• Latest
  • Trending
  • All

Mos vettingu i atyre që “nga gratë rrojnë”

15/01/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Mos vettingu i atyre që “nga gratë rrojnë”

15/01/2017
in Opinion

 ARBEN MANAJ

Arroganca dhe mospërfillja ndaj mosndëshkueshmërisë ka shkuar ne atë pikë saqë, shoqërisë dhe elektoratit shqiptar, pak e kanë tu thuash më të fundit…

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në vendin e parafundit për nga varfëria në kontinent, dhe me pagat më të ulta se kudo, bëhesh “miliarder” dhe oligark financiar brenda pak vitesh përmes “kursimesh”, duke jetuar si asket, pasi përndryshe s’ka sesi!

Fred Pezen, të fundit në radhën jo të shkurtër të atyre që gratë i kanë më të pasura dhe më të zonjat se ata vetë, që merren me politike, e japin drejtësi, nuk e njoh.

E kam takuar jo më shumë se gjysmë minute në këmbë në një aktivitetet në Ambasadën e Kosovës në Londër vitin e kaluar, dhe pasi me shprehu vlerësimin e tij profesional, për analizat e mija politike dhe punën si gazetar, u ndamë për t’u mos parë më ende.

Por nuk mund të mos habitem me investimin e tij familjar si aksioner, kryesisht me gruan përmes kursimeve që ka bërë gjatë këtyre viteve, kursime që mua si dhe shumë të tjerëve, nuk më bindin, për një investim të tille të paprecedent për karrierën e tij profesionale dhe të gruas së tij.

Por edhe ai ka të drejtën e pasjes së përfitimit nga hedhja poshtë e një dyshimi nga publiku, dhe institucionet që merren me verifikimin e pasurisë se politikaneve dhe zyrtarëve shqiptar, ta nisin me këtë rast, shembullin e efektivitetit financiar dhe publik te ekzistencës së tyre, nëse nuk janë të implikuar vetë në fshehjen hipotetike të asaj që minimalisht do e cilësoja transgresion.

Unë jam një njeri që kam punuar në Perëndim, në një institucion mjaft prestigjioz si BBC-ja në Londër, për mbi 18 vjet dhe kam pasur një rroge mbi mesataren e vendit, duke pasur të ardhura që shpesh kalonin edhe rrogën e BBC nga biznese të tjera shtesë, për të cilat kam paguar taksat një me një, që nga 93-shi, e siç thoshte pak a shume dikur, por jo me sot, Edi Rama, se “ nuk ka bir kurve që gjen leket e tij ne xhepat e mi”.

Pra, edhe pse kam pasur një rroge mjaft të mirë, e kam bërë shpenzime pafund, sidomos me udhëtime nëpër botë si hobe të mijat, e serish tërë pronat e mia dhe kursimet që kam nuk shkojnë në 1 milionë dollarë, edhe me shtimin e vlerës së banesave në tregun imobilar në një megametropol si Londra.

Ndaj jetoj në Angli e jo në Shqipëri, ku më të dyshuarit për korrupsion  gjithmonë “varke shpëtimi” kanë gratë apo nënat e tyre të pasura.

Që nga kreu aktual i qeverise që deri dje në opozite kishte 3 mijë euro e vetëm pasi u martua, po ndërton saraje në Surrel, e tere arradha e juristeve e politikanëve të të gjitha kohërave dhe krahëve të politikes, që marrin kredira familjare nga të afërm të tyre, çuditërisht të pasur, që japin kredira sikur të jenë institucione bankare!!!

Pa përjashtim, ky soj, në deklarimet e tyre zyrtare del se vet s’kanë asnjë vlere profesionale dhe të gjithëve, s’ngelet tjetër tu thuhet veçse, “pika qe s’u bie se nga gratë rrojnë”!

E tere kjo lojë e pështirë është fyese, pasi mirë që kanë vjedhur dhe zhvatur pasuritë e atij populli dhe kanë abuzuar vendçe me postet dhe pushtetin e deleguar, por edhe arrogantë në raport me vettingun e mos bërë ndaj tyre, deri me sot.

Pritet të fillohet me drejtësinë, dhe shumë mirë, por ata nuk janë të vetmit dhe më të krimburit.

Janë edhe politikanët, mbi të gjithë, që nga pasuria marramendëse e tyre, vilat, rekordet TIMS të udhëtimeve të tyre  ndër vite, shpenzimet për studimet e fëmijëve jashtë shtetit, tangerlleqet vanitoze me makina luksoze e arredimet faraonike nëpër vilat e apartamentet e shumta, ku jetojnë, që nuk përputhen me asnjë të ardhur dhe çfarëdo algorithem matematikore të të ardhurave dhe shpenzimeve që ata kanë bërë, qoftë edhe nëse kanë pasur biznese të tyre njëkohësisht, apo edhe nëse kanë paguar kokërr më kokërr taksat mbi të ardhurat në rastin më ideal.

Por arroganca dhe paturpësia më e madhe është heshtja ose aprovimi në heshtje, të tyre nga ata që drejtojnë partitë apo shtetin, në çdo mandat, përfshi edhe këtë të sotmin, ku do duhej të kishte llogaridhënie dhe llogarikërkim për këto para, nga ata që minimalisht do duhet të kishin aq aftësi llogaritëse, se një deputet apo politikan a jurist, gjykatës a prokuror, nuk i bën dot këto miliarda edhe sikur ta fillojnë punën në 5 e gjysmë të mëngjesit.

Po kush do kërkoj llogari, ai që po ndërton saraje në Surrel nga parat e fituara nga gruaja, apo ai që shullehet dhe lexon libra si Enver Hoxha dikur ne Drilon, nga vila e vajzës në Gjirin e Lalzit, apo të tjerët që nuk bëzajnë se kanë ‘kursyer “ rrezik më shumë se Fred Peza, e janë pjesë e “çetës së Pezës” në luftën personale për çlirimin e soj e sorrollipit të tyre, deri në shtatë breza, nga varfëria, nëe kurriz të një populli që i meriton plotësisht të tallen me të, ky soj kursimtaresh “par excelance”.

Edhe reformën në drejtësi e duan sepse duan të mbrojnë vetveten nga zullumet që kanë bërë dhe frika nga njeri-tjetri, pasi nuk mund ta bëjnë të njëjtën reformë dhe vetting në politike, pasi janë dhe thellë thellë ndihen të gjithë mëkatarë.

Nuk e bëjnë një reformë të tillë as në media, në pushtetin tjetër të rëndësishëm të demokracisë, sepse janë pjesë e lojës edhe ata baronë mediatik që drejtojnë dhe janë influencues, pasi të kapur nga politika e parat e pista e okulte të marra nga reklamat e pushtetit dhe njerëzve të afërt të pushtetit, janë më pak të rrezikshëm për sundimin e tyre, përmes kësaj gazetarie të mekur e puthadore.

Drejtësia në atë vend, pa të cilën nuk mund të ketë paqe sociale afatgjatë dhe të qëndrueshme, patjetër do duhet filluar nga vettingu i atyre që presupozohet se e japin atë në Pallatin e Drejtësisë.

Por, pa u bere vettingu edhe i atyre që e miratuan në parlament dhe atyre që e raportojnë për publikun, ajo drejtësi e aspiruar do të jetë utopike dhe e iluzive.

Pa të, shqiptaret votues duhet të luten që t’u bjere fati i këtyre “kursimtarëve”, që të kenë gra me lekë dhe të pasura, që prej tyre të rrojnë, siç pretendojnë se rrojnë, ata që u japin votën në çdo katër vjet, për të keqen e tyre të vetshkaktuar e katërcipërisht të merituar, pa të drejte ankese, e që ua kanë vënë festen sipas kokës.

 

Tags: edi rama
Previous Post

Ish-agjenti britanik: FBI injoroi dosjen ruse për Trump

Next Post

A e shpëtoi Thaçi, Mustafën nga turpërimi me trenin serb?

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

A e shpëtoi Thaçi, Mustafën nga turpërimi me trenin serb?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.