• Latest
  • Trending
  • All

Nuk keni parë ende asgjë!

29/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Nuk keni parë ende asgjë!

29/09/2014
in Opinion

Një aksion i fortë kundër ndërtimeve pa leje është ndërmarrë në Shqipëri. Më në fund hapësirat publike po pastrohen nga materia ndërtuese e vulgare që për vite me radhë kishte zaptuar dhe shëmtuar qytetet dhe territorin e Republikës.

Me sa duket është hera e parë që në Shqipërinë e re, politika po i afrohet normalitetit dhe qytetarëve të vet kaq pranë; këtë herë jo si interes, jo si zhgënjim, jo si sundim, jo si mashtrim, por si një vullnet i shëndetshëm që synon të krijojë njëherësh imazh dhe frymë të re. Duket si një përpjekje e sinqertë për të krijuar atë “flladin social” që josh edhe përkëdhel turmat drejt shpresës që gjërat edhe mund të ndryshojnë; që ndihmon qytetarët të besojnë se ky vend mund të bëhet; që krijon perceptimin se kjo shoqëri mund të ndërtojë një shtet ligjor publik; se ky popull mund të ngrejë në lartësinë e merituar dinjitetin dhe vlerat; se ky komb mund të ushqejë krenarinë për çka përfaqëson, për historinë, për të ardhmen.. Po pastrohen kështu peizazhet urbane prej pasojave të anarkisë otomane që sundoi vendin, në 8 vite të Berishës, ndërsa në atmosferë ndihet një lloj çlirimi prej mentalitetit të së shkuarës: Çlirimi qytetar është i dyfishtë dhe do të jetë i shumëfishtë, nëse ditë pas dite vëmendja e ndërgjegjshme e shtetit ndaj interesit publik do të shndërrohet, fillimisht në një imazh normaliteti, më vonë në një fuqi, dhe më pas në një pushtet të shëndetshëm krah të tjerëve.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Gjithsesi, në këtë frymë, politika urbane e z. Rama po krijon përshtypjen e një vullneti integral të një politikani ndryshe, që kujdeset për vendin e tij si për shtëpinë e tij.
Fraza e thënë në Parlament “nuk keni parë ende asgjë”, pavarësisht kontekstit meskin që i dha opozita, mund të supozohet si “fund paligjshmërisë në Shqipëri”.
Por natyrisht, vullneti, përpjekja, vizioni, janë një gjë. Strategjia është një gjë tjetër.
Edhe pse qeveria ka zgjedhur “vrullin” si terapi të efektshme për të shëruar territorin publik nga “çibanët e babëzisë”, kjo nuk është e vetmja mënyrë për të performuar efektivisht arritjen e synimit final. Në fakt, jo gjithmonë të nxitosh është e dobishme.

Të paktën jo kur nuk je në momentin e duhur. Një opsion tjetër mund të ishte marrja shtruar e gjërave. E thënë ndryshe, qeveria mund të udhëhiqte procesin e pastrimit në mënyrë më të qetë. Duke qenë se shumica e ndërtimeve pa leje janë bërë për qëllime biznesi, fshirja e tyre nga faqja e dheut mund të planifikohej të bëhej në mënyrë graduale, në një periudhë më afatgjatë, në përpjesëtim me ritmin e rritjes së punësimit, bazuar në politika reale punësimi të qeverisë. Do të ishte i këshillueshëm një interferim aksionesh të ndërsjella. “Vrulli spektakolar” i pastrimeve të territoreve publike do duhej të shoqërohej me të njëjtën mënyrë, me një “vrull më të madh” punësimi të qytetarëve shqiptarë, në kushtet kur punësimi është një problem imediat, një premtim madhor, pra edhe një sfidë e Rilindjes. Babëzia e ndërtimeve dhe anarkia e 20 viteve, mund të fshihen magjishëm brenda 20 ditëve, sikundër po ndodh, në kuptim të imazhit, por dhimbja dhe problemet që do shkaktojnë do zgjasë më shumë nga sa mendohet. Në këtë rast, “zbutja”, apo “marrja shtruar”, do të thotë që t’u jepej qytetarëve që zotëronin bizneset e ligjshme në ndërtesa të paligjshme, më shumë kohë.

Gjithsesi, kjo gjë le hapësirë për diskutim. Me të njëjtën strategji mund të synohej edhe zgjidhja e moderuar e “hashashit” në shkallë vendi, ndërkohë që, ndërsa bujqësia lëngon dhe ka nevojë për kohë, vizion dhe para të ringrihet, të modelohet dhe modernizohet. Pastrimi i menjëhershëm i hashashit nga territori i Shqipërisë, që ka lëshuar rrënjë të thella 20-vjeçare, si çdo gjë që ndodh me furi, ka sjellë natyrisht një lloj çoroditjeje. Dhe kjo është e natyrshme. Shumë nga fshatarët e ndaluar rebelë, që nuk dinë, apo nuk janë gati të zëvendësojnë sa hap e mbyll sytë prodhimin e deritanishëm të hashashit fitimprurës me prodhim qepësh e domatesh,(të cilat shpesh bashkëfshatarët i hedhin në lumë, se s’kanë ku t’i shesin), gjenden të hutuar përballë një kolapsi.
Ndërkohë, qeveria mund të kishte parë apo edhe mund të shohë seriozisht mundësinë e kultivimit të ligjshëm të hashashit, mbajtja nën kontroll e të cilit është një punë mjaft më e thjeshtë dhe më e lirë se asgjësimi i tij. Shumë vende perëndimore, të cilat kanë legalizuar hashashin, kultivimin dhe përdorimin e tij, kanë rritur ekonominë bujqësore dhe kanë shmangur problemet sociale dhe kriminalitetin që sjell kultivimi i pakontrolluar. Por kjo është një çështje më vete.

(Të njëjtën gjë mund të themi edhe për ndalimin e qarkullimit të furgonëve taksi, me “shpatë në dorë”. Shteti mund të kontrollonte anarkinë në këtë shërbim dhe papunësinë që solli ndalimi i tij, jo duke e ndaluar, por duke e konkurruar atë, me opsione të reja, duke zhvilluar me shpejtësi dhe investuar në transportin publik operatorë bashkëkohorë,(trenin elektrik, shoqëritë koncesionare të autobusëve cilësorë, përshtatjen e rrugëve nacionale ndaj tyre etj). Duke hyrë gradualisht në treg, këta operatorë do të nxirrnin natyrshëm furgonët e papërshtatshëm taksi nga tregu, por do të zbusnin edhe papunësinë në kohë).

Gjendur përballë këtij vrulli të shëndetshëm të qeverisë, e para gjë që mund të mendojë gjithkush është ana tjetër e medaljes. Pjesa në skenë pas perdes. Ashtu si shkulja e domosdoshme e një dhëmballe të sëmurë le pas dhimbje dhe hemorragji, pastrimi i ndërtimeve pa leje do sjellë pasoja dhe dhimbje te pronarët e këtyre ndërtimeve, që shumë shpejt nuk do janë më të tillë. Pra shteti mund të stimulonte “një mpirje”, apo “dhënie kohë” për qytetarët e dëmtuar, që nuk janë pak. Edhe pse dhimbja në një kuptim është një pasojë hyjnore, menaxhimi i saj, në një situatë të tillë shoku kolektiv, mund të jetë një këshillë e dobishme.

Për të qartësuar çfarë dua të them, mund të bëjmë një krahasim me efektet e shiut. Kur uji bie nga qielli qetë edhe ngadalë, kjo është ajo çfarë bimët kanë nevojë që të rriten. Por është tjetër gjë në stuhi, në vrull, kur shiu bie rrebesh. Bimët shkatërrohen, lumenjtë zemërohen, fryhen, përmbytin, shkulin pemë dhe shkatërrojnë gjithçka u del përpara, bimët, pemët, shtëpitë dhe kjo për një kohë të shkurtër. Kështu edhe aksionet qeveritare të pastrimit të territoreve publike nga ndërtimet pa leje, por dhe të tjerat, duan kohën e tyre. Kjo kohë e dhënë do të shërbejë si një lloj amortizimi shpirtëror dhe ekonomik për qytetarët.

Mos harrojmë se këto aksione kanë edhe një kosto tjetër shumë më të lartë se puna fizike për shkatërrimin e tyre. Ato lënë pas njerëz të papunë…
(Ngutja në aksione të tilla ngjan me ngutjen e njeriut që ha bukë shpejt. Ngopet, por dëmton stomakun, tensionin e gjakut dhe zemrën).

E thënë ndryshe, qeveria duhet të këmbëngulë, duhet të mos ndalojë, duhet mos bëjë mbrapsht, për asnjë arsye, por në të njëjtën kohë nuk duhet as të ngutet. Duhet të planifikojë kohën e duhur, pa u ngutur.. Përkundrazi, ngutja duhet të ndodhë tjetërkund.
Kur flasim për ngutje dhe vullnete të forta në ndërmarrjen e aksioneve të tilla, të menjëhershme, e rëndësishme ndërkaq është përzgjedhja e prioriteteve. Kjo do të thotë që qeveria duhet të përqendrohet së pari te gjërat që “rrezikojnë” jetën e qytetarëve dhe më pas tek ato që “përmirësojnë” jetën e tyre. (Papunësia, siguria e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët, ndotja e frikshme e atmosferës, përbëjnë arsye për vrull, ngutje dhe një emergjencë reale, sepse lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e jetës). Gjithashtu, përpara se “të shkulë” kioskat e bizneseve, qeveria duhet të përqendrohet te shkulja e institucioneve jorentable publike, që financohen nga shteti dhe u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë një djall e gjysmë. P.sh., çështja e Radio Televizionit Shqiptar. Shkulja e “institucionit të ndihmës sociale, që quhet RTSH, ku askush nuk punon dhe gjithkush paguhet, i cili është një vrimë e zezë në buxhetin e shtetit, dhe ringritja e tij, rentabiliteti i tij, janë ndoshta më urgjente se shkuljet masive të kioskave dhe ndërtimeve pa leje, të cilat duhen fshirë patjetër edhe ato në kohën e duhur, por jo me shkopin magjik.

Previous Post

Esse e plotë për veprat “Antologji e Endrrës” (2013) dhe “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore” (2014)

Next Post

Intervistë: Mark Luli, koleksionisti i 110 veglave muzikore

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Intervistë: Mark Luli, koleksionisti i 110 veglave muzikore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.