Ndihmës/Sekretarja e SHBA-së për çështjet e Europës dhe Euro Azisë, Viktoria Nuland zhvilloi pasditen e sotme një sërë takimesh me disa nga aktorët kryesore të politikës shqiptare.
Fillimisht Nuland u takua me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në selinë e Presidencës dhe më pas me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Ndërsa orën 17:40, Nuland është pritur nga kryebashkiaku Lulzim Basha në bashkinë e Tiranës, takimi i tretë i programuar sot.
Pas këtij takimi, Nuland do të pritet nga Kryeministri Rama në selinë e qeverisë. Vizita e saj përfshin çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë dhe integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Europian. Zyrtarja e DASH do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në 13 korrik, ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.















