• Latest
  • Trending
  • All

Pak rreshta për një humbje të pangushëllueshme

03/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Pak rreshta për një humbje të pangushëllueshme

03/01/2015
in Opinion

Nga Rudolf Marku

Ashtu siç ndodh zakonisht me humbjet e mëdha, lajmin e trishtuar të vdekjes së Atjon Zhitit e mora vesh fare rastësisht, në një vend të largët ku dhe koha ka dimensione të tjera nga Europa. Sepse lajmet e kobshme, ndryshe nga ato pak lajme të mira që jeta na i jep me pikatore, na arrijnë me një shpejtësi marramendëse, dhe në fundin e Botës.
Jam në San Francisko, buzë Oqeanit Paqësor, kur mësoj lajmin e vdekjes aksidentale të Atjon Zhitit. Tronditem si rrallë jam tronditur në jetë. Me të atin e Atjonit, poetin Visar Zhiti, më lidh një miqësi e rrallë dhe e vjetër. Humbjen e të birit të tij e jetoj si një humbje personale. Është tragjedia më e pangushëllueshme që mund të ndodhë. Është ai ankthi i frikshëm që i tremben të gjithë prindërit në botë. Kur Herodoti i mirë donte të jepte përcaktimin e dallueshmërisë mes Paqes dhe Luftës, ai, me atë qartësinë me të cilën e kishin zakon të flisnin të vjetrit, thoshte se Paqja është ajo periudhë kur fëmijët varrosin prindërit e tyre. Ndërsa Lufta është e kundërta: është periudha kur prindërit varrosin fëmijët e tyre. Një prind që përballet me fatalitetin e humbjes së fëmijës së vet kësisoj  është duke u përballur me një Luftë të egër, tinëzare, të pamëshirshme. Veçse
një Luftë ku plagët i ke të sigurta dhe të pashmangshme. Plagët që merr në këtë luftë janë të pashërueshme, sepse janë plagë që njeriu i merr në atë pjesë të qenies së vet ku nuk ka pushtet as mjekësia dhe asnjë shkencë tjetër, në Shpirt.
Oqeani Paqësor veç Paqësor nuk është. Sidomos sot. Ngre ca dallgë të stërmëdha, si grataciele ujore, me dallgë që ngrihen dhe ulen duke shfryrë një zemërim uluritës. Si Fatet njerëzore. Shkrimtari Zija Çela, mik i Visar Zhitit, e ka përjetuar humbjen e të birit disa vite më parë. Dhe kështu i pat ndodhur në të gjallë të vet dhe poetit Ndoc Gjetja. Por dhe David Grosmanit, dhe R.Kiplingut, dhe Jeronim de Radës, dhe mijëra e mijëra prindërve të tjerë të paemër, kudo në botë. Me jepet të besoj se ulërimat e Oqeanit Paqësor, në fakt janë britma e prindit që sapo humbi fëmijën e vet.
Visar Zhiti ka shkruar gjithnjë për Dashurinë. Dhe ajo, ndjenja më fisnike e qenieve njerëzore,duket se e ka shpërblyer shkrimtarin me afeksionin që kanë lexuesit dhe njerëzit që e njohin nga afër fisnikërinë dhe mirësinë e tij. Por jo këtë radhë. Ikja kaq e papritur e të birit të vetëm është si ngritja e perdeve të një tragjedie të vjetër greke. Por, ashtu siç na kujtojnë dhe tragjikët e mëdhenj të Greqisë së Lashtë, ne, vdekatarët, shpeshherë jemi veçse ca lodra të zakonshme në duart kapriçoze të Fatit. Të atij Fati që është përtej percepsioneve tona të kufizuara.
David Grosman është një shkrimtar tepër i njohur i ditëve tona, i cili 10 vite më parë pat filluar të shkruante një roman rreth ankthit që i jep prindit parandjenja e vdekjes së fëmijës së vet. Ai shkruan për një nënë, së cilës i biri i shkon ushtar. Ngjarja zhvillohet në Izrael, në një vend ku çdo ushtar mund të vritet lehtësisht. Dhe nëna, e pushtuar nga ankthi i përditshëm i mundësisë së vdekjes së papritur të të birit, mendon naivisht ta mashtrojë  vdekjen. Çdo ditë, në orën kur vjen postieri, ajo ikën nga shtëpia, duke menduar se edhe nëse vjen telegram i lajmërimit të vrasjes së të birit, fakti se ajo nuk do të jetë në shtëpi, vdekja nuk do të jetë reale. David Grosman e shkruan këtë roman në fakt për të zbutur ankthin e vet. Por tek është duke e përfunduar së shkruari romanin, ja tek vjen postieri, ai i vërteti, reali, jo ai i romanit, që sjell lajmin e vrasjes së të birit të vetë shkrimtarit. Një fatalitet përqeshës! Për 10 vite me radhë shkrimtari ndryhet në vetminë e tij, duke refuzuar kategorikisht që të flasë për tragjedinë e vet. Por pas 10 vitesh ai vjen me një roman tronditës, me të cilin na flet ne të gjithëve për dhembjen e papërshkrueshme të humbjes së fëmijës. Sikur të dojë të na thotë se edhe vdekja na shpërblen, me atë mënyrën e vet mizore, përderisa ne arrijmë që ta përshkruajmë tragjizmin me anë të fjalëve…

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Albatrosi e vrau vetë “Zonjën Z”

Next Post

Ndahet nga jeta profesori i fiikes Niko Thomo

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Ndahet nga jeta profesori i fiikes Niko Thomo

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.