• Latest
  • Trending
  • All

“Papa Françesku dhe djajtë me fytyrë engjëllore!”

30/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“Papa Françesku dhe djajtë me fytyrë engjëllore!”

30/09/2014
in Opinion

Fadil LUSHI

Disa ditë më parë lexova një opinion gazete dhe, mes të tjerash, më ra në sy një koment i shkurtër, por kuptimplotë, rreth një shkrimi, ku thuhej edhe: “E gjithë kjo katrahurë është pasojë e skamjes sonë mendore!”. Se ky koment ishte pronë e mbamendjes së ndonjë studenti, arsimtari apo dikujt tjetër, nuk është me rëndësi, për ne është me vlerë fakti se kjo fjali reflekton një filozofi, por po aq dhe një urtësi popullore. Thonë se skamja materiale disi mund të kapërdihet, “por skamja mendore” assesi nuk mund të tejkalohet, pasi kjo e fundit i pjell të gjitha skamjet e tjera, qofshin ato materiale, morale, kulturore, gjuhësore, arsimore, historike, filozofike, politike e të tjera. Parashtrohet pyetja, a mos vallë kjo thënie sot e gjithë ditën e Perëndisë duhet të ngelë jashtë vëmendjes a ndërgjegjes sonë kolektive…, a mos vallë është një mendim i shtrembëruar a i sajuar ose, në instancë të fundit, kështu siç lakohet duhet t’i vihet pika. Gjithsesi, jo. Pavarësisht si mund të interpretohet kjo e thënë, ne besojmë se i shkon këtij vështrimi gazete të radhës, ndonëse, miqtë që m’i lexojnë mendimet më thonë se në aspekt të fjalorit gazetaresk, (“kinse”) i kam paksa agresive a të rebeluara. Edhe përtej faktit se ata kohë pas kohe më “paragjykojnë” dhe me të “drejtë reagojnë”, ne do të vazhdojmë t’i nderojmë me opinionet në fjalë deri sa ata nuk do të bezdisen e nuk do të thonë mjaft më. Nëse ne kemi të drejtë, të vazhdojmë të shkruajmë, atëherë do t’i referohemi datës 14 qershori të motit 2014, kur në një rrjet social, deputeti Nard Ndoka, përçoi a e bëri të ditur këtë haber: “Një lajm shumë i mirë për besimtarët katolikë dhe për Shqipërinë, më datë 21 shtator, Papa Françesku do ta vizitojë vendin tonë. Vëmendja e gjithë botës do të jetë te Shqipëria, bekimi i Papës Françesku do të jetë për ne”, shkruante Ndoka në Facebook.
“Arabaxhiu” i nderuar më tha: “Kur Papa Françesku vajti në Tiranë kishte ndërmend që shqiptarëve toptan t’u përcjellë mesazh paqeje, pavarësisht se ata janë katolikë, myslimanë, ortodoksë, bektashinj dhe afetarë, mesazh për “piktorin”, mesazh urimi për “doktorin”, për “Lulin”, për “pasanikun”, për “fukaranë”, për gegët, për toskët, për fusharakët, për malësorët, për veriorët a për jugorët, për të katandisurit, për gjyqësorin e korruptuar, për ata që janë pronarë të kioskave ku shesin “gazeta fakultetesh” dhe për shumë të tjerë (jo) të tillë si ata. Pos këtij mesazhi, ai edhe i bekoi gjithë shqiptarët (Eh, punë e madhe se Papa Françesku i paskësh bekuar shqiptarët, kur këta nuk bekojnë njëri-tjetrin!?). Paçka se Papa Françesku bekoi edhe ata që ndihen inferiorë, edhe ata që ndihen të kompleksuar, edhe ata që janë të anashkaluar, edhe ata që “padrejtësisht” ndihen të privilegjuar, edhe ata që parapëlqejnë ta transmetojnë fjalën e lirë a atë fjalën a mendimin ndryshe. Ani se Ai, bekoi edhe njerëzit apo “djajtë me fytyrë engjëllore a të veshur me kostumin e njeriut me shpirt të pastër!”…, ani se uroi dhe bekoi njerëzit mendjemëdhenj të cilët nuk parapëlqejnë dhe denjojnë të identifikohen me njerëzit e rëndomtë…, ani se bekoi njerëzit që fëmijët e tyre nuk duan t’i identifikojnë me ata të fukarasë, paçka se i bekoi fëmijët e jetimores së Tiranës, kur atyre edhe më tej u mungon ajo përkujdesja serioze institucionale, ani se i bekoi edhe ata fëmijë të cilët gjithë ditën bredhin rrugëve për të mbledhur kanoçe, paçka se bekoi fëmijët romë me buzë të mavijosura, kur ata edhe më tej frekuentojnë udhëkryqet e kryeqendrës në kërkim të njerëzve që japin lëmoshë, ani se i uroi edhe i bekoi zyrtarët që vodhën lekët që Evropa ua kishte destinuar të pastrehëve, paçka se bekoi viktimat a të përndjekurit dhe të burgosurit politikë të Enverit që sot e kësaj dite nuk gëzojnë të drejtën e dëmshpërblimit, ani se i bekoi (post mortum) klerikët që pësuan në vaktin e diktaturës, qofshin ata përkrahës e pasues të katolicizmit, qofshin myslimanë, bektashinj dhe ateistë…, ani se i uroi dhe i bekoi njerëzit që kanë me bollëk dhe që të marrin për fukara dhe për injorantë…, ani se i uroi dhe i bekoi shqiptarët nga Kosova, kur atyre nuk ua njeh sovranitetin e shtetit të tyre, paçka se u tha se kjo çështje nuk është e protokolluar në agjendën e vizitës së tij dhe shumë të tjera “paçka a ani se”.
Se këtë mesazh paqeje dhe këtë bekim e kishte me tamam, nuk e kishte, pasi ditën që braktisi vendin e shqiponjave, nuk i doli “hesapi” as atij, por as neve, as Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, as Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, po as partive të tjera minore…, paçka se i uroi dhe i bekoi të përzgjedhurit e popullit, kur ata në parlamentin a kuvendin e Republikës së Shqipërisë, bënë hallakamën, aty ku turfulluan atë zhurmën e mbytur, të zgjatur e të rëndë, aty ku shfrynë tërë inatin e tyre të akumuluar kundër kundërsh-tarit, kundër vëllait, motrës, kundër gjithsecilit që mendon ndryshe. Ani se Papa Françesku uroi dhe bekoi edhe njerëzit e veshur me kostumin politik, kur këta të fundit në institucionin ligjdhënës e shndërruan mendjen e shëndoshë në grushte, në fyerje më të ulëta, në mendje të trazuar, në fjalor rrugaçërie, ani se i bekoi deputetët kur këta, në vijimësi anashkalojnë a deformojnë edhe atë pak imazh të shtetit, që pretendon strukturat euro-atlantike…, paçka se i bekoi deputetët e inatosur dhe me mendje të trazuar, deputetë të cilët në vijimësi “ i shkojnë pas avazit të sherreve”. Punë e madhe se na solli paqe mes fesh, mes komunitetesh fetare, kur mungon ajo paqja partiake a politike, apo ajo filozofia e politikëbërjes së mirëfilltë, çka se na bekoi, kur neve na mungon ndjenja vetjake a kolektive e përgjegjësisë morale për sjelljet dhe veprimet ndaj të tjerëve dhe atdheut, çka se i marrim uratat, kur ato në vijimësi i përqeshim a i tallim (Fjala e urtë popullore thotë: “S’bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata”…, po edhe me urtësi)…, paçka se na uroi, kur neve përherë na mungon llogaridhënia përpara sovranit dhe votës së tij deliberative.
Paçka se ne vazhdojmë të shkruajmë për këtë mesele, paçka se Papa Françesku na uroi e na “lavdëroi” për paqen, tolerancën dhe mirëkuptimin në politikën shqiptare, kur në kuadër të “… debatit të Komisionit të Ligjeve degjeneroi përleshja fizike mes deputetëve të shumicës dhe opozitës. Në atë sherr u përfshinë deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dhe socialistët Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga. Sherri u konsumua në korridorin e kryesisë së Kuvendit , ndërsa mes Prengës e Strazimirit pati edhe përplasje fizike. Zanafilla e përplasjes mes ligjvënësve erdhi pas deklaratave të deputetit demokrat Gent Strazimiri në Komisionin e Ligjeve!?”. E bekuar (dhe e lavdëruar) qoftë mendja e shqiptarit! Dhëntë Zoti!!!

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Ndarja e re administrative, por edhe e pyjeve, do të ndalë masakrën

Next Post

Kuvendi i vazhdimësisë berishiste

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kuvendi i vazhdimësisë berishiste

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.