Rreth 60 mijë pensionistë kosovarë të cilët kanë punuar në qytete të ndryshme të ish-Jugosllavisë, akoma nuk po mund të marrin pensionet e tyre, pasi këtë proces e ka bllokuar shteti serb.
Kryetari i Federatës së Pensionistëve, Riza Shala ka thënë se rreth 12 mijë aplikuesve për këto pensione u është kthyer përgjigje negative, ose u është kërkuar që të plotësojnë dokumentacionin e tyre, shkruan gazeta “Zëri”. “Prej 12 mijë aplikacioneve që kanë shkuar në Serbi përgjigja u është kthyer negativisht, ose edhe për plotësim të dokumentacionit”, ka thënë ai. Shala ka thënë se borxhi total që Serbia ka ndaj pensionistëve kosovarë llogaritet të jetë më e madhe se 1.5 miliardë euro, ndërkaq ka thënë se shtetit Serb nuk i kanë kërkuar asgjë, por se Federata e pensionistëve i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut, ku i ka kërkuar që t’u kthehet borxhi pensionistëve kosovarë.
B.S.















