• Latest
  • Trending
  • All

Nga vizatimet me thëngjij, te piktura e skulptura

15/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 19 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Nga vizatimet me thëngjij, te piktura e skulptura

15/05/2016
in Kulture, Opinion

Me artistin shqiptar në Kanada, Hytbi Tarelli

Fuat Memelli,

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Me Hytbi Tarellin, isha njohur disa vjet më parë, në një veprimtari të shqiptarëve në Toronto. Atë ditë pashë disa punime të realizuara nga ai, por nuk krijova ide të plotë për punët e tij. Para disa ditësh, isha përsëri në Toronto te djali im , Eltoni, i cili jeton aty. Gjatë atyre ditëve, i bëra një vizitë Hytbiut në studion e tij, e cila ka “zaptuar” një kat të shtëpisë. Tek viziton atë studio të ndarë në dy pjesë, njëra ku ai punon dhe tjetra ku ka ekspozuar punimet e shumta, të duket sikur je në ekspozitën e disa krijuesve. Larmi punimesh në pikturë, skulpturë si dhe në terakotë. Në atë mjedis, u mundova t’i “vjel” disa të dhëna Hytbiut, për punën e jetën e tij. Dhe mësova mjaft për këtë njeri, i cili falë pasionit dhe sakrificës, ka lënë gjurmët e tij krijuese, dje në Shqipëri e sot në Kanada.
Rruga e tij si krijues, është e gjatë dhe e mundimëshme. “Fara” e këtij pasioni, kishte “mbirë” në shpirtin e tij qysh në vogëli, në vendlindje, në Braçanj të Devollit. Ishte 5-6 vjet, kur në hambarët e drithit të familjes, vizatonte më thëngjij. Këto vizatime, ishin”pikturat” e para të Hytbiut. Në vitin 1960, familja e tij shpërngulet në Lushnjë. Disa arestime në fisin Tarelli, e detyruan të atin e tij, Aliun, të merrte këtë vendim. Në Lushnjë, Hytbiu vazhdoi shkollën 8 vjeçare dhe me ndihmën e poetit , Faslli Haliti, u aktivizua në rrethin e krijuesve. Duke i parë talentin, ai e nxiti Hytbiun të vazhdonte Liceun Artsistik në Tiranë.”Njollat” në biografi, nuk e lejuan të riun e talentuar, të vazhdonte këtë shkollë. U detyrua të ndjekë gjimnazin në Lushnjë. Krahas shkollës, pikturon dhe hedh hapat e parë në skulpturë. Merr pjesë edhe në ekspozitën e piktorëve të Lushnjës. Ëndëra për të vazhduar shkollë arti, nuk i ndahet. Në mbarim të gjimnazit, aplikon për në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Përsëri “barikada” e biografisë i del përpara. Duke parë situtën, një mësues dashamirës, i thotë të lerë ëndërën e artit e të vazhdojë për mathematkë, pasi në këtë degë nuk e ngacmojnë. Dhe ashtu bëri.Vazhdoi Institutin Pedagogjik të Shkodrës , në degën e mathematikës. Shkodra, qyteti i artit e kulturës, i krijoi mundësi Hytbiut për t’u njohur me krijues të këtij qyteti. Artsitët shkodranë si Skënder Kraja, Hashim Kruja, etj, e afruan Hytbiun në studiot e tyre , nga të cilët ai përfitoi mjaft.
Pas mbarimit të Institutit, rikthehet në Lushnjë ku punon mësues për 9 vjet në fshatin Çermë. Në këto vite ai realizon disa punime në pikturë, kryesisht peisazhe nga Myzeqeja si dhe bustin e Qazim Merhorit, i cili ishte shoqëruesi i Ismail Qemalit nëpër kënetën e Myzeqesë. Në vitin 1983, bashkë me gruan e tij Teutën, shkon për të jetuar në Shkodër, aty ku studioi dhe ku gjeti bashkëudhëtaren e jetës. Këtu punon arsimtar në fshatin Mnel. Hytbiu i kujton ato vite të vështirë, ku për të shkuar në shkollë, i duheshin 2 orë në këmbë dhe po kaq për t’u kthyer. Gjatë viteve të qëndrimit në Shkodër, bën një jetë të gjallë artistike dhe realizon disa punime në terakotë si “Ahengu shkodran” “Nusja shkodrane” ”Leonardo da Vinçi” “Porosia e fundit e Skënderbeut” ( Kjo e fundit ndodhet në Galerinë e Arteve në Lezhë.)

Pas viteve ’90, si shumë shqiptarë të tjerë, emigroi në Greqi, në fillim në Rodos e më pas në Selanik. Për të mbijetuar, bën punë nga më të ndryshmet , ndërkohë nuk i ndahet edhe pikturës. Stacioni i fundit i shtegëtimit të tij, bëhet Kanadaja. Në vitin 1997, aplikon dhe fiton. Ishte një gëzim i veçantë për atë dhe familjen, fitimi i këtij aplikimi. Edhe këtu në fillim bën punë nga më të ndryshmet, ndërsa nga viti 2000 e deri sot, i është përkushtuar tërësisht artit, duke realizuar punime në pikturë, skulpturë e terakotë. Një vend të veçantë në këto vite, zenë punimet në skulpturë. Tek viziton studion e tij, të bien në sy skulpturat për Ismail Qemalin, Nënë Terezën, Dedë Gjon Lulin, Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin. Një basorelief i tij me figurën e Nënë Terezë, është vendosur në një shkollë në Toronto. Disa punime të tjera janë në zyrat e Qendrës së Shqiptarëve në Toronto. Ndër punimet e viteve të fundit, bëjnë pjesë edhe dy piktura, një me portretin e Inva Mulës dhe tjetri me atë të Mirush Kabashit.-Pikturën e Invës, ja dhurova kur ishte për koncert në Kanada. U prek shumë e më tha:- Ky do të jetë një nga kujtimet e mia më të bukura. Figurat kombëtare, më kanë tërhequr vazhdimisht. Realizimi i tyre, më jep një kënaqësi të veçantë, thotë ai. Krijimi më i fundit i tij, është një bust i Skënderbeut, të cilin e ka larë edhe në flori.-Ky bust më ka lodhur por e kam punuar me shumë dashuri. Kur e përjeton krijimin, e mposht lodhjen. Kam dëshirë që ai të vendoset në ndonjë mjedis shqiptar, thotë Hytbiu. Peisazhe të ndryshme nga Kanadaja, janë gjithashtu pjesë e punimeve të tij. Megjithatë, motivet shqiptare janë baza e temave që realizon ai. Për t’u “ushqyer” sa më shumë me këto motive, sa herë shkon në Shqipëri, viziton qendra historike e turistike. Kështu ai ka shkuar në Berat, Përmet, Sarandë, Butrint, Vlorë, Lushnjë, Elbasan, Korçë, Pogradec, Lezhë e Shkodër. Kosova gjithashtu ka qënë pjesë e udhëtimeve të tij, ku ka vizituar Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, Pejën, Grykën e Rugovës,etj. Ka vizituar edhe Malin e Zi.- Në gjithë këto udhëtime,më ka shoqëruar vëllai im , Kadri Tarelli, i cili jeton në Durrës. Duke njohur pasionin tim, ai më ka mbështëtur vazhdimisht. Para 5 vjetësh, i kërkova të më dërgojë një kostom devollit. E bleu dhe ma dërgoi. Këtë kostum e kam një gjë të shtrenjtë, pasi është i krahinës sime. Herë pas here, e vesh dhe më duket sikur jam në vendlindje, në Devoll, mes këngëtarëve e vallëtarëve të shquar devollinj, thotë Hytbiu.
Kur të shkojë prap në Shqipëri, kërkon të vizitojë zonën e Prespës si dhe viset shqiptare në Maqedoni. Kështu ai do të plotësojë gjeografinë e vizitave në trevat shqiptare, nga ku do të marrin udhë frymëzime për krijime të tjera. Duke u njohur me punët e Hytbiut, Klubi ”Don Valley Art Club” në Toronto, krijuar para 60 vjetësh, e ka bërë anëtar të tij. Rrugën e Hytbiut, po e vazhdon edhe djali i tij, Elis Tarelli, i cili ndjek studimet në një shkollë arti në degën e pikturës në Toronto.
Ja, ky është Hytbi Tarelli, e cili nisi rrugën e artit nga vizatimet me thëngjij dhe arriti te punimet në pikturë e skulpturë. Regjimi i kohës, e pengoi atë të vazhdojë shkollat e artit por ai mësoi si autodidakt, duke ja “vjedhur” profesionin piktorëve e skulptorëve shqiptarë. Kështu ai po realizon ëndërën e jetës së tij, të cilën nuk ka forcë që t’ja pengojë.

Post Views: 124
Tags: artistdrawingsedi ramapaintingspikturasculptureskulpturetalenttalenteterakotëterracottavizatime
Previous Post

Barroso në Tiranë, vizitë simbolike edhe në gjykatë

Next Post

Nikoliç: Shqiptarët po jetojnë në tokë serbe

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Nikoliç: Shqiptarët po jetojnë në tokë serbe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.