• Latest
  • Trending
  • All

Përse Rama i duhet Bashës dhe anasjelltas

26/06/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 10 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Përse Rama i duhet Bashës dhe anasjelltas

26/06/2017
in Opinion

ARBEN MANAJ

Fituesi tashmë dihet, Rama dhe Rilindja, humbësi, Basha dhe “Republika e Re”. Por humbësi më i madh i pushtetit është Meta dhe ish-Partia e tij. Në një plan më afatgjatë, gjithsesi.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Siç ndodh në kësi rastesh, kërkohen koka. Ndaj Bashës nuk u prit as të gdhihej e nesërmja e rezultati bazohej në tendencë, e cila natyrisht konfirmohet. Në një vend normal, Basha do duhet të jepte dorëheqjen, ashtu siç nuk e dha dikur Rama, pas mandatit të parë si udhëheqës i opozitës, edhe pse në kontekste dhe rrethana të tjera. Padyshim, Basha, nuk pritej të fitonte ballë përballe Ramës dhe PS, pasi historikisht partia e tij, me ndonjë përjashtim kurrë nuk ka fituar, dhe është më e vogël numerikisht se e majta shqiptare.

Basha andaj edhe u fut në çadër dhe pikërisht për këtë arsye, pra për të shtuar shanset e ringjalljes përmes Rilindjes, doli prej andej, duke ndjekur dukshëm një plan ndërkombëtar, të cilit vetëm koka i duket ende. Plani është ai i disa reformave të thella dhe vendimtare  që Shqipëria të ecë më shpejt drejt integrimit evropian dhe demokracia shqiptare të vetëkorrigjohet nga klientelizmi mbytës, që çon në deformime të mëdha të vullneteve politike reale.  Ndaj Basha, me marrëveshjen e sponsorizuar ndërkombëtare, luajti bukur politikisht dhe “dha besën” duke riskuar pushtet në emër të bërjes së shtetit, përmes ndryshimeve të mëdha kushtetuese dhe elektorale të pritshme që do duan medoemos një bashkëpunim mjaft të madh parlamentar me opozitën. Zgjedhjet i prishën deri diku planet sa i përket shifrave, që mund të jetë një gjë e mirë për Ramën, dhe në vartësi të këndvështrimit, jo e shëndetshme për demokracinë parlamenetare dhe pushtetin absolut të çdo kryeministri me shumica të këtilla. Por Rama i ka borxh Bashës , paradoksalisht mbijetesën e tij të mëtejshme politike dhe të partisë më të madhe të opozitës dhe të dytës më të madhe shqiptare; Partisë Demokratike. Nëse realisht ai do donte dhe nëse do duhet ta detyrojnë të bëjë megakoaliconin, Basha do duhej të qëndronte në krye të PD-së, për shume arsye; qofshin edhe kohore, por edhe përmbajtjesore.

Basha do ishte për Ramën interlokutori më i besueshëm dhe me i pabezdisshëm në çdo marrëveshje politike. Për më tepër,  do e nxirrte Ramën, një politikan modern dhe evropian në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo, pasi, ai do i ofronte Uashingtonit dhe Brukselit, një Shqipëri që për interesa madhore di të jetë e unifikuar politikisht dhe në unison ndërparlamentar, pozite-opozitë.

PD-ja do jetë partia më e madhe politike opozitare në 4 vitet e ardhshme, dhe çdo ide për një bashkëpunim të tille,( ku ideale do ishte në një qeveri koalicioni me PD-në), sesa me një LSI e President ende te pabetuar, parti e “paparë”,  që “ende ka parë gjë akoma…,” do ishte, siç thonë anglezet, “more of the same sh…”!

Rama e deklaroi se kërkon që LSI të shkoj në klinikë rehabilitimi për t’u detoksikuar dhe bipolarizimi është preferencë e tij dhe e Bashës. Një arsye më shumë, për të mos qenë LSI, pjesë e këtij ekuacioni, që përcaktoj deri diku edhe marrëveshjen e 18 Majit.

Basha mund të kritikohet për shumë gjëra sa i përket menaxhimit të PD-së, pasi një pararadhësi si Berisha, por ai dhe demokratët gjerësisht besonin  në besën e dhënë, jo publikisht, por të mirëkuptuar dhe nënkuptuar, se ata do ishin bashkë “politeknikisht” në pushtetin e ardhshëm me PS, pas zgjedhjeve.

Një mospjesëmarrje e PD-se në zgjedhjet, përpara marrëveshjes së 18 majit, do kishte qënë katastrofë për imazhin politik dhe demokratik të Shqipërisë, ndaj në këtë këndvështrim Bashës i detyrohet argumentueshëm dhe pa partizanllëk partiak, Rilindja, në një farë mase.

Thënë kjo, Basha ka humbur në një pjesë të konsiderueshme edhe për shkak të abstenimit dhe minimit nga të vetët brenda partisë, për shkak të qejfmbetjeve për listat, çka është e kuptueshme që ai do i ndryshonte pavarësisht sesa ja qëlloi, pasi me gardën e vjetër përgjegjëse për humbjen e 2013-ës, nuk është se kishte më shumë shanse fitoreje.

Por kjo nuk ka qenë arsyeja kryesore dhe e vetme. Arsyeja dominante, ka qenë perceptimi i një koalicioni të ardhshëm, pa harruar edhe mjeshtërinë e Ramës në mënyrën sesi e shiti mandatin e parë të rrugëtimit me makinën me dy shoferë dhe pa kontroll në timon.

Ashtu si edhe në rastin e Ramës, PD-ja e vërtetë dhe Basha i vërtetë do duket në zgjedhjet e ardhshme, pas mandatit të dytë opozitar, sic edhe Rama, gjë që unë e kam shkuar që para disa vjetësh kur kam kërkuar një mandat të dytë për Bashën në një shkrim po në këtë gazetë.

Basha do mbijetoj përmes Ramës dhe Berishës, ku ky i fundit  do jetë vendimtar ne pozicionimin e ardhshëm të PD-se, politikani tutkall i kësaj force politike në prag zhdukje ekzistenciale.

Ndërkohë që reformat në shtetbërje janë primare për Ramën, për Bashën  reformat janë  po aq, edhe brenda forcës së tij politike, përmes një hapje dhe korrektimi më të guximshëm me ata që kanë realisht vlera dhe janë të pranueshëm për elektoratin gri brenda Partisë Demokratike.

Rama dhe Basha kanë nevojë për njëri-tjetrin, kush më shumë e kush më pak, kush për sytë  e botës, e të dy, për interesa të tyre partiake afatgjata, por edhe kombëtare, që kalojnë dhe bëhen më të lehta përmes bipolarizmit politik alla-amerikan.

 

Previous Post

Mustafaj: Basha të jap dorëheqjen urgjent, PD të mos asfiksohet

Next Post

Temperaturat sot, po afrohet nxehti i Saharës

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Temperaturat sot, po afrohet nxehti i Saharës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.