Këto ndryshime, të propozuara nga qeveria maqedonase, duhet të shqyrtohen brenda një periudhe 3-5 mujore
Komisioni për Çështje Kushtetuese në parlamentin maqedonas, i drejtuar nga kryeparlamentari Trajko Veljanoski, shqyrton të martën propozimin për ndryshime kushtetuesë.
Këto ndryshime, të propozuara nga qeveria maqedonase, duhet të shqyrtohen brenda një periudhe 3-5 mujore, raporton Alsat-M.
Përcaktimi i martesës si bashkim mes burrit dhe gruas, saktësimi i rregullave fiskale në kuadër të buxhetit edhe atë për defiçitin buxhetor dhe borxhin publik, ndryshimi i emrit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, formimi i Institutit të Ankesës Kushtetuese, ndryshimi në përbërjen e Këshillit Gjyqësor, ndryshimi i kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatën ose kryetarin e gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të të Këshillit për prokurorë publikë për zgjehdje të prokurorëve publike, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese, krijimi i mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të përcaktimit të Entit Shtetëror për Revizion si kategori kushtetuese, janë propozimet për ndryshime kushtetuese.
Propozimet u njoftuan në fund të muajit qershor nga kryeministri Nikolla Gruevski.
Kuvendi duhet të miratojë nevojën për ndryshime të Kushtetutës me dy të tretat e votave në seancën e 16 Korrikut, për t’i hapur rrugë qeverisë të përgatisë projekt- amendamentin. Për këtë përgatitje, qeveria ka në dispozicion një afat kohor prej dhjetë ditësh. Më pas pr/amendamenti i dorëzohet Kuvendit i cili e hedh në votim.
Sipas procedurës, pasi të kalojnë filtrin kuvendor, projekt-amandamentete kthehen në Qeveri. Pritet që këto projekt-propozime të përgatiten deri në fund të gushtit, ndërsa ato do të diskutohen edhe nga grupet e interesit. Të gjithë të përfshirët në periudhën e diskutimit publik do të kenë mundësi të japin propozimet e tyre të cilat do të merren në konsideratë nga qeveria për hartimin e propozim-amandamentit.
Çdo propozim-amandament duhet të votohet me dy të tretat e votave. Në qoftë se në fazën e parë nuk votohet nevoja për ndryshime kushtetuese, e gjithë procedura ndërpritet.
Ndryshimet e fundit të Kushtetutës në Republikën e Maqedonisë janë miratuar më 12 prill të vitit 2011.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















