Sipas njoftimit të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Nuland do të zhvillojë takime me krerët e lartë shtetërorë dhe liderët e partive politike, për të diskutuar për çështjet aktuale në vend
Ndihmës sekretarja amerikane për çështje europiane dhe euroaziatike, Viktoria Nuland (Victoria Nuland) do të vizitojë të hënën Shkupin.
Sipas njoftimit të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Nuland do të zhvillojë takime me krerët e lartë shtetërorë dhe liderët e partive politike, për të diskutuar për çështjet aktuale në vend dhe me interes të përbashkët si dhe për procesin euroatlantik të vendit.
Vizita e saj zhvillohet në kuadër të turneut të saj në rajonin e Evropës Juglindore. Diplomatja amerikane e nisi turin e saj në Dubrovnik ku mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut për Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet transatlantike, të shtunën qëndroi në Tiranë dhe të dielën në Prishtinë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















