• Latest
  • Trending
  • All

Perspektiva (dez)integruese e Maqedonisë

04/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 13 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Perspektiva (dez)integruese e Maqedonisë

04/09/2014
in Opinion

Le të mos shesin mjegulla këta integristët tanë se nuk u beson kush më, edhe pse mund t’i votojnë akoma! Ata le të tentojnë ta motivojnë sa të duan “Brukselin” që Marrëveshjen e Ohrit ta shtojë në “hartën” e kritereve politike për anëtarësim, sepse kjo rezulton kundërproduktive me përcaktimin integrist të tyre për anëtarësim më të shpejtë

ABDYLMENAF BEXHETI

Para 13 viteve, në një analizë të kohës (javorja Lobi, 29 tetor 2001), gjithnjë në bazë të të dhënave zyrtare për rritjen ekonomike dhe parakushtet (ekonomike) për anëtarësim sipas kritereve të Mastrihtit dhe Kopenhagës, pata bërë një llogari se edhe sikur të shikohen këto kritere “ndërmjet gishtave” nga vendet anëtare, Maqedonia do mund të anëtarësohet në BE jo më parë se në vitin 2020! Asokohe nga shumë analistë, opinionistë dhe bile politikanë u cilësova si euroskeptik, bile edhe me një dozë të cinizmit. Por, koha ka qenë dhe mbetet dëshmitari më i mirë për vlerësim. Jo që isha ndonjë “Nostradamus” i mirë, por vetëm se gjërat i sistemova në një matricë matëse, shumë të ngjashme me atë që e kishte projektuar asokohe profesori i çmuar i ekonomisë Branko Horvat për vendin e tij. Për dallim nga projeksionet e “mia”, që nuk u dihet saktësia e fundit, profesor Horvatit pothuaj iu mbyll kapitulli me përafërsi pozitive për Kroacinë. Në retrospektivë nga sot, nuk kërkoj mirënjohje për këtë parashikim të pakëndshëm, por vetëm dëshiroj të nënvizoj skenarët e mundshëm, nëse vallë do ta kemi “fatin” ta përjetojmë këtë përafërsi pozitive të parashikimit për 2020-ën në BE!

Intuita dhe empiria e bazuar në statistika historike janë parakushte fundore për parashikime më reale, sado që rrethanat mund të ndryshojnë dukshëm në rrjedhim të kohës. Në këtë analizë, përsëri do të hyj në një “mision” të pakëndshëm për parashikime të rritjeve dhe zhvillimit ekonomik me një qasje globale (kombinim global dhe lokal)! Kjo më shumë për arsye praktike sesa për kontribut në teorinë e rritjeve ekonomike, për të cilën shkencëtarët dhe specialistët e fushës kanë modeluar shumë formula të gjata! Qasja globale në këtë parashikim përsëri i referohet empirisë dhe statistikave historike shumë të qëndrueshme dhe shkencërisht të verifikueshme.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Plot 310 vjet më parë (nga viti 1700) janë konfirmuar statistikat e rritjes ekonomike globale, me një intensitet dhe shpërndarje regjionale të çuditshme. Këto të dhëna mund ti shihni në linkun më poshtë:

(Burimi: Shih piketty.pse.ens.fr/capital 21c.)

Çfarë vlere kanë këto shifra për lexuesit? Dalin konstatime relevante nga kjo qasje. Edhe më herët jemi shprehur figurativisht se për nga dinamika e zhvillimit ekonomik, shekulli 19-të i takonte Europës, ai 20-të Amerikës e Azisë, kurse ai i 21-të do t’i takojë Afrikës! Jo vetëm për nga baza e ulët e zhvillimit, por thjesht edhe për nga potenciali – si ai i shtimit të popullsisë, ashtu edhe ai i resurseve. Valët e rritjes ekonomike janë më të larta në nivelin më të cekët të saj, ashtu si metafizika e valëve të bregdetit – janë më të shprehura sa më afër bregut që janë. Mesatarja më e lartë e rritjes ekonomike gjatë gjithë kohës ka qenë në Europë (për mbi 100 vite), por ama kohëzgjatja në Amerikë (për mbi 200 vite). Ekonomistët e fushës (të rritjes ekonomike), si prof. Robert Gordon (gusht 2012), kanë “provuar” të ashtuquajturin Ligjin e rritjes kumulative dhe konstatojnë se normat e rritjes ekonomike janë rënëse në vendet me nivel më të lartë të zhvillimit ekonomik. Mbi këtë bazë ata parashikojnë që vendet më të zhvilluara, me në krye SHBA-të, do të realizojnë normë të ulët të zhvillimit ekonomik, edhe atë nën 0,5% në vit përgjatë gjithë periudhës së viteve 2050-2100, me gjithë impaktin revolucionar të teknologjisë informatike dhe energjetikës për këtë periudhë. Konkluza e bazuar në këtë kauzalitet do ishte “Fundi i rritjeve” ekonomike! Për të qenë më të ekuilibruar, duhet thënë se ky do të jetë fundi i rritjeve të larta ekonomike. Këto janë shpjegimet empirike dhe projeksionet teorike shkencore në këtë fushë. Dilema jonë është – projeksionet e rritjeve në këtë pjesë të Europës dhe, posaçërisht, në regjionin e Ballkanit të ngushtë – a janë iluzione apo realitete!? Në plan afatgjatë janë iluzione, kurse në plan afatshkurtër (kuptim dekade) janë edhe të mundshme. Problemi është se, sipas ekonomistit më të mirë të shekullit të 20-të (John M. Kejns), të gjithë ne në plan afatgjatë jemi të vdekur!

Prandaj, t’u kthehemi afateve të shkurta (lexo një dekadë). Për këtë çerekshekulli, Maqedonia ka realizuar një normë mesatare të rritjes ekonomike nën 2,5%. Aktualisht është rreth 3% dhe, po të vazhdojmë me ketë mesatare, kur do të arrinim ta përmbushnim kriterin e 60% të mesatares së BE-së (në 2013-ën niveli i PBB-së nominale ishte mbi 25.000 euro për frymë, ndërsa 60% e saj është mbi 15.000 euro/frymë)? Maqedonia aktualisht është me rreth 4.000 euro për frymë, pothuaj nën 30%-shin e kësaj mesatare! Me mesataren e rritjes së deritanishme (nën 2,5%) për këtë çerekshekulli, në nivelin e 60%-shit të BE-së, edhe sikur ata të vazhdojnë me “zero rritje” ekonomike (supozim paradoksal), ne do ta përmbushnim këtë kusht për 30 vitet e ardhshme, në fakt diku rreth margjinave të 2045-ës. Kjo nuk është përllogaritje “bulevardeske”, por thjesht e bazuar në modelet shkencore, përfshirë këtu edhe faktorin e multiplikatorit ekonomik – sipas modelit “një normë e rritjes ekonomike prej 2,5% është ekuivalente me një normë të rritjes kumulative prej 110% të gjeneratës 30-vjeçare”!

Ky ishte aspekti ekonomik i çështjes, kurse ai politik mund të jetë edhe krejt ndryshe – anëtarësim shumë më shpejt i arritshëm, nëse “rrugëtojmë” drejt Brukselit me përkushtim, por edhe shumë më vështirë i arritshëm, nëse vazhdojmë të japim sinjale për Brukselin dhe udhëtojmë drejt Kremlinit ose gjetiu kah Pekini a Pjonjangu, kjo e fundit si model për ideologjinë diktatoriale!

Nëse u referohemi të gjitha politikave ekonomike në 2-3 muajt e fundit, asgjë nga ato nuk ishin në drejtim të reformave strukturale dhe sistemore të një ekonomie funksionale të tregut, që në çdo raport zyrtar të radhës, nga 2005-ta e deri sot (përfshirë edhe këtë të fundit, që e presim të na vijë) na i kërkon dhe rekomandon Brukseli. Bile ka prej atyre masave që vështirë mund ta kuptojnë alkiminë populiste të imponimit të vullnetit të padëshiruar, si këto të shlyerjes së borxheve në llogari (dominuese) të bankave dhe vetë ndërmarrjeve që lëvrojnë shërbime të caktuara (energji elektrike, ujë të pijshëm ose edhe shërbime tjera bazike për jetën). Ligji i tillë kërkonte nga bankat komerciale të shlyejnë rreth 2 mil. euro kërkesa nga këto klientë me kompensim me tatime (përmes Ministrisë së Financave) prej shtetit për vetëm nivelin e 10%-shit, pra me 200 mijë euro! Që të jetë ironia edhe më e madhe, edhe vetë guvernatori i Bankës Qendrore u prononcua (dëgjueshëm) për këtë masë ekonomike të qeverisë. Me çfarë shkathtësie teorike dhe ekonomike do t’i shpjegohet kjo Brukselit, nuk e kam idenë! Ndoshta kjo është aftësia e kompetentëve që u “prijnë” këtyre proceseve! Nëse këtyre nebulozave u shtohen ato të (re)formave fiskale për kontribute të shumëfishta pa kundërvlerë ose rritja vullnetare e stazhit të pensionimit pa mundësinë logjike edhe të shkurtimit të këtij stazhi për ata që mezi e presin për ta shijuar, pavarësisht pensionit të ulët, si edhe ajo e ngritjes detyrimore të pragut për TVSh-në, duke i “bindur” se do ta kenë më lehtë, edhe pse jo vetëm që nuk e kërkuan, por edhe e kundërshtuan këtë masë asociacionet ekonomike në vend! Ajka e të gjitha këtyre demagogjive do të jetë me ndryshimet kushtetuese për “betonimin” e huamarrjes publike, por ama pasi që ta konsumojnë maksimumin edhe për 2-3 vitet e tyre të qeverisjes, sepse në fuqi do hyjë nga 2017-ta e andej. Mbi të gjitha, arsyet politike të vendimbërësve ishin për shkak të borxheve që kanë trashëguar nëntë vite më parë nga pushteti pararendës, edhe pse si asnjëherë në historinë demokratike të vendit (bile edhe në shkallë regjioni), ndërrimi i pushteteve ndodhi me teprica signifikante në buxhetin e shtetit (suficit të konsiderueshëm pas një deficiti mbi 7% për shpenzimet e luftës që humbën në vitin 2001), për çka shumëkush e konsideron si një nga arsyet e humbjes së zgjedhjeve asokohe (v. 2006). A mendon kjo garniturë qeveritare se aq shpejt na ka i kapur myshku trutë dhe na ka lëshuar mbamendja? Ja pse realisht nuk mund të integrohemi ne dhe s’duam të zgjidhim çështjen e emrit aq “të shtrenjtë” antik, që me asgjë s’mund ta argumentojnë! Me rëndësi është ta mbajnë procesin hapur, sepse pas një dekade edhe politikisht gjeneratat janë të vdekura! Do të vijnë “gjenerata” tjera, që do ta bëjnë këtë zgjidhje, por koha ka shumë kosto! Le të mos shesin mjegulla këta integristët tanë se nuk u beson kush më, edhe pse mund t’i votojnë akoma! Ata le të tentojnë ta motivojnë sa të duan “Brukselin”, që Marrëveshjen e Ohrit ta shtojë në “hartën” e kritereve politike për anëtarësim, sepse kjo rezulton kundërproduktive me përcaktimin integrist të tyre për anëtarësim më të shpejtë. A duan t’i shtojnë pengesat apo ta lehtësojmë procesin?! Këtë duhet të na e shpjegojnë kompetentët kontradiktorë!

Post Views: 90
Previous Post

Engel: ISIS kërcënim për botën e qytetëruar

Next Post

KAM SHARË NË SHQIPËRI SA PËR NJË VIT!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

KAM SHARË NË SHQIPËRI SA PËR NJË VIT!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.