Presidenti i KE-së pritet të vizitojë të hënën Shqipërinë. Mësohet se gjatë kësaj vizite që nis më 30 qershor, Jose Manuel Barroso do të vizitojë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, e ndërtuar me fondet e Bashkimit Europian. Sipas njoftimit për shtyp nga zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas vizitës në këtë gjykatë, presidenti Barroso, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Sandër Simoni dhe kryeministri Edi Rama, do të mbajnë një fjalë para medias pasditen e së hënës.
Vizita të hënën në Shqipëri e kreut të KE-së u paralajmërua dje nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë seancës plenare të radhës. Të hënën, Barroso do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse Kuvendit të Shqipërisë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...