Gjykata e kryeqytetit ka dhënë masën “Pezullim nga detyra” për Androkli Kokthin, drejtor i Drejtorisë së Tatimeve, Tiranë.
Kokthi akuzohet se i ka kthyer mallin me një vlerë prej katër milionë lekësh një biznesmeni, mall i cili ishte bllokuar më parë nga specialistët e Drejtorisë së Tatimeve.
Bëhet e ditur se drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë, Androkli Kokthi, nuk ka kompetencë ligjore për të shfuqizuar procesverbalin e konfiskimit të mallit nga inspektorët e hetimit tatimor. Procedura e kthimit të mallit është kryer tej çdo afati të parashikuar nga ligji.E. S















