• Latest
  • Trending
  • All

Mos e shani Thaçin

26/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 18 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Mos e shani Thaçin

26/04/2016
in Opinion

Çfarëdo analizë që do të bëhej për punën e qeverisë së Hashim Thaçit do të tregonte se Kosova nuk i ka punët më mirë së që i kishte para ardhjes së kësaj qeverie në pushtet. Kosova edhe ashtu ishte në një greminë, por qeveria e Thaçit e ka hedhur në fund të pusit.

Në arenën politike, gjatë periudhës së dy mandateve, Hashim Thaçit i janë shtuar armiqtë personal, kurse radhëve të armatës së atyre që më nuk pajtohen me të nuk i shihet fundi. Nëse bazohemi në këto shenja, atëherë duhet përfunduar se Thaçi dhe partia e tij (PDK) nuk do të kalojnë mirë në zgjedhjet e 8 qershorit.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Natyrisht, nuk janë të paktë ata që nuk pushuan ta lavdërojnë dhe madhërojnë rolin dhe veprën e kësaj qeverie, por tabori kundërshtar kësaj radhe duket të jetë shumë më i madh. Shumica e zërave kritikë që ka elaboruar ky mes janë me vend dhe me plot arsye.

Thaçi i ka kaluar dy mandate duke qenë në krye të ekzekutimit të politikës, por duke mos e kuptuar ose duke e injoruar rolin e tij në këtë pozitë të rëndësishme. Gjatë qeverisjes së tij janë përdhosur të gjitha parimet e demokracisë. Shteti i sapoformuar ka funksionuar me vështirësi serioze. Qeverisja është kuptuar dhe është përdorur kryesisht si metodë e pasurimit e jo si sistem politik. Pa ndonjë brengë është zhdukur kriteri i emërimeve profesionale zyrtare dhe është abuzuar edhe me shenjtërinë e konkursit. Ka mjaftuar të jesh nga mesi i njerëzve PDK dhe rrethit të familjes ose shokëve të ngushtë të Thaçit, për t’u ngjitur në pozitat e pushtetit dhe në funksionet e kompanive publike.

Duke e goditur për vdekje parimin e meritokracisë, krunizmi politik i Thaçit ka themeluar një precedent të rrezikshëm. E keqja shtohet edhe më tej kur dihet që shumica e akuzave që i bëhen Thaçit dhe krunëve të tij politikë për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar, nuk janë të pabaza.

Duke ia mbyllur parasë rrugën e qarkullimit normal dhe duke e “shitur” pasurinë publike (shtetërore) pa ndonjë hesap, është shkatërruar edhe ajo ekonomi që ka ekzistuar. Burimi i parasë publike është drejtuar për t’u akumuluar në një basen (pothuaj privat) në të cilin arkat, kuletat dhe xhepat i kanë mbushur vetëm krunët e Thaçit. Kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë kur gjysma e popullsisë së Kosovës jeton me më pak se dy euro në ditë. Në këto kushte e rrethana është krijuar një varfëri dhe pasiguri financiare dhe është varrosur shpresa për investime të nevojshme nga jashtë.

Është folklorizuar politika e brendshme dhe e jashtme dhe nuk mbahet mend asnjë lëvizje adekuate politike e Thaçit që do ta forconte pozitën e shtetit dhe qytetit. Madje, nuk mbahet mend që ai të ketë bërë bile një fjalim, çfarë do t’i kishte hije një burrështeti, edhe pse Kosova ka qenë në qendër të vëmendjes duke bërë thirrje për zgjidhje të problemit të saj të rëndë politik dhe ekonomik.

Në shumë aspekte, Kosova nuk ka qenë më larg Evropës asnjëherë në historinë e saj, as atëherë kur ishte pjesë e Perandorisë Otomane dhe asaj Bizantine. Sot, dallimi i sigurisë personale dhe niveli i kualitetit të jetës, në krahasim edhe me shtetin më të varfër evropian, është shumë më i madh se kurdo herë më parë. Në aspektin e lirisë së qarkullimit, Kosova është shndërruar në një geto si kurrë më parë. Me keqqeverisjen e Thaçit, Evropa është larguar aq shumë sa që tashti duket sikur të jetë në një planet tjetër dhe shumë të largët nga ky i yni.

I tërë “aktiviteti” politik i Thaçit dhe partisë së tij (PDK) është ushtruar pa hasur në ndonjë pengesë serioze të shumicës së opozitës. Për të qenë e keqja më e madhe, opozita ka qenë pothuaj joekzistente. Me përjashtim të një partie (Lëvizjes për Vetëvendosje) të gjitha e kanë aprovuar në heshtje dhe me kokulur “programin” dhe pothuaj të gjitha iniciativat tjera të dy qeverive të fundit.

Qytetari i zakonshëm do të habitej me faktin që opozita nuk e kreu obligimin e saj. Plogështinë e tyre Thaçi duket se e ka shfrytëzuar mirë. LDK, gjatë tërë kësaj periudhe, në ringun politik e ka luajtur rolin e thesit të sparingut në të cilin anëtarët e PDK-së kanë zbrazur mllefin e tyre të akumuluar prej kohësh ndaj kësaj partie.

AAK ka luajtur rolin e ekipit të dytë të PDK-së. Duke qëndruar në bankën rezervë me durim ka pritur (publikisht) lajmërimin e momentit të lëndimit të ndonjë lojtari, kurse privatisht është lutur dhe ka pritur, helbete mos Fuqia Madhore do ta shkatërrojë tërë ekipin e parë në mënyrë që kjo të hynte në fushë për të vazhduar lojën me metoda të njëjta aty ku do ta kishte lënë ekipi standard.

AKR nuk bëri gjë tjetër, pos që luajti rolin e shërbëtorit besnik ndaj patronit të saj PDK-së. Kjo parti dukej se vullnetarisht ishte shndërruar në qilim dhe dorëza të cilat PDK i ka shfrytëzuar sa herë që është dashur të mos i baltosen këpucët dhe njollosen duart në punët e saja të pista.

Qytetari, duke qenë i turpëruar me këtë gjendje, me kokë nën tavolinë dhe zemër të thyer, i ka pa këto “nasihate” me sy të vet, sidomos në Kuvendin e Kosovës ku deputetët e paraqitnin veten në formë të karikaturës. Nuk është lehtë të kuptohet si dhe pse jemi katandisur në këtë gjendje.

Punë oklokratësh (halabakësh), do të thoshte Aristoteli. Por, zëri i tij post mortor nuk arrin dot të dëgjohet në sferën e jetës publike e cila pothuaj është e paqenë në Kosovë. Edhe kjo sferë qëndron prore duke u ndërtuar dhe ende nuk ka marrë as formë pasi që media dhe shoqëria civile nuk e kryejnë dot punën e tyre. Mbi kurrizin e qytetarit dhe në llogari të xhepit të taksapaguesit, anëtarë të këtyre dy grupeve tërë kohën kanë qenë të zënë duke hedhur valle me politikanët dhe afaristët e dyshimtë dhe duke e harruar rolin e tyre të kontributit në zhvillimin e demokracisë. Dhe, njeriu do të pyeste, si është e mundur që anëtarët e këtyre dy organizatave, joqeveritare u thënçin, që jetojnë në shtetin me të varfër evropian, por kanë shtëpi, makina dhe gjëra tjera më luksoze së “kolegët” e tyre në Berlin, Bruksel, Londër e Uashington?

Tashti kur anëtarët e shoqërisë civile dhe të medies janë “lodhur”, kanë hyrë në politikë për të pushuar duke qenë më afër me djallin ose për t’u bërë një me të. Nuk duhet njeriu të jetë shumë i mençur për të pa se kjo punë është mbrapsht. Në botën normale njerëzit nga politika shkojnë në shoqëri civile e jo anasjelltas si në Kosovë. S’do mend, duhet bërë shumë punë për të ndryshuar këtë mbrapshti.

I tërë ky kaos i ka shkuar për shtati Thaçit dhe partisë së tij në pushtet, pasi që nuk është kërkuar ndonjë shkathtësi e veçantë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo kastë alienësh e ka vendosur qytetarin në një distancë nga ku ai nuk mund të kyçet në procesin e demokracisë dhe ku atë nuk e arrin dot as shpërndarja e të mirave (pasurisë) publike. Prandaj, vetëm mendja naive dhe ajo e tifozërisë së verbër do ta cilësonte këtë qeverisje si të suksesshme.

Nëse marrim frymë thellë, dhe pas një pushimi të shkurtër, mundemi të shohim se ndoshta nuk do të duhej të akuzohej, kritikohej apo edhe shahej aq shumë Hashim Thaçi. Ai vjen nga mesi jonë dhe është prodhim i yni të cilin e kemi futur ne vet në tregun tonë politik. Në shumë mënyra, për fatin tonë të keq, Thaçi jemi Ne. Ndoshta, me te jemi duke i larë gjynahet për gabimet që i kemi bërë dikund e dikur në të kaluarën tonë. Duhet ta kuptojmë këtë fakt dhe duhet t’i përpijmë të gjitha hidhërimet, që na kanë mbetur në fyt, se me një sistem të arsimit, me këtë nivel të mediave, me këtë botë intelektuale, dhe mbi të gjitha me një arsimim politik të votuesve që ka ekzistuar, nuk ka pasur mundësi që nga mesi jonë të del një klasë tjetër politike dhe ndonjë politikan i kalibrit tjetër.

Duket se kohëve të fundit, megjithatë, është bërë punë në drejtim të ndryshimit të kësaj gjendjeje të nderë. Ka shpresë por edhe shenja që tregojnë për një ngritje të vetëdijes dhe arsimimit tonë politik që do ta fillonte ndryshimin. Një gjë e këtillë do të tregonte se deri ku kemi mbërri dhe do të qëndronte si tabelë udhërrëfimi për udhëtimin tonë në të ardhmen e afërt. Do të ishte gati mrekulli nëse bëhet ndryshimi që do të na e mundësoj largimin nga turpi dhe daljen nga tuneli.

Dita e Gjykimit tonë, por më shumë e Thaçit dhe takëmit të tij, është me 8 qershor. Megjithatë, nuk do të duhej ta marrim si befasi nëse Thaçi del fitues edhe një herë. Duhet të pajtohemi se vet e kemi lejuar atë dhe halabakët e tij të na e shkatërrojnë edhe befasinë. Prandaj, mos e shani Thaçin se mund të kemi punë ende me të. Ai, ende mund të jetë pasqyra jonë e turbullt që do të na shërbej për ta parë veten tonë kurdo që kemi nevojë e na merr malli.

Post Views: 145
Tags: AristoteliAristotleHashim ThaçiKLAkosovapolitikathe Kosovo Liberation Armyuckushtria çlirimtare e kosovës
Previous Post

Me kufijtë e shteteve të Evropës sipas Putinit, krijohet “Shqipëria e Madhe”

Next Post

Jahjaga bën thirrje për zgjedhje të lira e demokratike

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Jahjaga bën thirrje për zgjedhje të lira e demokratike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.