Një 31-vjeçar nga Shqipëria, ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor në Itali. Makina e tij “Smart” është përplasur nga një furgon në Milano.
Sipas medieve italiane bëhet fjalë për shtetasin, Andrea Zefi, i cili ka kohë që jeton në Itali. Ai po udhëtonte me makinën e tij, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia e kundërt. Në ato momente ka kaluar furgoni dhe e ka përplasur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ku mjekët janë shprehur se nuk mund të bëjnë gjë, pasi 31-vjeçari kishte vdekur.E. S
















