Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rrustem Mustafa e ka cituar një urdhër të Hasan Prishtinës i cili të nesërmen e caktimit për kryeministër, më 8 dhjetor 1921 kishte theksuar: “Duke u mbështetur në atdhedashurinë e popullit këtë barrë të rëndë e mora mbi vete. Shpëtimi dhe përparimi i atdheut varet në qetësin e bashkëveprimit të të gjithë bashkatdhetarëve. Pra ju lutem që të mbani qetësinë dhe rregullin plotësisht. Ligji duhet të mbahet njësoj për gjithë nënshtetasit”.
“Ky do duhej të jetë MODELI qeverisës ngase vendit i duhet REND, LIGJ dhe e drejte sistemore PERENDIMORE, QYTETRUESE… Kjo qeverisje mundet me ndodh nën udhëheqjen e PDK me koalicionin e madh që garanton marrjen e vendimeve për ecje ne EUROPË”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















