• Latest
  • Trending
  • All

Mos i arrestoni, amnistoni!

21/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Mos i arrestoni, amnistoni!

21/09/2014
in Opinion

Shpend Kursani

Një shtet pa mend. Nuk mund të jetë tjetër. Ndryshe nuk mund të shpjegohen veprimet e fundit me arrestimet e njëpasnjëshme të hoxhallarëve, praktikuesve të fesë islame, e atyre që shkuan e u kthyen nga luftërat në Lindjen e Mesme, e atyre që planifikonin ta bëjnë një gjë të tillë, e ekstremistëve e jo ekstremistëve.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në psikologjinë e sjelljes dhe të personalitetit njihet si sjellje vetë-shkatërruese kur një individ bënë veprime kundër-produktive që i shkaktojnë atij apo asaj dëme të pandreqshme. Thjeshtë, kur një individ ka marrëdhënie të çuditshme me jetën dhe ekzistencën e tij apo të saj.

Politika e arrestimeve agresive dhe me publicitet bombastik, nuk mund të jetë tjetër përpos sjellje vetë-shkatërruese e shtetit. Qeveria e Kosovës e ka futur shtetin në marrëdhënie kundër-produktive me jetën dhe ekzistencën e tij. Shih çka bënë kjo qeveri me instrumentet e dobëta shtetërore:

Një qytetar i Kosovës i përfshirë në luftimet në Siri kthehet në Kosovë në vitin 2012. Ai ishte bërë pishman pas përfshirjes së tij në Siri. Kishte vendosur t’i braktisë luftimet e të kthehet në Kosovë. Duke i besuar institucioneve shtetërore, i afrohet Policisë së Kosovës për të dhënë të gjithë informacionin në lidhje me luftimet në Siri në mënyrë që shteti t’i shpëtojë edhe të tjerët. Ai dëshironte sërish të integrohet në shoqëri.

Për një kohë ai lihet “rehat” nga shteti. Rreth dy vite më vonë, ai gjendet në mesin e 40 të arrestuarve. Shteti as nuk e integroi e as nuk e ruajti, por e arrestoi. Shteti e tradhtoi. Ka shumë të tjerë që janë bërë pishman për përfshirjet e tyre në organizime ekstremiste. Por, ata nuk i besojnë më shtetit; ata ende qëndrojnë nën kthetrat e manipuluesve ekstremistë, sepse për ta, këta manipulues janë më të besueshëm se vetë shteti. Tek cili shtet të gjendet shpëtimin?

Të 40 të arrestuarit, dhe tash shumë të tjerë që u arrestuan e me gjasë që do të arrestohen, futen në qeli. Vend ky fantastik për thithjen e të konvertuarve të rinj. Nuk e kam këtu fjalën për të arrestuarit jo ekstremistë apo për konvertime në praktikimin e fesë islame. Fjalën e kam për të arrestuarit me besime ekstreme e të dhunshme dhe për konvertime në po këso bindje ekstremiste e kriminale që nuk kanë të bëjnë me islamin.

Në fakt kjo edhe po ndodh nëpër qelitë e Kosovës. Të burgosurit tjerë nuk janë tjetër pos të burgosur. Shpresa për ta është e vogël, e dëshpërimi i madh. Mysafirët e rinj për këta të burgosur paraqesin risi, sidomos risi në mendime. Besoj që nëse 10 nga 40-50 të arrestuarit përfundojnë të dënuar me burg, atëherë besoj që nga 10 ekstremistë do t’i kemi 100 të cilët së bashku mezi presin ta përfundojnë dënimin e të lirohen nga burgu. Ata nuk do ta duan shtetin; në fakt asnjë kriminel nuk e don shtetin. Por, nuk do ta duan edhe më shumë për faktin se ata e shohin që shteti i cili i ka burgosur është vet kriminal.

Secili që dyshohet për veprime kriminale duhet të hetohet e varësisht nga dëshmitë të arrestohet. Metoda megjithatë që ky shtet ka zgjedhur t’i udhëheqë këto arrestime është metodë që rrjedhë nga dobësia e tij për ta luftuar krimin aty ku është. E, gabimin më të madh shteti po e bën kur aksioneve të veta kundër derivateve të krimit të vërtetë po ua mëveshë edhe fenë, apo fyerje të ndryshme në baza fetare. Kjo vetëm se po i përshumëzon ekstremistët nga radhët e atyre të cilët janë praktikues të moderuar të fesë islame.

P.sh., me rastin e arrestimit medialo-bombastik të Shefqet Krasniqit, imamit të xhamisë së madhe në Prishtinë, një djalë i ri e praktikues i fesë islame, i cili gjithnjë irritohet nga keqpërdorimi i islamit për veprimet ekstremiste e kriminale, më shkruan: “Shpend, po na bëjnë të padrejtë. Tash edhe më shumë do të shkoj ta dëgjoj hoxhën Shefqet”.

Nuk e di se sa e ka dëgjuar ky djalosh hoxhën Shefqet më herët, por ai dhe të tjerët nga tash do ta dëgjojnë edhe më shumë. Nuk e di se çka ka menduar shteti me arrestimin e tij medial, por një gjë është e qartë: që nga një i famshëm që ishte Shefqet Krasniqi para ditës së arrestimit të tij, u kthye në hero në ditën e arrestimit të tij. Që nga ajo ditë mendoj se Shefqet Krasniqi është kthyer në njeriun më me influencë në Republikën e Kosovës, më me influencë se Presidentja e shtetit gjithsesi, por ndoshta edhe më me influencë se Kryeministri i vendit.

Me Kushtetutën e Kosovës momentalisht nuk lejohet që Presidenti i vendit të zgjedhet me votë direkte popullore, por në rast se një gjë e tillë ndodh, nuk besoj se do t’i konvenonte dikujt tjetër më shumë se sa Shefqet Krasniqit – natyrisht nëse ai vendos nga vullneti i tij ta paraqes kandidaturën e tij për President vendi.

Arrestimet që ndodhën në mëngjesin e datës 17 shtator 2014, i gëzuan qarqet më ekstremiste e kriminale që më së paku kanë të bëjnë me islamin e thirren në islam. Në mesin e hoxhallarëve e praktikuesve të fesë islame që u arrestuan pati ekstremistë me mendime kriminale, me siguri, por pati edhe praktikues e lexues të islamit të cilët jo që nuk janë ekstremistë, por të cilët edhe i ndihmuan disa të rinjve të mos shkonin në Siri, e të cilët kërcënohen me jetë e sulmohen nga qarqe ekstremiste. Në mesin e këtyre hoxhallarëve pati të tillë që me leximin e ajeteve të caktuara kuranore në një moment të caktuara “kthjellën” të rinj që ato ditë ishin bërë gati të nisen për Aeroportin e Prishtinës për të marr rrugë për Siri.

Ekstremistët të cilët po keqpërdorin islamin për rekrutimin e të rinjve të dëshpëruar kosovarë vetëm se mund të falënderojnë aparatin shtetëror të Kosovës. Sepse, ata e donin pikërisht këtë, që këta hoxhallarë që po bëjnë çmos që islami të interpretohet si duhet e t’i ruajnë të rinjtë kosovarë për të mos shkuar në luftime boshe jashtë vendit, të mbyllen në qeli. Kështu që me këso arrestimesh po largohen kundërshtarët e ekstremistëve. Me siguri se këta ekstremistë që janë të lirë në Kosovë e disa të tjerë në Maqedoni e Shqipëri, mund të ngrehin një dolli së bashku me aparatin shtetëror të Kosovës. Nuk e di nëse Bajram Rexhepit, Shpend Maxhunit, Bashkim Smakës, apo shefave të tyre direkt e indirekt, iu është dërguar ndonjë SMS falënderimi nga këta ekstremistë të cilëve ua hoqën kundërshtarët. Mbetet të shihet.

Që nga arrestimi i grupit të parë të 40 vetave, xhemati nëpër xhamitë e Kosovës ka rënë për rreth 20 për qind, dhe numri i mjekrave po ashtu është zvogëluar. Sa keq. Tashmë i kemi 20 për qind të xhematit që nuk falen më nëpër xhamitë e Kosovës e që kryesisht kontrollohen nga BIK-u. Ata tashmë falen në izolim të pakontrolluar. Izolimi nuk mund t’i liberalizojë ata. Izolimi do t’i ekstremizojë ata.

Sa i përket mjekrave, tashmë në Kosovë nëse shihet dikush me mjekër e pantallona të shkurtuara lirshëm mund të dihet se janë praktikues të vërtetë të islamit. Nuk ka hapësirë të frikohesh nga botëkuptimet e tyre. Mirëpo, ekstremistët e vërtetë e të cilët e përdorin islamin për veprime kriminale tashmë sillen vërdallë duke rekrutuar pa mjekra apo me mjekra sa për adet të modës, e gjithsesi pa pantallona të shkurtuara, por me pantallona të lëshuara. Andaj të dukesh “kull” ka gjasa më pak të paragjykohesh e të arrestohesh. Na koftë për hajër edhe kjo.

Pra, ka shumë padrejtësi dhe mungesë të informacionit dhe inteligjencës së vërtetë. Problemi më i madh është se me këto veprime më së shumti po preket një shumicë e konsiderueshme e popullatës që janë praktikues të vërtetë të islamit. Ka terapi që mund t’i shkruhet shtetit për të dalë nga vetë-shkatërrimi në të cilin është futur.

Nga seancat gjyqësore të rreth 40 të arrestuarve dhe informatat që lëshoheshin duket se ka shumë gjasa që të ketë prova për aktakuzat e ngritura vetëm për një numër të vogël të tyre. Shumica prej tyre me shumë gjasë do të duhet të lirohen, sepse shteti i dobët deshi ta tregojë fuqinë duke e mbushur listën e të arrestuarve në bazë të paragjykimeve e jo provave, në mënyrë që t’i kënaq bosët e ndryshëm, kinse po luftohet terrorizmi. Kjo u vërejt edhe me parapërgatitjet për bombë mediale rreth këtij aktiviteti. Nëse ata që do të lirohen paskan qenë ekstremistë dhe nuk u ka pëlqyer ky shtetet, tashmë nuk do t’u pëlqej edhe më shumë, por edhe nuk është se do të jenë më pak ekstremistë – në mos më shumë.

Shteti ka bërë shumë pak për integrimin e komunitetit dhe praktikuesve të islamit në Kosovë, që është shumicë e popullatës, e ka bërë shumë për integrimin e serbëve të Kosovës që është pakicë e popullatës. Kjo e dyta ishte e nevojshme, natyrisht, por se shumë pak u punua për të parën dhe tashmë problemet po shpalosen.

Në emër të integrimit të serbëve të veriut, shumë kriminelë që dogjën pikat kufitare, që vendosën granata nëpër shtëpi të shqiptarëve, që vranë, e që dëbuan popullatën nga ajo pjesë, e që bënë shumë akte tjera kriminale – akte që nuk u quajtën terroriste – u amnistuan. U amnistuan për t’u integruar.

Është evidente që besimi tek shteti është duke humbur nga praktikuesit e fesë islame, e veprimet e fundit të aparateve të ndryshme shtetërore vetëm se po e përforcojnë humbjen e këtij besimi. Arrestimi me etiketime në baza fetare, e jo në baza kriminale, si dhe arrestimi i hoxhallarëve që ishin kundër ekstremizmit, po e irritojnë edhe popullatën the praktikuesit e fesë islame që janë kundër ekstremizmit. Edhe ata po e humbin besimin tek shteti.

Në pamundësi që shteti i dobët t’i luftojë shkaqet e problemit të ekstremizmit, dhe padrejtësive të njëpasnjëshme në të cilat e ka futur vetën, veprimin më të mirë që mund ta marr në këto rrethana është amnistia e të arrestuarve kohëve të fundit. Nuk është zgjidhja më e mirë, por është shumë më e mirë se sa vazhdimi i arrestimeve, veprime të cilat po përmbajnë shumë padrejtësi në vete dhe vetëm se po e përshkallëzon, përshumëzon, dhe po i ndihmon ekstremizmit dhe ekstremistëve. Po të aprovohet një amnisti për këta persona, veprimet e të cilëve në bazë të evidencës janë eksponencialisht më pak të dëmshme se sa të kriminelëve që u amnistuan në veri e në jug të vendit, Presidentja e vendit ka shumë çka për të thënë në fjalimin e saj që do ta pësonte një amnisti të tillë.

Në leximin e saj, Presidentja duhet ta arsyetojë amnistinë në emër të padrejtësive dhe mos interesimit të shtetit për të rinjtë kosovarë që ranë në kthetrat e ekstremistëve. Presidentja duhet ta lexojë para popullatës periudhën për të cilën bëhet amnistia, dhe të thotë se të gjithë ata që shkuan në Lindjen e Mesme deri tek një datë e caktuar duhet të kthehen në Kosovë, dhe që nuk do të arrestohen, por do të trajtohen nga institucionet shtetërore, e do t’u sigurohet shkollim e jetë e dinjitetshme në vendin e tyre.

Ky së paku do të ishte hap i parë i kthimit të besimit ndaj shtetit edhe ashtu të dobët për t’u marr me këtë problem në mënyrën që ka vendosë të merret. Ky veprim po ashtu do ta legjitimonte çfarëdo veprimi tjetër të shtetit kundër prishësve të rendit kushtetues dhe ligjor të Kosovës pas skadimit të datës së amnistisë. Pas një amnistie besa edhe komuniteti jo ekstremist islam në Kosovë do t’i arsyetonte veprimet e shtetit pas skadimit të datës për amnisti, natyrisht nëse ato nuk vazhdojnë të bëhen në baza të etiketimeve fetare, e sidomos jo nën përgatitje mediale të kallëzimit të muskujve artificial shtetëror.

Përndryshe, nëse kjo nuk bëhet dhe vazhdohet me metodat që shteti ka zgjedhur, druaj që do të përforcohet ekstremizmi në Kosovë, dhe do të harrohen shumë kërcënues të vërtetë të shtetit të cilët edhe janë burim i ekstremizmit që tashmë kinse po luftohet me muskuj. Më duket se planifikuesit e këtyre metodave duhet ta ngrin kokën e të shohin se përballë vetit nuk e kanë aparatin e Pentagonit dhe se një gjë të tillë nuk po e luftojnë jashtë shtetit, por në palcën e tij.

Post Views: 52
Previous Post

Karakteret njerëzore dhe rrjetet sociale

Next Post

Tahmini si “njësi matëse“ në shoqërinë kosovare

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Tahmini si “njësi matëse“ në shoqërinë kosovare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.