• Latest
  • Trending
  • All

Monografia e Pllanës denoncon terrorin

03/07/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 4 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Monografia e Pllanës denoncon terrorin

03/07/2014
in Opinion

Prof. dr. Nusret Pllana, autor i monografisë “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, me tekst dhe me fotografi, ndëshkon dhunën dhe krimet e regjimit serb të ushtruar mbi shqiptarët! Volteri: “Ai që fal krimin, bëhet pjesëmarrës i tij”

Shkruan: Prof. dr. Akil Mark Koci

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Këto ditë më ra në dorë një libër mjaft voluminoz me titull: “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, autor i të cilit ishte prof. dr. Nusret Pllana, botues Arkivi Shtetëror i Kosovës.
E lexova me kujdes, ndër të tjera, edhe një tekst të shkurtër me titull: “Dy fjalë për Monografinë”, ku autori në mënyrë koncize flet për të kaluarën historike të popullit tonë, luftërat dhe dhunën serbe mbi popullin shqiptar.


Prof. dr. Akil Mark Koci

Pasuria e shtresave kuptimore të këtij teksti, si dhe problemet që shtron autori, është mjaft e gjerë, edhe pse teksti për një botim të tillë ishte mjaft i shkurtër, por përmbajtësor, sepse shquhet në këtë tekst thellësia në ndriçimin e ngjarjeve, që prezanton autori. Edhe pse teksti mjaft i shkurtër për një libër kaq voluminoz, plotësohet me 400 fotografi, të cilat njeriu kur i sheh, rrëqethet nga pamjet e tmerrshme që paraqesin këto fotografi, se është fjala për një barbarizëm, për një trishtim, për një ndjenjë pezmi, sepse kur i sheh këto fotografi, njeriu shtron vetvetiu pyetjen: a është e mundur që këto masakra t’i ketë bërë dora e njeriut?!!

Autori me një rast thotë: “Në të gjitha këto veprime dhune, pos organeve shtetërore, gjithmonë janë implikuar edhe institucionet shkencore e kulturore serbe, madje shumë aktive ishte edhe kisha ortodokse serbe”!

Kjo gjë të tmerron por edhe të traumatizon aq fort, kur dihet se në zhdukjen e popullit tonë makineria serbe që nga viti 1884 zbatoi një politikë të tillë, qëllimi i së cilës ishte të zhdukte nga këto vende popullin tonë. Shkurt thënë, një mbresë të tillë lexuesi e merr kur lexon, e sidomos kur sheh pamjet makabre të bëra nga dora e një gjakatari të përhershëm kundër popullit tonë, një numër i madh i të cilëve, për të ikur nga këto masakra, shpërngulet në Turqi dhe në vende të tjera. Si thotë autori: “Duke zhdukur gjurmët e së kaluarës, pushtuesi plasoi tezën false se gjoja Kosova është tokë serbe dhe se historia e saj filluaka nga mesjeta”! Rastësisht m’u kujtua një thënie e Ismail Kadaresë dhënë gazetës franceze “Le mond” se “Kosova nuk është djep i kombit serb, por djep i krimit serb”, prandaj insistimi që Serbia të kërkojë falje për luftën e fundit, ngase, si e thotë një proverb shqiptar “krimi që falet, përsëritet”, të falurit është baras me një tradhti kombëtare! Të gjitha këto ngjarje që pasqyrohen qartë përmes fotografive, shikuar nga perspektiva historike na bindin se me serbët kurrë nuk kemi pasur miqësi, por gjithnjë kemi qenë të armiqësuar dhe të vrarë.

Ndërkaq, është tjetër çështje ajo që përvidhet dhe imponohet si mësim nga përvoja: hipokrizia, loja ekuilibrike, balancimet, llogaritë dhe prapaskenat serbe ndaj nesh, e ne kurrë nuk u mbushëm mend! Problemet që shtron autori prof. dr. Nusret Pllana përmes tekstit, e më shumë përmes fotografive, janë lidhje të ngushta sa me peshën e etnopsikologjisë së luftërave, krimeve dhe përndjekjeve, që kanë bërë “kojshitë” tanë shekuj me radhë mbi popullin tonë. Me të drejtë pohon “Washington post” se: “E vetmja gjë e organizuar mirë në Ballkan, është-krimi!”

Kur i vështron njeriu ngadalë e mirë këto fotografi, shfaq habinë si mund të jenë bërë këto krime nga dora e njeriut! Për këtëflasin fotografitë dhe ato paraqesin fakte dhe denoncojnë krimet e bëra, prandaj ajo që rrëfehet përmes këtyre fotografive, dëshmohet si një frustrim, si një dokumentim që regjistron dhe ndëshkon dhunën brutale e të egër, të paparë, të kryer nga “miqtë tanë”, si i quanin në kohën e komunizmit. Pra, mund të jenë këto impulse që të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë jo me njerëz, por me shtazë të egra!
Ndërkaq, edhe pse fotografitë kanë fuqinë e argumentimit vizual dhe flasin vetë, mendoj se pas çdo fotografie është dashur të shënohet me tekst legjenda për të evidencuar e konkretizuar aktet e krimeve të bëra, sepse teksti krijon komunikim që shpjegon, që sqaron, dhe që dokumenton.

Autori me këtë libër mëton të paraqesë të vërtetën e ndodhur, jo vetëm përpara, por edhe atë ngjarje makabre të luftës së fundit në Kosovë nga armiku i përbetuar serb. Dhe për nga fundi po përsërisë sentencën e D. J. Juvenalisit, i cili thotë: “Krimi është aq i madh, sa më i madh të jetë ai që e bën”. Prandaj qeveria të mos kërkojë falje nga serbët, se s’ka fjalë që mund t’i falë krimet e bëra! Gjeniu i Volterit ka një mendim të urtë, human e etikëlart: “Ai që fal krimin, bëhet pjesë e tij!”

Dhe krejt në fund autori i librit, prof. dr. Nusret Pllana, ka bërë një punë të madhe me përgatitjen e këtij libri voluminoz, sepse ka krijuar rast të shohim krimet e bëra që janë jashtë çdo kuptimi për pajtesë me armikun e përbetuar, me serbët.

Tags: edi rama
Previous Post

Nis ndërtimi i autostradës Prishtinë – Han i Elezit “Arbër Xhaferi”

Next Post

Taksa te reja per makinat, sherbimet e urgjences mjekesore dhe kartat celulare

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Taksa te reja per makinat, sherbimet e urgjences mjekesore dhe kartat celulare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.