• Latest
  • Trending
  • All

“Nga këmbët borroviq, nga mendja eksiq (mangët)!?“

20/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“Nga këmbët borroviq, nga mendja eksiq (mangët)!?“

20/10/2014
in Opinion

Fadil LUSHI

Është një refren i një kënge të vjetër qytetare, ku pos të tjerash thuhet: “Kush m’i qan hallet e mia…, bini ju moj dajre bini, juve hallin moj nuk ma dini…, e mos qaj e mos qaj, të kam shpirt moj, të kam xhan!” Kjo këngë rrallë dëgjohet dhe nëse “i shkon” dikujt në vesh, atëherë shkon në veshin e atyre që “hiqen” paksa të moshuar apo janë “jashtë moshës mendore!”. Kjo këndohet gjithandej ku jetojnë shqiptarë, qofshin ata jugorë, veriorë, “shqiptarë maqedoncë, kosovarë, luginas dhe malazias”, të krishterë, ortodoksë, myslimanë, gegë, toskë, fukarenj, të dashuruar a edhe të dëshpëruar. Secili e këndon në dialektin dhe zhargonin e vet, qoftë ai të jetë amator a profesional. Këtë këngë, dikur moti e këndonin edhe të burgosurit politikë shqiptarë në “Petrova Rupa” të Goli Otokut famëkeq…, ata paksa ndryshonin ca fjalë të refrenit dhe thoshin: “kush i qan hallet e fëmijëve tanë!?”… Këto refrene i donte edhe arabaxhiu i mirë dhe i respektuar i mëhallës sonë. Se i kishte për shpirt këto refrene arabaxhiu, e dimë vetëm ne që e njihnim nga afër. Sot, kohë pas kohe, këtë këngë e “parapëlqejnë” edhe nipërit e ish-politikanëve të lartë komunistë si dhe ata stërnipërit e spahinjve që u shërbenin bejlerëve dhe  pashallarëve. Sot, këtu pari duken ca pasanikë “të moderuar” që nuk e kanë “për qejf” këtë këngë, për faktin se punët i kanë në “terezi” (e çfarë “terezie” se!). Ata në vend të kësaj kënge e preferojnë atë refrenin: “Ti (pushtet, nënvizim yni) je drita e syve të mi!?”. Ne që shkruajmë këtë vështrim, nëse do ta respektojmë institucionin e mendimit ndryshe, atëherë duhet të themi se e gjithë kjo është një shije e përzgjedhjes së tyre dhe këtu nuk ka kurrgjë të keqe.
Miqtë e mi të nderuar do të pyesin me të drejtë se po ç’lidhje ka pasthirrma e këtij refreni të këngës në fjalë me shkrimin tim dhe të tjerë të tillë si ky. Para se t’u përgjigjem (nëse nuk harroj t’ua kthej “xhevapin”), më duhet të parashtroj një paragraf të ndërtuar nga një komunikim mes dy zonjushash, diku në kufirin shqiptaro-shqiptar…, një “llaf muhabet” që edhe sot e kësaj dite të Perëndisë nuk më “ik a nuk më del nga fiqiri!?”. Një zonjushë nga jugu i Shqipërisë, që ishte shumë e bukur dhe me take të larta, por që në fakt ishte e papërmbajtur, me veshët e mi dëgjova kur një tetovares i tha: “…, që ti nuk je shqiptare, por maqedonce…, dhe kështu siç e mban të folmen (aludonte në idiolektin e saj) tënde vetëm një dreq i mallkuar mund ta kuptojë!?”. Tetovarja e mençur nuk iu përgjigj, jo se i mungonte “hazër- xhevapi!?”, por pse kishte nxjerrë përfundimin se kjo “jugorja”, lëre që nuk kishte fare “haber” për të folmet krahinore por njëkohësisht dukej si një “lopë e gjallë komuniste!?”. Ndoshta kjo “budallaqe” ishte në të “drejtë”, sepse nuk kishte njohuri për faktin se ne jemi një komb me dy dialekte dhe shumë të tjera sociolekte, me një gjuhë standarde, me një kulturë, me dy shtete, me dy kuvende popullore, me dy “vezirë e nënvezirë”, me dy presidentë, me dy “bajrakë” (njëri me shqiponjë dykrenore), me dy himne, me shumë parti politike, me kushedi sa e sa të përzgjedhur të popullit, “me shtatë palë inate homerike “ si dhe me pesë shtëpi, tri prej të cilave i mbajmë me qira.
Në vazhdim të këtij vështrimi gazete do të parashtrojmë pyetjen se a mos vallë  “banda (politike) frymore” e Prishtinës (nuk) e pëlqen refrenin: “…, kush (duhet) të na i qaj hallet tona…, bini ju moj dajre bini, juve hallet nuk na i dini…, mos qani e mos qani, ju kemi shpirt, ju kemi xhan!??” A mos vallë Republika e Kosovës nuk vonohet në formimin e qeverisë së re, a mos vallë partitë politike të Republikës së Kosovës bashkë me presidenten nuk e nëpërkëmbin Kushtetutën, a mos vallë ata që e ndërtuan “ligjin themelor të shtetit, ligj ky që përcakton rendin politik dhe ekonomik e shoqëror të tij, dhe në veçanti sistemin e zgjedhjeve, organet e larta dhe lokale të pushtetit shtetëror e të administratës shtetërore” e të tjera, sot nuk dinë ta lexojnë a edhe ta interpretojnë (drejt a gabimisht) ose “për inat duan t’i ngjisin bisht të paqenë”, a mos vallë atë e lexojnë sipas rregullave të alfabetit arab, a mos vallë qëllimisht duan t’i ngjisin gjymtime të sajuara, a mos vallë, duan ta bëjnë me “paterica”, a mos vallë kjo zvarritje a ky luks nuk i shkon përshtati politikës së shovinizmit shtetmadh të Beogradit , a mos vallë kjo vonesë e zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe e formimit të qeverisë nuk abuzon afatet, a mos vallë e gjithë kjo nuk e vë në dyshim cilësinë e Kushtetutës dhe detyrimet e presidencës…, a mos vallë ky ligj themelor duhet të lexohet nga gjithsecili ashtu si t’i teket dhe kur t’i teket…, a mos vallë politikanët që duan të “bëjnë pazare” me Kushtetutën dhe me detyrimet kushtetuese të presidencës, një ditë do të detyrohen ashtu pavullnetshëm të shkojnë te punëtoria e qelqpunuesit për të porositur një kornizë për të vënë “fotografinë e tyre artistike” dhe më pastaj ta varin në murin e partisë politike dhe në atë “Murin e Vajit-Ankimit” (jo të Jerusalemit)!??? Ta nëpërkëmbësh kushtetutën, është njësoj sikur “një besimtar katolik njëkohësisht të bëjë kryqin ortodoks, avdesin dhe lutjet myslimane si dhe ritet bektashiane” dhe anasjelltas…, atij dhe komuniteteve të tjera u mbetet të respektojnë fetë e njëri-tjetrit dhe asgjë tjetër.
Një ditë, një njohësi të shkëlqyeshëm të instrumenteve muzikore i parashtrova pyetjen me sa vijon: A mund të ekzekutohet gajdja, dajrja, lodra dhe borizani bashkë me qemanen…, ma ktheu: Gjithsesi jo, sepse katër prej tyre janë shumë zhurmues dhe rrjedhimisht nuk mund të prodhojnë harmoni zërash (“politike”). Dhe, së fundi, a mos vallë politikanët e Prishtinës, me “axhamillëkun e tyre politik”, një ditë nuk do ta “aneksojnë” tërë territorin administrativ të Republikës së Kosovës (përjashto Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicën)!??? Ndonëse në këtë kaos dhe ngërç politik nuk ka logjikë, prapëseprapë ca “politikanëbërës që hiqen për të mençur dhe për fodullë”, gjurmojnë a kërkojnë logjikën e paqenë…, kjo i vjen si ajo thënia: “Kur s’ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë?”. Dikur moti, kur babait tim doja t’ia tregoja “kufijtë e arës sonë të zaptuar me manaferra si dhe t’ia zbërtheja filozofinë” e një kryetitulli të një shkrimi tim, ma ktheu si me inat: a mos vallë edhe ti ke hise në të…, sikur donte të më thoshte: “edhe ti,  nga mendja je eksiq (i mangët)!?”. Kishte pasur të “drejtë”, sepse nuk më “doli” ajo fjala e urtë popullore: ”Bëmë nënë të të ngjaj”…, unë “asnjëherë nuk i ngjava” Nënës Nazë në mendime. Eh, sikur ta kisha gjallë, do ta luftoja kralin! Ndjesë pastë Nëna Nazë!
“Mendimi shqiptar lindi me kandil, u ndërtua nga atdhetarët me fener dhe sot po vdes me qiri”…, ndërkaq Kosova u ndërtua me gjakun e martirëve të saj dhe jo nga parti-të politike ekzistuese. Ajo nuk do vdesë!

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Korporatizmi

Next Post

Serbia e refuzon tre herë Edi Ramën për të vizituar Beogradin

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Serbia e refuzon tre herë Edi Ramën për të vizituar Beogradin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.