• Latest
  • Trending
  • All

Një e pavërtetë e politizuar

10/07/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Një e pavërtetë e politizuar

10/07/2014
in Opinion

(Në kujtim të poetit të njohur Drago Siliqi)

Sa herë vjen data 13 e muajit korrik, edhe pse kanë kaluar 51 vjet, më zotërojnë emocione dhe më kthehet dhimbja njerëzore për vdekjen tragjike të 7 shqiptarëve, midis tyre edhe të poetit të njohur Drago Siliqi në afërsi të aeroportit të Irkutskut, në Siberi, më 13 korrik 1963. Ishte një humbje e dhimbshme. Për ne që jetonin në Pekin vdekja nga aksidente ajrore ishte edhe e panjohur.
Vitet kalojnë por dhimbje nuk shuhet.
Fati dhe rasti më takoi që natën e fundit të jetës së poetit të njohur dhe drejtor i Shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, Drago Siliqi, ta kalojmë bashkë në ditët e nxehta të Pekinit në korrik 1963.
Atëherë banoja në Pekin dhe punoja professor i shqipes në katedrën e gjuhës shqipes që kisha hapur aty para dy vjetësh. Ardhja e shkrimtarit dhe kritikut Razi Brahimi në qershor të vitit 1963 dhe pas 2-3 javësh edhe e Drago Siliqit më gëzuan. Takohesha shpesh me ta. Madje vendosëm që natën e fundit, para largimit nga Pekini, ta kalonim bashkë. Dragua dhe Raziu erdhën në banesën time dhe qëndruam në tarracën e hotelin për të huaj “Miqësia”. Ishte një natë e paharruar. Qëndruam gjatë, sepse familja ime kishte shkuar për pushime dhe mua më duhej të rrija edhe disa javë që të dorëzoja materialin mësimor për studentët.
Aty nga ora një Dragua kërkoi të largohej, se të nesërmen do të udhëtonte për në Shqipëri. I përcolla gjer te makina, po aty për aty Dragua më tha: “Hajde edhe ti Agron me ne, të flemë bashkë, se kam një apartament të tërë, me dy dhoma gjumi”. Shkova me ta në hotel dhe isha shumë i gëzuar që pas disa vjetëve pata mundësi të rri me Dragon dhe Raziun. (“Professor në tre Kontinente”, 2004, f. 100.) “Në mëngjes, pasi u përqafova dhe i urova udhë të mbarë Dragos, u largova.” (Po aty, f. 100, parag. 2.)
Në një artikull të gjatë botuar në gazetën letrare “Drita” menjëherë pas aksidentit të 13 korrikut 1963 dhe më vonë në librin tim “Professor në tre kontinente” botuar në Amerikë kam përshkruar me hollësi ardhjen e Drago Siliqit në Pekin, takimet dhe veçanërisht natën e fundit me të si dhe rrethanat e vdekjes tragjike.
Vdekja aksidentale e Dragos në Irkutsk të Rusisë dhe e 6 shqiptarëve të tjerë ishte një dhimbje e madhe për ne shqiptarët që ndodheshim në Pekin dhe kuptohet akoma më e madhe për familjarët.
Njerëzit e mirë dhe poetët e shquar janë të paharrueshëm dhe kujtimi i tyre është i përhershëm.
Në librin voluminoz të Ndriçim Kullës me titull “Ylli i shkrimtarit – Biografi e Ismail Kadaresë” në faqet 183-185 autori, në mënyrë absurde dhe jashtë të vërtetës, shkruan midis të tjerave se “Dragua ishte akoma gjallë pas aksidentit dhe ndoshta mund të kishte shpëtuar nëqoftëse sovjetikët nuk do të kishin pasur si qëllim që të zhduknin pikërisht atë” (“Ylli i shkrimtarit”, 2013, f. 185). Dhe më poshtë shkruan: “Nuk përjashtohet mundësia që sovjetikët të kenë dashur të japin një mesazh kërcënues me rrëzimin e avionit, ku shumica e udhëtarëve ishin zyrtarë shqiptarë të cilët udhëtonin nga Kina në Shqipëri.” (f. 183)
Pra botuesi e pranon që avionin mund ta kenë rrëzuar sovjetikët, por më i rëndësishëm është fakti se, në atë udhëtim shqiptarët nuk ishin “shumica”. Ata ishin gjithsej 7, ndërsa të tjerët ishin gjermano-lindorë, kolumbianë, kinezë etj.
Duket tepër naiv mendimi i autorit se ky akt terrorist u bë ngaqë në atë aeroplan udhëtonte një drejtor e poet shqiptar, i cili përkrahte dhe nxiste shkrimtarin Ismail Kadare që të shkruante një roman properëndimor!
Botuesi dhe studiuesi i njohur Ndriçim Kulla e trajton gjatë historinë e botimit të romanit të Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë të vdekur” dhe nënvizon faktin që ishte Drago Siliqi që e nxiti Kadarenë “për ta shndërruar tregimin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në roman. Ja si e kujton këtë fakt vetë Kadereja te “Ftesë në studio”: “Ndodheshim jo larg shtëpisë së tij, pranë ndërtesës së vjetër të Radio-Tiranës… Më tha: “Dëgjo dhe mos kundërshto! Këtë tregim ti duhesh ta kthesh në roman.” (“Ylli i shkrimtarit” f. 181).
Kadareja ka qenë në marrëdhënie të ngushta me Drago Siliqin si poet dhe drejtor i së vetmes shtëpi botuese në vitet 60 të shekullit të kaluar në Shqipëri. Këtë e dinim dhe e shikonim si bashkëkohës me ta, por e mësojmë edhe nga vetë shkrimet e Kadaresë. Por kjo nuk shpjegon dhe as mbështetet në faktet dhe burimet e kohës se vdekja e Drago Siliqit në atë aksident ajror lidhej me fatin e romanit të ardhshëm të Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Edhe pse ka mjaft mendime të diskutueshme rreth aspektit politik të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” si p.sh. “tregim pro NATO-s… KGB-ja e dinte se shpesh mesazhet politike jepeshin me anë të librave”… (f. 183), në këtë shkrim po ndalem për të ndriçuar vdekjen tragjike të Drago Siliqit si dëshmitar i drejtpërdrejtë i atyre rrethanave politike të atyre viteve, si dhe për ta zhveshur nga politizimi i pakuptimtë dhe i sajuar dobët.
Zoti Kulla shkruan se “për vdekjen e Siliqit në atë kohë pati shumë hipoteza, jo vetëm në Shqipëri’’. (f. 182) E vërteta është krejt ndryshe dhe ajo u bë e njohur ditën e nesërme të aksidentit.
Kam qenë i pranishëm në dhomën e pritjes për ngushëllime nga ambasadori shqiptar në Pekin, Reis Malile, që në atë aksident kishte humbur bashkëshorten dhe dy fëmijët, kur erdhi për ngushëllim ministri i jashtëm i Kinës, marshalli Çen In. Pasi Marshalli shprehu ngushëllimet në emër të Qeverisë Kineze dhe Kryetarit Mao, shtoi: “Për ne u bë e qartë se ky ishte një akt i paramenduar nga sovjetikët, se një thes plastik, i cili kishte dokumentet sekrete për delegacionin tonë për bisedimet, që zhvillohen në Moskë, autoritetet sovjetike të aeroportit na i dorëzuan pas dy orësh, dhe ne nuk i morëm.”
Pra ky ishte një akt terrorist që sovjetikët i përdornin jo rrallë kundër kundërshtarëve.
Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ashtu siç thotë dhe autori Ndriçim Kulla “është padyshim një kryevepër” (f. 187), një sfidë krijuese letrare e Kadaresë ndaj metodës zyrtare të letërsisë së asaj kohe, metodës së realizmit socialist. “Romani – shkruan më tej zoti Kulla – nuk ka një hero pozitiv. Madje ai mund të quhet si një roman me një anti-hero që është një gjeneral.” (f. 185)
Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” për realizmin artistik dhe misionin e mesazhit që Kadareja kishte “fshehur brenda” këtij romani-diplomatik për kancelaritë e Perëndimit u bë një vepër befasuese dhe, në harkun kohor gati gjysmë-shekullor, është botuar e ribotuar në shumë vende e gjuhë të huaja.
Shkurt mund të thuhet se vdekja e Drago Siliqit më 13 korrik 1963 nuk ishte gjë tjetër veçse një pohim i të ndodhurit në “wrong time, wrong place”.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Tags: edi rama
Previous Post

Maqedonia dhe menaxhimi i krizës konfliktuale

Next Post

Basha: Banditë me mandat deputeti sulmuan Strazimirin, ndërpresim marrëdhënien me Parlamentin

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Basha: Banditë me mandat deputeti sulmuan Strazimirin, ndërpresim marrëdhënien me Parlamentin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.