Liri Kuci, vajza e cili goditi kryeministrin Edi Rama me vezë disa muaj më parë gjatë një proteste, është shprehur sot nuk është penduar për gjestin e saj dhe se është e gatshme ta bëjë sërish.
“Do ta godisja sërish kryeministrin, që të mos jetë pasurimi i një grushti përtacësh qëllimi dhe fundi i shoqërisë sonë, e që arsimi të mos kthehej në një marrëzi të padobishme dhe të shtrenjtë, të konsumueshme veç prej këtyre përtacëve pasanikë. Nëse pata njëmijë arsye për ta qëlluar me një vezë, tash do të doja njëmijë vezë për ta goditur për secilën arsye!”, shkruan ajo në Facebook.
















