• Latest
  • Trending
  • All

NJË FUTBOLLIST DHE GAZETARËT E PËSHTJELLUAR KEQ…

25/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

NJË FUTBOLLIST DHE GAZETARËT E PËSHTJELLUAR KEQ…

25/08/2016
in Opinion

Nga Genc Drini

Me qindra e mijëra herë kemi kaluar nga zona e Milotit aty ku rrëmbyeshëm kalon lumi i Matit dhe ku dy brigjet bashkohen nga ura e bukur me shumë harqe e emërtuar ura e Zogut, pamja të ngazmon dhe merr frymë lirshëm në atë hapësirë të gjerë. Mati, lumi më i vrullshëm i Shqipërisë rrjedh nëpër një luginë të ashpër dhe të bukur dhe kalon drejt detit, po në atë nyje energjike të Milotit lumi përdridhet rrëmbyeshëm dhe befasues, ”vizaton” e lë pas lloj lloj dredhash dhe meandresh rëre. Ashtu dhe futbollisti 20 vjeçar Milot Rashica driblon me top në fushën e futbollit dhe me dredhat e tij të entuziazmon, duket sikur të imitonte lumin.  Rrallë ndonjë vend në Shqipëri të përcjell energji rrëmbyese aq të pa papërsëritshme nga lumi e kjo pjesë e Milotit. Emër më të bukur nuk mund të zgjidhte i ati për djalin e tij Milot Rashicën, shqiptarin e lindur në Vuçitern, një emër të fuqishëm që tingëllon bukur dhe duket sikur mbart plot energji. Qyteza e vogël veç ka marrë emërin e krahinës.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Hallet e De Biazit

I duhet “qarë halli” De Biazit trajnerit të skuadrës Kombëtare Shqiptare të Futbollit, sepse e ka pasë shumë të vështirë të përzgjedhë futbollistë për kombëtaren shqiptare në një mori futbollistësh të shpërndarë anë e kënd në Shqipëri, Kosovë dhe kudo nëpër shtetet e Europës edhe më gjerë, të gatshëm për të luajtur për kombëtaren shqiptare. Kështu në Kampionatin evropian kanë mbetur jashtë shumë futbollistë shqiptarë të talentuar nga të gjitha trevat. Po të thirren ata dhe shumë futbollistë të tjerë mund të ngrihen dhe nja tre, apo katër skuadra të tjera përfaqësuese me nivel të mirë. Kjo e lehtëson kalimin e disa lojtarëve shqiptarë të Kosovës me skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë, apo dhe të lojtarëve të Shqipërisë me skuadrën përfaqësuese të Kosovës. Shqiptarë në dy skuadra shqiptare. Ka dhe një arsye teknike plus. Trajneri me konceptet e veta origjinale për lojën dhe skemat i zgjedh lojtarët që i duhen dhe mund të lërë jashtë edhe lojtarë shumë të mirë. Tifozët pastaj ankohen përse nuk e zgjodhi këtë apo atë lojtar. Mjaft lojtarë të mirë mund të mbesin jashtë skemave të njërit prej trajnerëve të dy përfaqësuesve, po mund të preferohen nga trajneri tjetër i përfaqësueses tjetër që ka vizione të tjera taktike. Kështu lojtarët shqiptarë të gjithë trojeve tona kanë mundësi të dyfishtë për tu zgjedhur nga njëri trajner apo tjetri për të luajtur për njërën apo në tjetrën përfaqësuese të shqiptarëve që do plotësohen me lojtarë shqiptarë prej ngado që të jenë. Një pjesë e tyre që nuk do përzgjidheshin për dy përfaqësueset mund të zgjidhnin skuadrat e shteteve të tjera. Është ambicie e madhe e natyrshëm të lozësh me një skuadër përfaqësuese. Lojtarë nga të gjitha kontinentet kur mbeten jashtë skuadrave të tyre kombëtare natyralizohen për të luajtur me skuadrën përfaqësuese të atij shteti. Për ne është e thjeshtë, kemi lojtarët tanë shqiptarë për të dy skuadrat, e nesër besojmë se do kemi një shtet dhe një kombëtare. Sot i urojmë suksese futbollit shqiptarë nëpërmes këtyre dy skuadrave.

Hallet e të tjerëve

Nuk dihet përse Andi Bushati u ndje i pickuar kur një futbollist i ri, me zgjedhjen e tij të lirë, vendosi të lozë për përfaqësuesen e Kosovës, nuk ngurroj të lëshojë bombën vulgare: Rashica, një “tradhtar” i mërzitur. Një shkrim absurd, tejet provokues po që arriti tu japë frymëzim ngatërrestar mjaft gazetarëve të mërzitur nga rutina. U zgjuan nga gjumi dhe pa u menduar dy herë kaluan nga futbolli në analiza më “ të thella për diferencat” në mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës  dhe e shtrydhën gjithë “urtinë” e tyre për  të venë në dyshim vlera të mëdha e të pa tjetërsueshme gjithëshqiptare. A.Shkullaku nga keqinterpretimi absurd i “diferencave”, shkoj deri aty sa të pyesë a mos po lind një “armiqësi” e re në mes shqiptarëve? Dioptri e stërprishur që do korrigjuar thellë e në këtë rast një komentues shkroi: “Ne qofte se analiza… fillon me rrjeshtat Tirana dhe Prishtina …fshehin një ndarje te madhe padyshim që rezultati është një tjetër shkrim i kotë.” Njerëzit nuk janë klone, apo ushtarë të vumë në rresht. Diferenca dhe disnivele, deri edhe konkurrencë, edhe një lloj xhelozie ka dhe do ketë gjithmonë edhe në mes dy vëllezërve, edhe në mes shqiptarëve të trevave të ndryshme brenda territorit të Shqipërisë, dhe në mes shqiptarëve të të gjithë trevave shqiptare, përfshirë dhe Kosovën, edhe brenda Kosovës. Është brenda natyrës së njeriut, dhe kushtet rrethanore krijojnë disnivele zhvillimi të cilat koha i lëviz dhe relativizon, po po të mos ishin këto nuk do kishte zhvillim. Diferencat në mes tonë duhen parë me inteligjencë si pasuri e madhe, duhen harmonizuar dhe menaxhuar me urti për të bashkëvepruar në interesin e shoqërisë, në interesin e të gjithë shqiptarëve. Veç këtyre nuk mund të bëhet shkas një dëshirë e një futbollisti për të nisë e folur për gjithçka, dhe bërë lëmsh gjithçka. Çdo diskutim ka vendin e vet dhe bëhet në kohën e duhur, në masën e duhur duke synuar perspektivën pozitive dhe jo çdo kush që ka një kompjuter përpara mund ta përballojë këtë barrë.

Nuk kishte asnjë motiv përse të shkruhej ai shkrim nga Bushati, në të gjithçka është ngritur artificialisht. Po ja që u shkrua, duhet të ishte neutralizuar nga të tjerët pa ra në të njëjtat pozita. Me urti shprehet menaxheri i Kombëtares Alban Bushi:“Duhet të jemi të ftohtë dhe të kujdesshëm, situata të tilla prodhojnë edhe pak nervozizëm apo edhe ndonjë xhelozi, e cila nëse nuk menaxhohet me maturi, mund të fryhet dhe të marrë përmasa shqetësuese,. Po nuk duan t’ia dinë gazetarët në të cilët largimi i dy tre lojtarëve dhe provokimi cinik i Bushatit zgjoj një zell ngatërrestar. Kjo frymë u shtri si bum nëpër bllogje në internet sigurisht nga ata që dinë shqip dhe paraqiten me emra shqiptarësh në Shqipëri dhe Kosovë e gjetkë, po që nuk dihet kush janë, po që janë të interesuar për të futur përçarje në mes shqiptarëve. Shumë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, e ngado e hëngrën grepin, ranë në kurthën e tyre dhe nisën të shahen për shtatë palë qejfe në mes veti! Lum ne shqiptarët e të gjitha trevave pa përjashtim sa lehtë provokohemi, shkruajmë me mllef pa u kujtuar se të tjerët që organizojnë provokime të tilla, tallen me ne, tallen me ty kur shohin se çfarë shkruajmë dhe si ngatrrohemi. Fërkojnë duart të lumtur që arrijnë kaq lehtë të fusin përçarje në mes shqiptarëve.  “Lum” ne dhe për gazetarët për këtë shërbim “të madh” që na kanë bërë në këtë rastt, dhe për mentarët tanë që nuk fusin në punë mendët e tyre për të krijuar një platformë të qartë mbarë kombëtare e cila do qartësonte dhe veprimet.

Për të pa se deri ku shkon absurdi i diskutimeve, dhe zelli “patriotik”, më tej do merremi vetëm me mesazhin e pa besueshëm që përcjell një i ngacmuar keq nga provokimi i Bushatit, nga E.Bytyçi në shkrimin: “Eshtë “tradhti” nëse futbollistët e Kosovës nuk luajnë për Kosovën”. Ndryshe nga të tjerët ai niset me vullnetin e mirë për të rrëzuar shkrimin absurd, të keq dhe pa pikë ndjeshmërie njerëzore të Bushatit, po dhe nga dëshira për tu treguar original lëshon thirrjen patetike që e vë dhe  si titull, e bjen si mos më keq po në kurthën e Bushatit. I mbushur tej mase kundër shkrimit të Bushatit, Bytyçi nis dhe bën gjeostrategji, taktikë, histori, prognozë, për të përcaktuar se cila skuadër duhet të ketë sukses më shumë për të mirën e shqiptarëve, dhe pasi vendos me mendjen e tij për përfaqësuesen e Kosovës, lëshon mallkimin e mësipërm. Edhe më keq rrëshqet kur pa maturi profesionale nis e ngren teza përçarëse sui generis nëpërmes pyetjeve se çfarë është atdheu dhe çfar është kombi, kush është më i rëndësishëm atdheu apo kombi, me cilin duhet të lidhemi më fort dhe më tej lëshon pyetjen “sokratiane:” Kë kanë atdhe lojtarët e Kosovës që luajnë me kombëtaren e Shqipërisë, Shqipërinë apo Kosovën? “Të gjitha këto përsiatje të pa besueshme u kujtojnë të tjerëve se sa mëkat është kur këto tema diskutohen veç me entuziazëm empirik “patriotiko-sportiv”, pa thellimin e duhur dituror. Bytyçi shkruan pa indulgjencë se Andi Bushati “ka bërë komente dhe deklarata idiote” kur ka folë për “tradhti”, dhe e cilëson shkrimin e Bushatit si “një akt të paprecedent cinizmi dhe poshtërsie”. Nuk është shumë larg së vërtetës ky gjykim. Po si e gjykon shkrimin e vet E.Btyçi kur edhe ai vetë pa indulgjencë flet për “tradhti” të lojtarëve shqiptarë të Kosovës në rast se do lozin përsëri me Shqipërinë dhe nuk do kalonin të gjithë pa përjashtim me përfaqësuesen e Kosovës? Si e ndjen veten kur u thotë se të gjithë pa përjashtim duhet të braktisin kombëtaren e Shqipërisë? Ja si shprehet Bytyçi në sentenca finale, drastike: “unë marr guximin të shkruaj me të madhe e të them me zë të lartë se futbollistët nga Kosova që nuk do të luajnë me Kosovën do ta meritonin ndoshta këtë epitet. Së pari aty ku fjalia përfundohet me fjalën ndoshta, që shpreh një rezervë, asgjë nuk mund të thuhet as me guxim, dhe as me zë të lartë! Kështu vetë-zhvleftësohet turri dhe përcaktimi për tradhti, po as që kujtohet dhe nis të emërtojë një, nga një, emër për emër si tradhtare të mundshëm të gjithë lojtarët që sot lozin me kombëtaren shqiptare nëse do vazhdonin të luanin më për të, e të parin ndër ta kapitenin, heroin e kombëtares, shqiptarin e madh nga Prishtina, Lorik Canën! Dhe çuditërisht ka iluzionin se këtë po e bën në të mirë të Kosovës dhe si rrjedhojë dhe të Shqipërisë. Në rast se A.Bushati pa dyshim pa pikë urtie, a më keq për dreqni, po deshe edhe si “për të futur” ca ngatërresa mjerane në mes shqiptarëve, dhe shihet se ia ka dalë me sukses, nuk e kuptoj mirëfilli se çfar pluhuri po çonte me atë shkrim mendjelehtë, po Bytyçi a nuk e kupton se çfarë po bën me shkrimin e tij? Dikush mund ta shpërfillë shkrimin e tij si të pa përgjegjshëm dhe që nuk ia vlen të merresh me të. Po ndokush tjetër mund ti ngarkojë shkrimit të tij të njëjtat mëkate përçarëse për të cilat ai ngarkon shkrimin e Bushatit, po në një formë tjetër. Nuk mund të jetë ky qëllimi i Bytyçit, dhe nuk e ka fort keq që e përcakton shkrimin e Bushatit një shkrim idiot, po ai vetë a nuk e shumëfishon llojin e marrëzisë së Bushatit në shkrimin e vet sa të plasë luftën dhe arrin deri aty sa të mallkojë lojtarët shqiptarë të Kosovës nëse vazhdojnë të luajnë për Shqipërinë? Me këtë turr dhe thirrje patetike, a nuk e sheh se po kërkon një ndarje drastike në mes shqiptarëve? A mos rekomandon që të bëjmë kështu edhe në fusha të tjera e të shkojmë drejt përçarjes pa fund?! Nga buron kjo marrëzi? Asnjë veçim nuk duhet të ketë në mes shqiptarëve, asnjë, veç bashkëpunim sa më të thellë të ndërsjelltë në të mirë të gjithë shqiptarëve, ndërthurje në të gjitha fushat, edhe në sporte. Cilido individ apo grup që shkëlqen kudo, është shkëlqim i një shqiptari, i një grupi dhe gëzim i të gjithë shqiptarëve.

Po faji i Bytyçit është më i madh sepse jo vetëm merr përsipër i vetëm të gjykojë prerë prej diku dhe pa alternativë se çfarë është mirë dhe çfarë është keq, po merr dhe historinë si partnere kur thotë “Historia do ti gjykojë” të gjithë ata shqiptarë të Kosovës që nuk do braktisin skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë për përfaqësuesen e Kosovës. Verbëri e pa fund. Bytyçi akuzon shkrimin e Bushatit për cinizëm e poshtërsi, le të gjejë të tjera epitete për shkrimin e tij të aspak të peshuar.

Të pushtuar nga forcat aleate, pas v.1945 gjermanët i ndanë me forcë në Gjermaninë që u quajt Perëndimore dhe në Gjermaninë që u quajt lindore. Rrethanat e luftës së ftohtë, botës së ndarë me forcë në dy  blloqe, bënë që dy shtetet të jenë në armiqësi me njëra tjetrën. Dy shtete, dy flamuj. FIFA njohu dhe dy federata futbolli. Po gjermanët ishin të gjithë një, gjermanë dhe bënë gjithçka derisa u bashkuan në një shtet. Një komb gjerman, nën një flamur simbol të një kombi që është dhe flamur shtetëror i një shteti të bashkuar në këtë rast. Gjermanët e njërit shtet, atij Perëndimor patën fituar kupën e Botës më 1954. Gjermanët kanë fituar katër herë kupën e botës dhe tri herë kampionatin Europian. Atdheu i gjermanëve është Gjermania, qoftë të lindur në lindje apo në Perëndim. Shqiptarët me vendimet dhunshme të Konferencës së Ambasadorëve, i ndanë më dyshë, ndanë më dysh dhe Atdheun e Shqiptarëve, në Shqipërinë, dhe pjesën tjetër të saj, disa krahina shqiptare, përfshirë dhe krahinën e Kosovës e futën nën pushtimin serb. E kjo gjendje u zhbë pjesërisht me luftën aktuale në Kosovë dhe shpalljen e Kosovës së Pavarur. Në Maqedoni etj. ende nuk është zgjidhur. Çështja shqiptare po ecë për tu zgjidhur plotësisht derisa të arrihet bashkimi kombëtar. Po E.Bytyçi ngatërrohet keqas dhe në konceptet e tija rrudh atdheun e shqiptarëve, aty ku rrudhet vetë në konceptin e një copë “atdheu politik” të imponuar nga forca. Kështu kthehen në nul pyetjet e tepërta, naive dhe konfuze dhe rrezikshëm provokative se: “:Kush është më i rëndësishëm atdheu apo flamuri? A do të kishte flamur pa atdhe?..Kë kanë atdhe lojtarët e Kosovës që luajnë me kombëtaren e Shqipërisë. Shqipërinë apo Kosovën? Ja ku arrin ai vetë pa e kuptuar se ku ka shkuar: “Atdheu im është vendlindja ime”. Po vend lindja e një shqiptari mund të jetë në çdo cep të trojeve shqiptare, në fshat a qytet, në Vuçitern apo në Dardhë të Korçës, dhe kjo e bën shqiptar nga një krahinë e caktuar. Po vendlindja e një shqiptari mund të jetë rastësisht edhe jashtë trojeve shqiptare, p. sh. në Serbi, Kinë, Svicër, Indi, Kenia, dhe  atëherë sipas konceptit të E.Bytyçit vend-lindje, baraz me atdhe, atdheu i atij shqiptari që ka lindur në Serbi, do jetë Serbia! E me radhë për të tjerët të lindur në Kinë, Kina e më tej Zvicra, India, Kenia…? Ai do ishte veç shteti ku ka lindur, po jo atdheu. Shqiptarët kanë një identitet, atë shqiptar dhe kanë jetuar në hapsira më të gjëra se këto që kanë sot. Trojet shqiptare, kudo që shtrihen janë Atdheu i shqiptarëve dhe quhet nga të gjithë Shqipëri Etnike, ku madje përcaktuesi në fund imponohet përkohësisht nga rrethanat e pa përmbyllura historike. Edhe nëse lindin jashtë, atdheu i shqiptarëve janë trojet shqiptare, e gjithë Shqipëria Etnike, me histori të gjatë shekullore e të njëjtit popull. Gjithë shqiptarët e kanë të qartë këtë, dhe tifozët shqiptarë të futbollit e shprehin qartë. A nuk dëgjoni tifozët dhe të gjithë shqiptarët si këndojnë pa pushim për : “Shqipërinë  Etnike, Me shekuj jam shqiptar, Xhamadani vija vija, Është Kosova, është Shqipëria, Është një, qiell që na bashkon, Është një truall që na burrnon”! Nuk janë këngë superficiale emotive të çastit si shkruan ndonjë gazetar, po shprehin thellësinë e ndërgjegjes së shqiptarëve anë e kënd. Të tjerët nuk duhet të fusin shkopinj nën rrota me interpretime të mjera. E kush mund ti kundërvihet vullnetit të shqiptarëve për bashkim me ca mendime melodramatike konfuze me demek kombëtare, apo me pseudo analiza sociologjike gazetareske? Shqiptarët janë një komb, ende jo në një shtet, po në gjashtë shtete, gjinden edhe jashtë Ballkanit nëpër botë. Të punojmë që të arrihet bashkimi në një shtet për tu bërë faktorë dhe jo për të mbetur në copa të shtypura nën trysninë e fqinjëve më të bashkuar dhe më të organizuar, dhe të dominuar nga konkurencat e tyre. Lojtarët e finaleve të Francës të kombëtares së Shqipërisë nga të të gjitha trevat janë aty se janë shqiptarë, janë në skuadrën e tyre përfaqësuese kombëtare dhe kanë dhënë me zemër shqiptare kontributin e tyre për futbollin, për shqiptari, për të gjitha trojet shqiptare dhe duhet ta vazhdojnë hapin tjetër dhe në botërorin. Nuk kanë përse të kalojnë nga një përfaqësuese shqiptare në një përfaqësuese tjetër shqiptare, në atë të Kosovës, pa përjashtuar dhe paragjykuar ndonjë rast përzgjedhjeje vetiake nga grupimi aktual i kombëtares shqiptare, si rasti i Rashicës, veç tjerash i aktivizuar veç pak minuta dhe jo pjesëmarrës në europian apo ndonjë tjetri në të njëjtat rrethana.

Skuadra kombëtare e Shqipërisë ka bërë aq shumë për afrimin, mirëkuptimin dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve, dhe kontributi i tyre mbetet i shkruar me shkronja të arta në histori. Kjo është meritë e artë e secilit prej lojtarëve shqiptar prej ngado që vijnë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe qëndrimi i tyre në vazhdim në këtë skuadër ka një efekt të jashtëzakonshëm psikologjik për unitetin e gjithë shqiptarëve. Ky është çelësi i të kuptuarit të situatës prej secilit prej lojtarëve dhe përgjegjësia e madhe që rrjedh për ta, brenda lirisë vetiake të pa diskutueshme të zgjedhjes, po dhe për drejtuesit e federatave, e më gjerë, si dhe për secilin prej nesh. Si sintezë mund të themi, bota nuk është vetëm një ditë e veç një sezon futbollistik. Koha është përpara. Ka aq shumë lojtar shqiptarë të tjerë për të dy skuadrat, le tua bëjmë të lehtë zgjedhjen. Dy skuadrat përfaqësuese ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës janë dy skuadra përfaqësuese shqiptare dhe urojmë sukses për secilën prej tyre. Menaxheri i përfaqësueses “Kuqezi” Alban Bushi, është shprehur se duhet të jemi të ftohtë dhe të kujdesshëm, duhet respektuar vendimi i atyre lojtarëve që u larguan për në skuadrën përfaqësuese të Kosovës, shqiptarë pjesë të kombit tonë”. Të gjithë shqiptarët e të dy shteteve shqiptare, i urojnë sukses skuadrave tona. Vetë lojtari Rashica, respektohet për zgjedhjen e tij dhe çmohet për deklarimin e qartë kur shprehu vullnetin e tij që nesër të kemi një kombëtare, duke shprehur kështu vullnetin e të gjithë shqiptarëve për një shtet të bashkuar kombëtar.

Genc Drini   drinig@hotmail.com

Londër 21 gusht 2015

 

Tags: edi rama
Previous Post

Ambasadori i ri britanik në Tiranë: Implementoni reformën në drejtësi

Next Post

Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.