• Latest
  • Trending
  • All

Paradokset e mëmësisë

02/08/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 18 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Paradokset e mëmësisë

02/08/2016
in Opinion

Nga Çapajev Gjokutaj

Në jetë nëna lind e rrit fëmijën, por në disa ligjërime ndodh e kundërta: fëmija bën nënën. Si çdo paradoks edhe ky rezulton i vërtetë, pavarësisht kontradiktës në sipërfaqen e thënies.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Fjala nënë ka dy bërthama kuptimore, grua dhe fëmijë ose siç përkufizohet në shumicën e fjalorëve: grua që lind dhe rrit fëmijë. Pa praninë e kuptimitfëmijë mund të kemi grua, qenie humane e seksit femër etj., por kurrsesi nënë. Fëmija është element i domosdoshëm për të gjeneruar kuptimin nënë,madje në shumë raste rezulton edhe parësor, përcaktues.

Opinioni e ka të vështirë ta konceptojë si nënë gruan që lind dhe rrit fëmijë jashtë lidhjes martesore, dmth pa praninë e babait. Në rastin më të mirë konceptohet si nënë e keqe ose si nënë e cilësisë së ulët që s’ka kurrgjë të përbashkët me nënën ideale.

Fëmijën e lindur nga një lidhje jashtëmartesore rëndom e quajmë të jashtëligjshëm. Është stigmatizim i pastër e i pashpirt. Dhe kjo ndodh në regjistrin formal që, si rregull duhet vetëm të konstatojë, vetëm të emërtojë pa bërë kurrfarë vlerësimi, për mirë apo për keq qoftë.

Në regjistrat joformalë ngarkesa negative është kaq me tepri sa të kujton jargët e kërmillit. Fëmijën jashtë lidhjeve martesore e quajmë rëndom dobiç, doç, kopil, bastard, bashto, i zënë ferrave e të tjerë emra të mbingarkuar negativisht. Vetëkuptohet se negativiteti nuk buron nga cilësi të këtyre fëmijëve, por nga stima thellësisht diskriminuese që ne si shoqëri kemi për statusin e tyre ose, thënë më shkoqur, për faktin që nuk kanë baba legjitim.

Duke i hequr fëmijës jashtë martese aureolën qiellore që rëndom ia veshim çdo njomëzaku, duke e demonizuar këtë qenie që është po aq engjëllor sa gjithë moshatarët e vet, synojmë në radhë të parë të njollosim nënën tek gruaja e re që lind e rrit fëmijë jashtë martese. Kjo grua ose më saktë modeli i familjes që ajo jetëson na ngjall aq shqetësim dhe frikë sa që nuk kursejmë as foshnjën e pafajshme.

E kemi vështirë që një grua të tillë ta shohim si nënë; e themi apo s’e themi me zë në perceptimet tona ajo shfaqet e përdalë e bishtdredhur, kurvë e putanë, buçe, kuçkë e lavire, xhadë, zuskë dhe një varg emrash të tjerë përkeqësues që shqipja, ashtu si edhe shumë gjuhë të tjera, i ka krijuar me një ritëm skizofrenik, sikur të kish frikë se po të qenë dy a tre do të humbisnin ngarkesën e do të topiteshin gjatë të folurit, si të ishin një set thikash që duhen mbajtur kurdoherë të mprehura.

Në zonat urbane dhe sidomos në Tiranë ka një numër përherë e më të madh vajzash që, për njërën apo tjetrën arsye nuk arrijnë të martohen në kohë dhe gradualisht realizojnë se do ta kenë të pamundur të krijojnë familje tradicionale. Një pjesë prej tyre thonë se shpirtërisht janë të gatshme të lindin një fëmijë pa partner, por ngurrojnë jo se akoma nuk kemi banka sperme apo rregullime mjeko-ligjore, por nga që nuk përballojnë dot opinionin.

Mund të zgjatesh me shembuj, gjithsesi përfundimi është po ai, nënën e çmojmë dhe i veshim petka ideale jo se lind e rrit fëmijë, por se lind e rrit fëmijën e babait.

Seti i fjalëve përkeqësuese për nënën që lind fëmijë pa patur bashkëshort, set që e përmendëm më lart, duket si i nxjerrë nga ndonjë fjalor sinonimik. Në fakt të gjitha ato fjalë plus shumë të tjera mund t’i gjesh në një zhanër të vetëm ligjërimor: sharjet nga nëna.

Po t’u hedhësh një sy sharjeve të tilla në shqip tërheq menjëherë vëmendjen prirja për ekspresivitet sa më të lartë, gjë që arrihet me një varg mjetesh stilistike duke nisur nga trajtat eliptike të tipit tët ëmë!, tek mbizotërimi i dëshirorese deri tek alternimi i një moriesinonimesh për nënën, organin e saj gjenital, aktin seksual etj. Si rregull të gjitha këto sinonime synojnë të jenë sa më tingëlluese në rrafsh fonetik dhe sa më përkeqësuese në rrafsh semantik, kurse seti i fjalëve që alternon fjalënnënë është fund e krye kontekstual, ndërtohet mbi paradigmën nënë-kurvë.

Tingëllon paradoksale të thuash se sharjet nga nëna synojnë ekspresivitet sa më të lartë por përkundër kësaj ato nuk kanë të bëjnë me seksin ose, më saktë, i referohen seksit vetëm në sipërfaqe të thënies. Në thellësi, sidomos në rrafsh funksional ato s’kanë kuptim seksual; artikulimi i tyre nuk synon të kënaqë dëshira seksuale të folësit por të poshtërojë dhe acarojë bashkëbiseduesin, birin e nënës.

Me gjasë njerëzimi nuk është ndjerë asnjëherë komfort të flasë për seksualitetin e nënës, vazhdimisht është prirur ta shndërrojë në tabu. Aq e fortë është kjo prirje sa që jo njëherë dhe jo vetëm në një traditë kulturore ka krijuar figurën paradoksale të nënës së virgjër.

Shën Mëria, nëna e Birit të Zotit ka si tipar të parë virgjërinë dhe shpesh thirret shkurt Virgjëresha. Edhe Nëna e Madhe aziatike nuk pati burra, ajo lindi botën dhe sundoi mbi të e vetmuar; pa ndërmjetësinë e një akti seksual Yasoda lindi Krishnan, Isis lindi Horusin, Maia lindi Hermesin; madje edhe Xhengis Khani pat lindur nga pllenimi i së ëmës me rrezet e diellit.

Lindja e fëmijëve pa u paraprirë nga akti seksual haset në shumicën e mitologjive antike, por nuk është gjithnjë tregues i dlirësisë morale të nënës, përdoret për të shënuar vetëmjaftueshmëri e totalitet të femrës ose prejardhje hyjnore të fëmijës. Duke nisur nga Shën Mëria e këndej virgjëria nis të interpretohet edhe si shenjuese e dlirësisë seksuale e morale.

Nëna e virgjër ekziston vetëm në ligjërim sepse në jetën e përditshme të jesh edhe nënë edhe e virgjër është alogjike, si rregull gjithë njerëzit zënë fill nga një akt seksual. Prirja thuajse  universale e kulturës njerëzore për të sendërgjuar nënën e virgjër nuk buron nga realiteti por nga dëshira dhe synime për një nënë të dlirë, të pastër, dëshira e synime që burojnë  nga një varg faktorësh shoqërorë, ekonomikë, psikologjikë etj.

Nëna e virgjër apo e dlirë është në radhë të parë konstrukt i ligjërimit dominues patriarkal. Në patriarki, babai zë vendin e sunduesit, është zot i shtëpisë, i gjësë dhe i gjithë katandisë, është pronar e kryepronar, ndaj mbetet përherë i interesuar që prona të mos tjetërsohet, ta trashëgojnë pasardhës të gjakut të vet.  Detyrë parësore e nënës në këtë kontekst është të ruajë pastërtinë e gjakut, të mos e përziejë atë, ndaj ligjërimi dominues e konstrukton të dlirë, të ndershme dhe e kthen në simbol kur e shpall edhe të virgjër.

Nëna e dlirë është gjithashtu konstrukt ligjërimesh morale e religjioze. Në muajt dhe vitet e para të jetës fëmija është i lidhur pandashmërisht me nënën ndaj dhe mësimet e para i merr prej saj bashkë me qumështin e gjirit. Mbase nuk është e rastit që në shumë gjuhë folja mëkoj nuk ka vetëm kuptimin ushqej me gji, por edhe formoj, brumos me ide. Mësimet zanafillore të nënës nuk janë porosi e këshilla verbale, ajo ndikon duke u bërë kryemodel imitimi. Gjithë bashkësia është e interesuar që fëmija të brumoset sipas një modeli të dlirë, të pastër, të moralshëm. Është kjo njëra nga arsyet që gjithë fetë dhe sidomos ato të Librit konstruktojnë nënën e dlirë, kurse kristianizmi e ngre në nivelin e shenjtit dhe e bën emblemë të familjes.

Nëna e dlirë konstruktohet edhe nga ligjërime të psikologjisë moderne.  Fillimisht fëmija është pjesë fizike e nënës, procesi i lindjes dhe i rritjes kanë si prirje konstante largimin nga nëna, shkëputjen biologjike dhe pastaj edhe psikologjike prej saj. Me gjasë ky procesi shkëputjeje presupozon edhe fshirjen e ndijimeve origjinare. Frojdi pretendon se foshnja lidhet me nënën edhe nëpërmjet një vargu ndijimesh erotike, ndijime që duhen shuar nga kujtesa për të shmangur prirjet incestuoze. Imazhi i nënës virgjëreshë është mjeti më i mirë për ta bërë këtë. Natyrisht këto lloj interpretimesh mund të diskutohen, por fakti mbetet i njëjtë: psikologjikisht fëmija e ka thuajse të pamundur të flasë për seksualitetin e nënës, ndaj përvetëson imazhin e nënës së dlirë që shoqëria ia ofron si konstrukt të gatshëm, të përpunuar në shekuj.

Motivet që nxisin lënien në hije të seksualitetit të nënës, kthimin e tij në tabu janë të shumta, gjithsesi në të gjitha rastet përdoret e njëjta procedurë që të sjell ndër mend alkiminë. Ashtu si alkimistët klasikë edhe kjo procedurë synon që prej gruas, prej kësaj materieje të demonizuar të krijojë nënën ideale që rrezëllin si ar i pastër.

Rruga më e lehtë për të identifikuar mitet më tipike të një shoqërie është të lexosh hartimet e nxënësve të saj. Nxënësit shqiptarë konstruktojnë kryesisht dy nëna, njëra individuale tjetra kolektive, e para nëna e subjektit që shkruan, gruaja konkrete që lind e rrit secilin prej nesh, kurse e dyta nëna Shqipëri ose mëmëdheu. Parë me logjikë të thjeshtë e dyta buron nga e para: Shqipëria, vendi ynë na është i dashur e i shtrenjtë si nëna. Krahasimi metaforik duket sikur ndërtohet mbi binomin nënë-dashuri.

Po ta analizosh nga një këndvështrim intertekstual rezulton se lidhja nënë – vendlindje ka në themel figurat e lashta të nënës natyrë, nënës tokë, nënës së tmerrshme etj. Kjo mund të shpjegonte faktin e çuditshëm pse mes nënës dhe mëmëdheut, siç i konceptojmë sot, nuk gjen vetëm ngjashmëri por edhe ndryshim që shkon deri në kontrast e antitezë.  Nëna vetjake jep dashuri, mëmëdheu kërkon dashuri; vetjakja është e gatshme të sakrifikojë për fëmijën deri në vetëmohim, kolektivja  kërkon prej bijve sakrifica, gjak e martirizim. Qysh nga Rilindja Kombëtare e këndej mëmëdheu perceptohet i lidhur pandashmërisht me sakrificat e bijve, siç e thotë edhe ajo kënga e hershme: për mëmëdhenë, për mëmëdhenë…të vdesim sot me besa-besë.

Ndryshimi në përmbajtje është tejet kontrastues, por po të analizosh në rrafsh teknik rezulton përputhshmëri të plotë: nëna  dhe mëmëdheu si konstrukte kulturore janë produkt i së njëjtës teknikë, thënë figurshëm dalin nga e njëjta makineri duke ndjekur të njëjtin proces apo radhë veprimesh.

Të dyja kanë ngarkesë ideologjike, vetëm se e para ngjyroset nga ideologjia patriarkale, kurse e dyta nga ideologjia nacionaliste. Nëna duhet të sakrifikojë gjithçka, të asgjësojë brenda vetes gruan, kolegen, shoqen, aktivisten etj. për të lindur, mëkuar e rritur fëmijët e babait. Mëmëdheu kërkon gatishmëri, sakrifica e gjak për të mbrojtur atë që retorika nacionaliste e quan tokë e përbashkët, paçka se shumica e saj mund të jetë pronë e një grushti të kamurish.

Çmimi që kërkojnë ideologjitë patriarkale dhe nacionaliste është shumë i lartë: sakrifica deri në vetëflijim. Për ta bërë sa më të pranueshëm këtë çmim përdoret natyralizimi, thënë me fjalë të tjera sfumohen ngarkesat ideologjike duke i paraqitur sikur janë të vetvetishme, sikur burojnë jo nga ideologjitë por nga natyra.

Siç e kemi shtjelluar tashmë, tek mëmësia lidhja fëmijë – nënë paraqitet si diçka e lindur, natyrore e biologjike deri në instinktive. Për ta bërë të tillë edhe lidhjen me kombin ligjërimi nacionalist shkrin në një mëmësinë me dheun stërgjyshor. Mbi këtë metaforë bazike ngrihen pastaj narrativa të tipit “bota qëkur është zënë/Shqipëria gjall’ ka qënë” që e paraqesin kombësinë si të lindur e të përjetshme, si diçka që buron nga natyra dhe jo nga kultura e historia.

Sfumimi i ngarkesave ideologjike nëpërmjet natyralizimit është proces që shpie në krijimin e miteve moderne, thotë Roland Barthes. Gjithsesi, miti i mëmëdheut është tejet i ndërlikuar, këtu  e trajtuam fare shkaras thjesht për të bërë më të perceptueshëm raportin mes ideologjikes dhe natyrores tek mëmësia.

Mëmësia ideale është mit modern që me gjasë shtrihet në të gjitha kulturat e sotme, gjithsesi në mendësinë shqiptare shfaqet me disa specifika. Duke thirrur në ndihmë artikulimin metaforik do të thoshim se miti shqiptar i mëmësisë i ngjan një druri të mbjellë në një tokë mjaft pjellore, për pasojë ka lëshuar rrënjë e degë, është rritur e harlisur por, i lënë në shenjtërinë e vet, ka mbetur gjysmë i egër.

Me sintagmën tokë pjellore do të shenjonim disa faktorë specifikë që në arealin shqiptar të qindvjeçarit të fundit vijnë e bëhen bashkë. Kemi parasysh këtu tre faktorë: traditën e theksuar patriarkale, çështjen e pazgjidhur kombëtare dhe ndikimin e shtetit totalitar. Kur është fjala për gruan këta tre faktorë gjenerojnë imazhe të ndryshme por në thelb synojnë të njëjtën gjë, tjetërsimin total të saj.

Mentaliteti patriarkal e arrin këtë nëpërmjet diskriminimit të gruas deri në demonizim, kurse nacionalizmi dhe totalitarizmi e arrijnë duke sfumuar feminitetinnë emër të forcës, qëndresës dhe … burrërisë. Rolet sociale që mund të luajë një grua reduktohen tek luftëtarja, krahu i punës dhe sidomos tek nëna. Vetë mëmësia thjeshtëzohet e varfërohet, fryti i saj nuk është fëmija si qenie humane a si qytetar i ardhshëm, por punëtori dhe sidomos ushtari.

Kjo logjikë bën që në panteonet  nacionaliste dhe totalitare versioni më i respektuar i mëmësisë të jetë nëna e dëshmorit. Gatishmëria e nënës për t’ia falur bijtë atdheut a dogmës totalitare çmohet shumë më tepër se sa mundimet fisnike për lindjen dhe rritjen e fëmijës. Nuk është e rastit që mes katakrezave të shumta për të rënët vezullon gjiri, jo i nënës por i tokës, heronjtë ashtu si foshnjat prehen në gjirin e tokës mëmë.

Glorifikimi që përshkon këto lloj narrativash ngjan si shpërblim për nënën dhe dhimbjen e saj, por në esencë është instrument për të legjitimuar vrasjen e bijve. Jo pa ironi de Beauvoir shkruan se kur shoqëria arrin të bindë nënat që t’ia falin djemtë vdekjes, ka siguruar lejen për t’i vrarë ata.

Do të mjaftonte njeri nga tre faktorët e mësipërm që miti i mëmësisë ideale të lëshonte rrënjë e të hidhte shtat në çdo kulturë. Për ironi të fatit historia jonë moderne shenjohet nga të tre, edhe nga mentaliteti patriarkal, edhe nga nacionalizmi aktiv, edhe nga mendësia totalitare, ndaj ka gjeneruar një mit me doza trallisëse që edhe sot e kësaj dite mbetet i paprekur nga çdo lloj dekonstruktimi.

Këtu nxjerr krye paradoksi i fundit. Siç e kemi përmendur tashmë, gjatë qindvjeçarit të fundit shoqëria shqiptare është munduar sadokudo ta çlirojë gruan duke filluar me ligjet modernizuese të monarkisë, duke vazhduar me emancipimin e periudhës totalitare e duke ardhur tek koncepti i barazisë gjinore aq i hasur në mediat e sotme. Përkundër këtij trendi gjithëkohor, miti i mëmësisë ideale ka mbetur i paprekur paçka se në thelb synon robërimin e gruas.

Për ironi rrënjët e këtij paradoksi nuk lidhen as me nënën dhe as me gruan, me gjasë zënë fill në klimën mitike të krijuar nga fakti që fati dhe takati na kanë imponuar një ligjërimi nacionalist të tipit folklorik. Gjithsesi kjo është histori tjetër.

Post Views: 148
Tags: baba legjitimbastardbitchchilddiscriminationdiskriminimdobiçedi ramafemijakopilkurvelegitimate fathermëmësiamotherhoodParadokseParadoxes
Previous Post

Mustafa: Modeli qeverisës i Hasan Prishtinës ndodh vetëm nën udhëheqjen e PDK-së

Next Post

Shiu prish aktivitetin para kryeministrisë për botërorin 2014, Rama: Anullim loje

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shiu prish aktivitetin para kryeministrisë për botërorin 2014, Rama: Anullim loje

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.