

Nga Genc Burimi

Presidenti i UEFA-s, francezi Mishel Platini privohet nga ngjarja ndoshta më e rëndësishme që kur mban këtë post. Sot ai nuk do të marrë pjesë në hedhjen e shortit të Euro 2016 që do të organizohet në vendin e tij.  Një pyetje na vjen instiktivisht. Çfarë ka të përbashkët midis Mishel Platinisë dhe shqiptarëve? Pa dyshim dhimbja e thellë dhe e pamatshme kur ndodhesh në vorbullën e një situate që e konsideron si tërësisht të padrejtë. Shqiptarët, viktima të dyfishta, edhe të drurit racist që hëngrën fizikisht në Beograd edhe të UEFA-s së Mishel Platinisë, arritën megjithatë të rivinin drejtësinë në vend falë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Mishel Platini tentoi të njëjtën gjë në rastin e tij personal të konfliktit me FIFA-n, por  kjo Gjykatë ia përplasi dje pa mëshirë derën në fytyrë. Jo, Platini s’mund të drejtojë hedhjen e shortit të Euro 2016 këtë të shtunë mbasdite. Ai madje as s’mund të vërë këmbën në Pallatin e Kongreseve në Paris, të paktën për të marrë pjesë gjatë hedhjes së shortit. Si u nxinë retë në këtë farë mënyre mbi kokën e Platinisë, i cili pret tani që rrufeja t’i shkrumbojë karrierën? Do mundohem këtu të tregoj disa fakte ndoshta të pathëna në shtypin shqiptar mbi këtë sagë të jashtezakonshme, falë punës investiguese të mediave në Francë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Platini dhe SHBA-të, Sarkozi dhe Katari

Ngjarjet, sipas të përditshmes tepër serioze “Le Monde”, kanë rrjedhur në dy tabllo paralele. Ato përziejnë sportin dhe politikën. Puqja e tyre “bëri masë” në dëm të Platinisë. Jemi në vitin 2010. FIFA do të vendosë për vendet pritëse të Botërorit 2018 dhe 2022. SHBA-të ishin kandidatë për 2018-n njëkohësisht me Rusinë. Blater dhe Platini, shumë të lidhur, vendosin bashkërisht për një plan. Eshtë Platini që ngarkohet të bëjë një pakt me SHBA-të, ose më mirë me Sunil Gulati-n, president asaj kohe i Federatës Amerikane të Futbollit (USSF). Platini u propozon amerikanëve ta tërheqin vullnetarisht kandidaturën për 2018-n dhe në shkëmbim, u premtohej atyre t’u lihej organizimi i Botërorit 2022. Amerikani Sunil Gulati e pranon marrëveshjen sekrete dhe e tërheq kandidaturën e SHBA-ve për 2018, duke i lënë kështu mundësi Rusisë ta fitojë atë. Tablloja e dytë. Jemi në Francë në vitin 1993.

Asaj kohe Nikolas Sarkozi, kryebashkiaku fare i ri në moshë i komunës më të pasur franceze, Neuilly-sur-Seine në periferi të Parisit, kryen një akt heroizmi. Shpëton në një kopsht fëmijësh, 21 vogëlushë që ishin marrë peng nga një psikopat me dy kilogramë dinamit, duke negociuar me zgjuarsi dhe trimëri me pengmarrësin. Nga kjo ngjarje do të lindë një miqësi e ngushtë me babanë e një nga fëmijëve që Sarkozi u shpëtoi jetën. Ai është biznesmen, quhet Sebastien Bazin dhe do t’i bëjë shumë qejfin Sarkozisë, tifoz i “tërbuar” i PSG-së, duke blerë me një fond amerikan, klubin e futbollit të Parisit, Paris Saint Germain (PSG). Kjo ndodh në vitin 2006, kur miku i Sarkozisë blen PSG për më pak se 30 milionë euro.

Veçse Bazin dhe fondi investues amerikan (Colony Capital), nuk bëjnë një aferë të mirë. Humbasin brenda pak vitesh 20 millionë euro me PSG-në. Sarkozi, i bërë ndërkaq President i Francës, vendos të ndihmojë mikun e tij, duke bërë ndërmjetësin me Katarin. Këto fakte tregohen nga gazeta “Le Monde”, mbi bazën e dëshmive të shumta. Princi trashëgimtar i Katarit nuk e ka problem fare ta blejë PSG-në dy-tre fish të vlerës reale, por do një dhuratë speciale: Botërorin 2022. Jemi në vitin 2010. Fati i Botërorit 2022 luhet në dhjetor 2010, kur Fifa do të votojë se kujt do t’ia japë dy Botërorët 2018 dhe 2022.

Veçse për vitin 2022, premtimi i ishte dhënë SHBA-ve, siç u tregua më sipër. Sarkozi vendosi atëherë, të ndërhyjë pranë Platinisë, për ta detyruar këtë që të tradhëtojë paktin me amerikanët. Presidenti i Francës arrin deri aty sa të organizojë drekën e famshme në Elysée më 23 nëntor 2010, pak ditë para votimit. Dreka organizohet për Princin trashëgimtar të Katarit që më vonë do të bëhet Emir, të cilit për t’i dhënë garanci se e ka të fituar votën, Sarkozi i sjell në tavolinë vetë presidentin e UEFA-s Mishel Platini, njëkohësisht anëtar i komisionit ekzekutiv të FIFA-s. Një rregullore e brendshme e FIFA-s e ndalonte megjithatë që vendet kandidate të influenconin para votimit anëtarët e komisionit ekzekutiv të FIFA-s. Ja si dëshmon aktualisht Zhozef Blater në mediat anglo-saksone dhe ruse:

“Dreka që organizoi Sarkozi në 23 nëntor 2010 në Presidencën franceze ndryshoi gjithçka. Marrëveshja që kishim me amerikanët u prish nga ndërhyrja e presidentit francez tek Platinia. Vetë Mishel Platini më telefonoi menjeherë mbrapa për të më thënë që nuk mund ta ndjekë planin që kishim me amerikanët, sepse kam një ndërhyrje nga presidenti francez për të parë interesat e Francës. “Votimi në FIFA bëhet më 2 dhjetor 2010. Botërorin e vitit 2022 e merr Katari falë votës nga Europa të Platini-së, Qipros, Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë. I tradhëtuar nga Platini, amerikani Sunil Gulati, deklaron më pas: “Nuk do t’ia fal kurrë Platinisë”. Përfaqësuesi spanjoll Angel Maria Villar që është tani njëkohësisht nën-president i UEFA-s dhe i FIFA-s, mori një gjobë të rëndë muajin e kaluar për mungesë bashkëpunimi me drejtësinë amerikane…

Sido që të jetë, Katari e futi në xhep Botërorin e tij me votën e 2 dhjetorit 2010. Menjëherë, çuditë e bukura ndodhën: Katari i blen pak muaj mbrapa fondit amerikan të mikut të Sarkozisë klubin e Paris Saint Germain që ishte në deficit kronik. Katari po ashtu krijon një kanal televiziv sportiv BeIN sports që blen për dhjetëra milionë euro të drejtat televizive mbi kampionatin francez dhe ato të Euro 2016. Po ashtu Katari, ose më mirë fondi i Katarit QSI që bleu klubin e Parisit, punëson dhe të birin e Platinisë, Laurent Platini duke e emëruar drejtor të përgjithshëm të firmës së pajisjeve dhe markave sportive të Katarit, “Burrda Sport”. Ndonëse Platini do të thotë më vonë që kjo gjë nuk i pëlqeu.

Hakmarrja e Blaterit

A është kjo histori që shpjegon “fatkeqësitë” që po i ndodhin sot Mishel Platinisë? Një gjë është e qartë. Zhozef Blater është betuar të hakmerret deri në fund kundër Platinisë. Jo vetëm pse Platini u çsolidarizua nga ai në këto kohë të vështira, duke e bërë përgjegjës për korrupsionin në FIFA, por se, për shkak të Platinisë, u nxehën amerikanët dhe për shkak të tij po i ndodh FIFA-s ky spastrim i tmerrshëm. Për Blaterin, gjëma i erdhi FIFA-s prej Platinisë që ia dha votën Katarit, kështu që ai kurrë s’mund ta lërë Platininë të marrë kryesinë e FIFA-s. Në moshën 79 vjeçare, i dorëhequr nga FIFA, Blater nuk ka më se ç’të humbasë. Me një hipokrizi të pashoq, ai deklaron nga njëra anë se: “Misheli është njeri i ndershëm”  dhe nga ana tjetër organizon sulmin në dy plane. Në planin legal, duke bërë publik faktin që Platini është paguar 2 milionë franga zvicerane pa kontratë, domethënë për një punë fiktive kur ai ka qenë këshilltar i Blaterit

Dhe në planin e thashethemeve, duke e mbushur shtypin me historinë e drekës në presidencën franceze, ku, ndonëse ka dyshime të forta konflikti interesi, legalisht nuk ka asnjë provë që Platini është blerë nga Katari. Manovra e Blaterit funksionoi. FIFA konstaton se realisht Platini ka marrë më 2011-n, shumën e 2 milionë frangave zvicerane për një punë që Platini pretendon se e ka bërë dhjetë vite më parë! A është ky abuzim? Për të hetuar FIFA-s i nevojiten e pakta 3 muaj kohë dhe për këtë arsye ajo vendos që ta pezullojë Platininë nga të gjitha funksionet deri në 5 janar 2016. Zgjedhja e Presidentit të ri të FIFA-s do të organizohet më 26 shkurt 2016. Dita e fundit e kandidaturave është 26 janar. Domethënë që në qoftë se FIFA e dënon Platininë më 5 janar, ky s’do të mund të ketë kohë të shkojë në arbitrazh…

Mbrojtja e Platinisë

Mishel Platini, nga ana e tij, ka vendosur që të mbrohet deri në fund. Në strategjinë e tij, ai ka vendosur të kundërpërgjigjet vetëm në dosjen e 2 milionë frangave që ka marrë nga FiFA-s dhe ta injorojë tërësisht dosjen e thashethemeve mbi lidhjet me Sarkozinë dhe Katarin pasi në këtë pikë FIFA nuk e ka ngacmuar. Intetresi i Platinisë është që të gjykohet sa më shpejt në mënyrë që të këtë kohë të bëjë rekurs në rast dënimi dhe të fitojë para datës limite të 26 janarit. Për këtë arsye Platini iu drejtua që tani Gjykatës së Arbitrazhit me dy kërkesa. E para që, pezullimi prej tre muajsh t’i hiqet përkohësisht sa të marrë pjesë të paktën këtë të shtunë në shortin e Euro 2016. Dhe kërkesa e dytë: arbitrazhi të detyrojë FIFA-n ta gjykojë sa më shpejt Platininë, domethenë para 5 janarit, sepse qëndron rreziku që FIFA ta shtyjë edhe me 45 ditë të tjera periudhën e pezullimit pa gjykim.

Platini ka arritur madje edhe të gjejë një dokument të rëndësishëm, sipas tij, që vërteton se misioni që ka kryer ai për FIFA-n në vitet 1998-2002 për të cilin mori me vonë pagesën e majme prej dy milionë frangash, nuk ishte fiktv, por i dokumentuar. Gjykata e Arbitrazhit u mblodh dje për të vendosur për kërkesën e Platinisë, por ajo nuk u tregua shumë bujare me kreun e UEFA-s. Ajo e la në fuqi pezullimin e Platinisë nga çdo aktivitet sportiv, domethënë nuk e autorizon të marrë pjesë në hedhjen e shortit sot të Euro 2016. Por nga ana tjetër Gjykata e Arbitrazhit, i jep urdhër FIFA-s, mos ta zgjasë pa fund pezullimin e Platinisë me pretekstin e hetimeve. FIFA urdhërohet ta deklarojë Platininë fajtor apo të pafajshëm para datës 5 janar 2016. Domethënë që FIFA mund të presë legalisht deri në 4 janar… Dhe nëse Platini deklarohet fajtor atë datë, do të duhet një mrekulli që francezi të arrijë ta kontestojë vendimin dhe të fitojë në Arbitrazh para datës së fundit të kandidaturave për presidencën e FIFA-s, në 26 janar 2016.

Një proverb francez thotë “ujku nuk e ha ujkun”. Përfaqësuesit e lartë të FIFA-s duket se po e përgënjeshtrojnë me një talent të rrallë këtë fenomen shtazor…

Previous Post

AP: Francë 2016, shansi i Shqipërisë për hapjen me botën

Next Post

Karl Menger: Ekonomia e kohës dhe ekonomia e dijes

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Karl Menger: Ekonomia e kohës dhe ekonomia e dijes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.