Kurti ka thënë se nuk do ta votojë kryeparlamentarin e propozuar nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, derisa nuk ka marrëveshje mes këtyre subjekteve.
Prishtinë, 14 korrik 2014 – Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, me liderët e partive të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma, Isa Mustafën, Ramush Jaradinajn e Fatmir Limajn, raporton Koha.net.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka tënë se marrëveshje nuk është arritur për shkak të mungesës së dakordimeve lidhur me dialogun me Serbinë, me privatizimin dhe me disa çështje të tjera.
“Ka një shpërpputhje mes përafrimeve të mëhershme të qëndrimeve të Vetëvendosjes dhe LDK-AAK-Nisma. Shpërputhjet janë në pjesën që ka të bëjë me dialogun me Serbinë, me privatizimin dhe çështje të tjera”, ka thënë Kurti
Kurti ka thënë se nuk do ta votojë kryeparlamentarin e propozuar nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, derisa nuk ka marrëveshje mes këtyre subjekteve
















