• Latest
  • Trending
  • All

Ngritja e akuzave për krime të luftës në sistemin juridik britanik

13/11/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ngritja e akuzave për krime të luftës në sistemin juridik britanik

13/11/2020
in Opinion

Daut Dauti

Tri raste: Augusto Pinochet, Ejup Ganić dhe Tzipi Livni

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

E drejta ndërkombëtare jo vetëm që i lejon por edhe i obligon të gjitha shtetet, në të gjitha rastet, vendet dhe kohët, të ngriten akuza kundër personave që dyshohet sa janë pjesëmarrës në krime të luftës apo krime tjera, përfshirë ato kundër njerëzimit.

Ngritja e akuzave bëhet me qëllim që të respektohet parimi univerzal i drejtësisë që kërkon sjelljen para drejëtsisë të çdo rasti apo individi që dyshohet për vepra të këtilla. Ky parim nuk është i ri në sistemin jurdik britanik por me kalimin e kohës, siç do të shihet nga këto tri raste, është pasuruar. Pra, parimi ka të bëjë me kompetencën apo obligimin univerzal të legjislaturave të shteteve që ka filluar me rastet kundër piratërisë (detare), tregtisë me skllevër dhe që ka vazhduar me krime të luftës, krime kundër njerëzimit, gjenocidit, torturës, zhdukjes me dhunë dhe ekzekutimeve jasht-gjygjësore.

Këto krime janë shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 dhe të cilat i detyrojnë shtetet që të ndërmarrin masa përkatëse gjygjësore. Në gjykatat e Britanisë së Madhe disa herë janë ngritur akuza të këtilla. Madje, jo vetëm akuza penale, por edhe civile (pas procedurës penale) për kompenzim të të dëmtuarve.

1. Rasti që ka zgjuar interesimin më të madh ka qenë akuza e ngritur kundër diktatorit Augusto Pinochet për ushtrim të torturave kundër qytetarëve qilean. Në tetor të vitit 1998 Pinochet erdhi në Londër si mysafir i ish kryeministres Margaret Thatcher por u arrestua për shkak se Spanja, Belgjika, Franca dhe Zvicra kërkuan ekstradimin e tij për t’u gjykuar në këto vende ku ekzistonin akuzat e ngritura. Diktatori u burgos dhe më vonë u mbajt në burg shtëpiak deri në vitin 2000 kur përfundoi procedura dhe kur me intervenim të qeverisë britanike ai u përzu nga vendi. Nuk u dënua dhe nuk u ekstradua në këto shtete për shkak se kolapsoi procedura gjygjësore. Por, sikur gjërat të shkonin siç duhej, diktatori do të dënohej në Londër ose në njërin nga vendet ku do të ekstradohej. Dmth kryesi i krimeve do të dënohej në një vend ku nuk ishte bërë krimi.

2. Me 1 mars 2010 në aeroprtin e Londrës (Heathrow) u arrestua Ejup Ganiq, ish kryetar i Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe u dërgua në burgun Wandsworth. Publikisht ky arrestim u kritikua rëndë nga shumë politikanë, përfshirë ish kryeministren Margareth Thatcher dhe Pady Ashdown, lideri i partisë liberal-demokratre britanike. Por, gjykatat në Britani janë të pavarura dhe nuk i dëgjojnë thirrjet e politikanëve. Ganiq u lirua që të mbrohej në liri vetëm kur Diana Jenkins, një aktiviste për të drejtat e njeriut, e pagoi shumën që duhej të parave (kaucionit).

Natyrisht, Ganiqin e kërkonte shteti serb. Gati pas pesë muajve gjykata e liroi Ganiqin pasi që vërtetoi se akuza që e kishte ngritur prokuroria e Serbisë ishte e pabazë. Madje, gjykatësi Timothy Workman e cilësoi akuzën serbe si tërësisht politike dhe e kritikoi rëndë sistemin e prokurorisë dhe atë të gjygjësisë së Serbisë duke e quajtur jokompetent.

3. Në dhjetor të vitit 2009, ish ministrja e jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, po bëhej gati të nisej për Britani të Madhe ku do të merrte pjesë në një konference joshtetëror. Britanikët e informuan se policia do ta arrestonte sapo të mbërrinte të territor britanik dhe ajo e anuloi vizitën. Akuza e ngritur kundër Livnit kishte të bëjë me ngjarjet në Gazë në vitin 2008-9 kur ajo ishte në funksion dhe kur ishin paraqitur krimet kundër palestinezëve. Akuza ishte inicuar nga personalitete dhe organizata britanike për të drejta të njeriut.

Kjo ngjarje ndikoi që Izraeli të shqetësohej dhe u ankua te qeveria britanike e cila njoftoi se nuk kishte se çka të bënte pasi që policia dhe gjygjet nuk kontrollohen nga qeveria. Por, ndodhi një ndryshim. Britanikët në vitin 2011 e ndryshuan ligjin, i cili e vështirësoi ngritjen e padive kundër funksionarëve izraelit. Megjithatë, ndryshimi ka të bëjë me personalitetet izraelite derisa ata janë në funksione zyrtare dhe kur gëzojnë imunitet. Pra, akuzat mbesin të ngritura dhe kanë efekt kur këto personalitete nuk janë në funksion. Kjo është arsyeja që në Britani të Madhe nuk vjen asnjë politikanë izraelit jozyrtarisht pasi që për shumicën e tyre akuzat janë të gatshme.

Këto raste kanë treguar vështirësitë e zbatimit të ligjit të kësaj natyre në gjykatat britanike por, njëkohësisht, është dëshmuar se ekziston mundësia e ngritjes së akuzave të cilat edhe mund të pëfundojnë me sukses.

Tashti, në përfundim, ndoshta nuk është keq të parashtrohet një pyetje: A ka iniciur ndonjë akuzë shteti i Kosovës në Britani kundër ndonjë të dyshuari për krime të luftës apo krime kundër njerëzimit që janë ushtruar me të madhe në Kosovë? Helbete? Psh sikur që bënë Serbia edhepse nuk ka të drejtë e as arsye ta bëjë këtë.

Previous Post

NATO PAS DEKLARATËS SË VUÇIQIT: MBËSHTESIM DIALOGUN

Next Post

“Mund të ketë konflikt si në Karabak”/ NATO pas deklaratës së Vuçiç: Mbështesim dialogun

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“Mund të ketë konflikt si në Karabak”/ NATO pas deklaratës së Vuçiç: Mbështesim dialogun

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.