• Latest
  • Trending
  • All

NJË MARRËVESHJE E PAZAKONSHME

09/10/2020

Zgjedhje në kohë Covidi/ Komiteti i Ekspertëve vendos rregullat për votimin me 25 prill

20/04/2021

Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 148 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

20/04/2021

Detaje nga krimi në familje/ Shqiptari vrau gruan me çekiç, fëmijët e mbyllur në tualet dëgjonin ulërimat e nënës

20/04/2021

Dokumenti mbi ndryshimin e kufijve të Ballkanit rikthen debatet në rajon

20/04/2021

14 të vdekur dhe 442 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

20/04/2021

Përjashtohen shqiptarët/ Greqia heq karantinën për turistët

20/04/2021

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me këtë vaksinë

20/04/2021

Turqia raporton 55.149 raste të reja me COVID-19

20/04/2021

OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve

20/04/2021

93 vjet më parë zbriti për herë të parë në fushën e Kastriotit aeroplani për pasagjerë i Shoqërisë Italiane Adria Aereo Lloyd

20/04/2021

Thyen rekordin e radhës, Dua Lipa e emocionuar, i duket e pabesueshme

20/04/2021

Qeveria mbyll për zgjedhje kufirin me Greqinë. “Komiteti ekspertëve” karantinë për emigrantët që duan të votojnë

20/04/2021
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 20 April, 2021
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Zgjedhje në kohë Covidi/ Komiteti i Ekspertëve vendos rregullat për votimin me 25 prill

    Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 148 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

    Detaje nga krimi në familje/ Shqiptari vrau gruan me çekiç, fëmijët e mbyllur në tualet dëgjonin ulërimat e nënës

    Dokumenti mbi ndryshimin e kufijve të Ballkanit rikthen debatet në rajon

    14 të vdekur dhe 442 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Përjashtohen shqiptarët/ Greqia heq karantinën për turistët

    EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me këtë vaksinë

    Turqia raporton 55.149 raste të reja me COVID-19

    OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve

    Thyen rekordin e radhës, Dua Lipa e emocionuar, i duket e pabesueshme

    Britania i bën thirrje Rusisë të lirojë menjëherë opozitarin Navalny

    39-vjeçari tentoi të shtypë çiftin, ky është efektivi që shmangu ngjarjen

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Opinion

    NJË MARRËVESHJE E PAZAKONSHME

    09/10/2020
    in Opinion

    Daut DAUTI

    Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar me 4 shtator (2020) në Uashington, është një dokument mjaft i pazakonshëm ndërkombëtar. Nga forma dhe karakteri i saj duket që kjo marrëveshje është bilaterale, por në realitet nuk është e tillë. Nuk është e zakonshme që dy shtete të merren vesh për zgjidhjen e problemeve që kanë mes vete dhe pasojat të paraqiten edhe te subjektet tjera shtetërore, të cilat nuk janë palë nënshkruese e as prezente gjatë procedurës së negociimit dhe nënshkrimit. Në marrëveshje, sipas pikës së fundit, Kosova dhe Izraeli obligohen që ta njohin njëra tjetrën, kurse Serbia dhe Kosova obligohen që t‘i bartin ambasadat e tyre në Jerusalem. Më tutje, palët nënshkruese, pra Kosova dhe Serbia, obligohen që të punojnë në fushën ndërkombëtare për t‘i bindur ‘69 shtetet‘ që të heqin dorë nga kriminalizimi i homoseksualitetit dhe që ta shpallin Hamasin si organizatë terroriste. Pra, këtu kemi të bëjmë me një marrëveshje ndërkombëtare, e cila është bilaterale, por që mëton të krijoj efekt multilateral.

    Lajme teNjejta

    Si u shua vota e Diasporës?

    15/04/2021

    Fesi, plisi dhe shajkaqa

    16/03/2021

    Gjuha, monarkia dhe Skenderbeu

    03/03/2021

    Një gjë tjetër e pazakonshme është fakti se kjo marrëveshje i jep Kosovës vetëm detyrime, kurse Serbisë edhe të drejta. Fjala është për pjesën e marrëveshjes ku dy palët zotohen që së bashku ta shfrytëzojnë potencialin e ujit dhe energjisë që e ofron liqeni i Ujmanit. Pra, Serbisë i mundësohet e drejta e shfrytëzimit të të mirave në një territor që nuk është nën sovranitetin e saj. Në anën tjetër, ky fakt nuk ka se si të interpretohet ndryshe, pos si zhvlerësim ose cenim i sovranitetit të Kosovës.

    Pjesa tjetër e marrëveshjes, e cila u quajt “ekonomike”, nuk është aspak e panjohur dhe nuk paraqet ndonjë risi në drejtim të zgjidhjes së problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pjesa dërmuese e saj është negociuar dhe pajtuar më herët nën sponsorizimin ose ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Të dyja palët kanë nënshkruar marrëveshje të tilla më herët, por Serbia nuk i ka respektuar ato.

    Një analizë jo shumë e thellë e kësaj marrëveshje, gjegjësisht e mënyrës së përgatitjes dhe publikimit të saj, do ta nxirrte në shesh tentimin e administratës së presidentit Donald Trump që këtë veprim ta shfrytëzojë si angazhim të suksesshëm para syve të votuesve amerikanë në fushatën parazgjedhore. Se ky fakt ishte në funksion të propagandës, këtë e vërteton edhe qëndrimi i mediave amerikane, të cilat nuk i kushtuan asnjë fije rëndësi kësaj ngjarje dhe as që u lodhën ta botojnë as si informacion së paku në faqet e fundit. Ky është një shembull që e vërteton pavarësinë e mediave amerikane, të cilat, me profesionalitetin e tyre, janë në gjendje ta dallojnë rëndësinë dhe parëndësinë e ngjarjeve sikur edhe propagandën shtetërore. Prandaj, Richard Grenell-it nuk i mbeti gjë tjetër, pos që për këtë “sjellje të papërgjegjshme të mediave” të ankohej në llogarinë e tij në Twitter.

    Por, mediat tona ishin tejet aktive dhe shumica në funksion shërbyes të palëve nënshkruese dhe asaj ndërmjetësuese, duke e reklamuar marrëveshjen si tejet të rëndësishme, dobiprurëse, dhe, natyrisht, historike. Dhe, zëri që dilte nga megafonat e këtyre mediave dhe qeverisë në Prishtinë fliste për derdhje të shumave marramendëse të dollarëve amerikanë në Kosovë, andaj rrjedhimisht problemi me Serbinë do të hynte në rrugën e tretjes ose zhdukjes së shpejtë. Madje, disa nga këto media, si edhe disa politikanë, sugjeruan se administrata e Trump-it do t‘i hiqte edhe vizat për qytetarët e Kosovës. Por, nuk u desh të kalonte shumë kohë që e tërë kjo pakuptimësi të demantohet. Vizita e Richard Grenell-it në Kosovë (21 shtator) nxori në shesh që shuma e investimeve, ende të premtuara, nuk e kalon shifrën prej 100 milionë dollarësh.

    Është e vërtetë që SHBA-të nuk e kanë braktisur Kosovën. Megjithatë, ajo që është bërë me dije flet për faktin se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën sipas masës (lexo: interesit) të Shtëpisë së Bardhë e jo sipas një entuziazmi të pakuptimtë që ende mbretëron në mesin e shumë politikanëve dhe një pjese mjaft të gjerë të opinionit në Kosovë. Por, një e vërtetë tjetër është duke dalë në sipërfaqe dhe e cila është duke e ndërruar situatën në Ballkan. Tani, me vizitën e Grenell-it, u vërtetua që, për Serbinë, SHBA-të janë shndërruar nga armik i përbetuar në mik të ngushtë shtëpie. Kjo është ajo që na e thotë qeveria e Beogradit, së bashku me mediat e Serbisë, dhe këtu duhet të ketë diçka të vërtetë. E vërteta kryesore është se strajcën me dollarë amerikanë e merr Serbia, e cila edhe më tutje do ta zhvillojë ekonominë dhe infrastrukturën rrugore për plasim të mallrave të saj. Me këtë afrim miqsh, administrata e Trump-it është duke e përmbysur parimin e politikës amerikane që është themeluar nga George Bush (plaku) e që ka vazhduar deri te Barack Obama. Ky ndërrim e forcon Serbinë, duke i siguruar këtij shteti vend primar në Ballkan.

    Të gjitha shenjat flasin se procesi i faktorizimit të Serbisë po ndodhë jo vetëm duke e larguar këtë shtet nga përgjegjësia për krimet dhe dëmet që ka shkaktuar gjatë luftërave në ish Jugosllavi, por edhe duke mos e zgjidhur problemin e Kosovës. Ose, problemi do të zgjidhet sipas kushteve që favorizon Serbia. Për shkak se është tepër vonë, rezultatet e vizitës së Grenell-it në Beograd tanimë nuk janë as alarm për qeverinë, pjesën e konsiderueshme të klasës politike dhe opinionit të Kosovës. Klasa politike për dy dekada rresht nuk e ka shfrytëzuar gatishmërinë amerikane e as evropiane për zhvillim të vendit. Në vend të zhvillimit e përparimit, kjo klasë politike ka qenë e zënë duke e vjedhur e plaçkitur Kosovën dhe duke ikur nga dora e drejtësisë. Kjo ka ndodhur gjatë garës së gërditshme verbale se kush është më pro-amerikan dhe në të njëjtën kohë duke u munduar të deklasohen kundërshtarët politikë si anti-amerikanë, e cila kategori në fakt nuk ka ekzistuar.

    Nëse kthehemi edhe një herë te marrëveshja e 4 shtatorit, do ta shohim edhe problemin e plasimit të saj nga administrata amerikane në fushën politike, diplomatike dhe mediale. Plasimi është bërë në mënyrën më joadekuate të mundshme. Është bërë ashtu siç i konvenon shkurtpamësisë politike ose nevojave të Trump-it për fitore në zgjedhjet që në SHBA nuk janë larg. Në mënyrë të çuditshme, Trump-i e trumpetoi marrëveshjen sikur që gjendemi në situatën e para përfundimit të luftës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se me angazhimin e tij efikas kjo gjë po kryhet me sukses. Në relacion me njohjen e ndërsjellë Izrael-Kosovë, e paraqiti si kontribut në fitoren e tij të afrimit të myslimanëve me hebrenjtë. Duket që askush nga qeveritarët e Kosovës nuk ka qenë në gjendje që së paku të përpiqet që të korrigjohet kjo qasje ose ky shpjegim për opinionin amerikan dhe atë botëror. Askush nga zyrtarët nuk ka qenë në gjendje të bëjë me dije se Kosova nuk është në gjendje që 69 shteteve t‘ua ndryshojë qëndrimet ndaj homoseksualizmit, se Kosova nuk është problem i Lindjes së Mesme, se pa marrë parasysh se si zhvillohet dhe si përfundon konflikti mes Izraelit dhe arabëve, Kosova nuk përjeton pasoja të drejtpërdrejta.

    Këto çështje në Kosovë janë ngritur nga mediat dhe “analistët”, duke e trajtuar temën në mënyrë foshnjore. Njohja u cilësua si tejet e rëndësishme dhe historike e jo si normale, siç duhej të ishte në fakt. Duket që te ne Izraeli mbiçmohet (për shumë arsye të pakuptimta) dhe nuk është i njohur fakti që ky vend nuk është në pozitë ta bindë asnjë shtet, nga ato që kanë mbetur, ta njohin Kosovën. Në realitet, hapja e ambasadës në Jerusalem, një gjë që e kanë bërë vetëm SHBA-të dhe Nikaragua, derisa 87 shtete tjera e kanë refuzuar këtë veprim, duke i mbajtur ambasadat e tyre në Tel Aviv, mund të prodhojë pasoja negative për vazhdimin e njohjeve të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

    Megjithatë, në Izrael kjo temë u diskutua seriozisht, por as kjo gjë nuk u bart në opinionin tonë. Në Izrael, sidomos kur është fjala për politikë të jashtme, mediat, analistët dhe intelektualët janë seriozë dhe ushtrojnë presion ndaj qeverisë së tyre. Kjo u pa nga botimi i një numri të konsiderueshëm i artikujve dhe analizave me rastin e njohjes së paralajmëruar mes Izraelit dhe Kosovës. Analisti i njohur izraelit i politikave të jashtme, Yonatan Touval, i cili që nga viti 2008 i ka bërë thirrje qeverisë së Izraelit që ta njohë Kosovën, është shprehur kundër njohjes. Ai, si edhe intelektualët e tjerë të këtij vendi, ka potencuar se njohja është bërë për shkaqe të gabuara. Pra, Kosova nuk është njohur për shkak se duhet të njihet, por për shkak të diktimit të Trump-it, i cili këtë gjë, natyrisht në mënyrë të papranueshme, e ka përfshirë në pajtimin e izraelitëve me arabët dhe stabilizimin e situatës së rëndë në Lindjen e Mesme, nj fushë në të cilën ai ka dështuar. Një politikë e këtillë, e cila në Ballkan e favorizon Serbinë, duhet të cilësohet njësoj e dështuar si ajo në Lindjen e Mesme.

    Ajo që i mbetet shqiptarit dhe ballkanasit të arsyeshëm është shpresa që zgjedhjet e ardhshme për president të SHBA-ve të mos i fitojë Donald Trump-i. Ndërkohë, nuk do të ishte keq që të shohim dhe, mundësisht, ta kuptojmë se pse jemi katandisur në këtë gjendje të turpshme.

    Previous Post

    I vuri gjobë për parkimin/ Shoferi bën për spital policin, i thyen nofullën

    Next Post

    Gjykata italiane: Në Samos të Greqisë po ndodhin krime kundër njerëzimit

    Related Posts

    Si u shua vota e Diasporës?

    by TheAlbanian.co.uk
    15/04/2021
    0

    Petrit Kuçana Zhurma e motorëve të fushatës elektorale po mbyt qëllimshëm, një ndër krye-temat që duhej të ishte pjesë e...

    Fesi, plisi dhe shajkaqa

    by TheAlbanian.co.uk
    16/03/2021
    0

    Daut Dauti Nëse e shikoni fotografinë e parë në këtë postim dhe nëse nuk e dini serbishten, do të konkludoni...

    Gjuha, monarkia dhe Skenderbeu

    by TheAlbanian.co.uk
    03/03/2021
    0

    Daut Dauti Me 25 qershor 1807, në një lloj shtëpie të improvizuar me drunj e dërrasa mbi lumin Tisit, janë...

    Lawrence i Arabisë dhe Herberti i Shqipërisë

    by TheAlbanian.co.uk
    02/03/2021
    0

    Daut Dauti Njerëzit që janë të popullarizuar nuk do të thot se janë të rëndësishëm. Historia njeh shumë njerëz që...

    Next Post

    Gjykata italiane: Në Samos të Greqisë po ndodhin krime kundër njerëzimit

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.