• Latest
  • Trending
  • All

MITI I NJË “SAMITI” PËR DIASPORËN

14/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

MITI I NJË “SAMITI” PËR DIASPORËN

14/09/2016
in Opinion

Nga Arben Manaj

10 Shtatori është afati i skadimit për plotësimin e një formulari për pjesemarrjen, pas një ftese zyrtare në një samit të diasporës, që do të organizohet në fund të nëntorit në Tiranë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nuk e plotesova dhe nuk do të marr pjesë në të. Për këtë “Thanks, but no thanks”, edhe pse e vlerësoj si ftese dipllomatike, me firmë elektronike standarte nga “miqesisht Edi Rama”, po jap arsyet e mospranimit qëllimisht, në mënyrën më aspak dipllomatike, nisur nga konsiderata thjesht parimore.

Parimisht, dhe në kushte ideale, një samit i tillë është i vonuar në kohë, pas atyre butaforike të kohës së Berishës, por kam drojën se ky më i fundit, është po aq i pasinqertë dhe jo serioz, për nga mënyra sesi është menduar të vilen propozimet dhe sugjerimet e atyre që është menduar “en masse”, per kontributin e diasporës në mbarëvajtjen e punëve të kombit dhe shteteve respektive shqiptare.

Një formë e tillë organizimi kaq masive, me ftesa bujare, duket se është nisur nga parimi kinematografik “në mos njëri, tjetri Melkën do ma marë.”

Të ftuarit janë thirrur me idenë e pjesëmarrjes, pasi kanë kontribute të caktuara, edhe pse jo të gjithë kanë cfarë kontribuojnë cilësisht, dhe kam frikë se në mes tyre më shumë ka fejsbukiste delirante dhe uber të apasionuar pas selfies në një aktivitetet të tillë, sesa të debatojnë sesi mund të rritet kontributi i diasporës.

Mbledhja e mendimeve nga ata që dihet se kanë ide për kësi punësh, mund të bëhej në forma të tjera më moderne në kohën e Viber-it e Skype-it. Por mesa duket, masiviteti dhe fanfara kam frikë është pjesë e konceptimit të këtij eventi të rëndësishëm, por të marr me sportivitet të papërgjegjshëm për të ftuar bahdiava njerëz, që do duhet të lënë punët e angazhimet e tyre familjare dhe profesionale nëpër Perëndim, për të ksehasur delire qeveritare.

Ky aktivitet parashikon cuditërisht që pjesëmarrësit të vijnë në Tiranë nga cdo cep i botës me shpenzimet e tyre të udhëtimit dhe qëndrimit.

Ndonjë turbo-nacionalist alla tallava mund të thotë se për atdheun duhet bërë një shpenzim i tille. Pa problem, per Atdheun Po, por kur ky Atdhe dhe ata që e drejtojnë këtë Atdhe momentalisht , tere meskinitet, kanë dhe i gjejne fondet për arredimin e zyrave të gjithë ministrave pa permendur emra dhe pa përjashtuar emra, apo gjejne para nga taksat e shqiptareve për Jaguar etj, minimalisht për një bilete kthyese, thjesht në shënjë respekti më shumë, se gjithshka tjeter, gjykoj se parimisht është e pandershme t’u kerkosh atyre qe gjasme i vlerëson, që të vijnë me parat e tyre në një aktivitet që ti kërkon ta serviresh si sukses të punës tënde, e qe tek e mbramja, është një “tick” se e bëmë edhe këtë aktivitet.

Thuajse të gjithë ata që do vinë nga cdo cep i botës, jam i sigurt se nuk e kanë problem një bilete avjoni dhe qëndrimin nëpër shtëpitë e tyre nëpër Shqipëri, përfshi edhe mua, që shpenzimet janë gjëja më e pakët që më shqetëson, pasi ata që më njohin m’i njohin pasionet dhe gjakimin tim historik drejt surealizmave të kësaj bote.

Por, parimisht është fyese. Plus, trajtimi i kesaj kategorie shqiptaresh si marksist-leninistët e huaj të kohes së Enver Hoxhës, duke i cuar për vizita nëpër muzeume si Krujë e Durrës, sipas programit që na kanë dërguar, është pak ta quash qesharake.

Skepticizmi im për një iniciativë të tillë për thithjen e mendimit të njerëzve të shquar të diasporës përmes një eventi të tillë masiv në ftesa, më duket i pasinqertë, nisur edhe nga fakti se me përjashtim të Erjon Veliajt, askush, që nga kryeministri Rama, nuk ka denjuar të takohej dhe bisedoj me shqiparët e Britanisë, qoftë edhe njeherë të vetme, në afro dhjetë herët që ka ardhur në Londër. Qofte edhe për sy e faqe.

Shqiparët e Britanisë edhe pse janë ndër më të sofistikuarit për mendimin tim personal, kanë probleme të shumta që asnjë qeveri nuk ua ka zgjidhur, dhe as ka marr mundimin për një gjë të tillë, përkundrazi.

Ja vetem disa prej tyre, duke filluar nga me trivialet: Ligji për ndalimin e makinave angleze, që është miratuar pasi gjoja ndikokan në rritjen e aksidenteve, jo vetëm që nuk është i bazuar në shifra, por edhe ka dëmtuar tërë shqiptarët e Britanisë. Ky ligj me lobim të fuqishëm afarsit, ua ka bërë më të vështirë qëndrimin në Shqipëri atyre që janë me origjinë prej andej.

Ashtu si edhe shqiptarët nga vendet e tjera, edhe për shqiptaret e Britanisë, udhëtimi në atdhe është ndër më të shtrenjtët me linjat ajrore që bëjnë kërdinë me udhëtarët shqiptare, dhe mungesa e impenjmit për të bërë më shumë apo edhe të pamundurën për afrimin e linjave britanike ose jo low-cost me leverdi për të gjithë shqiptarët, është humbje edhe për shtetin, por që dukshëm nuk ua vret xhepin parisë dhe oligarakëve që sjellin fëmijët për ti shkolluar nëpër shkollat dhe univeristet e kripura britanike.

Shqiptarët e Britanisë kane mundësira të mëdha financiare dhe një know-how të konsiderueshëm, por mundësia e tyre për ti investuar ne atdhe, ndesh në murrin e lartë të korrupsionit.

Une, personalisht, jam ne dijeni të disa rasteve kur shqiptarë të suksesshëm të Britanisë kërkojne mik e ndërhyrje se duan të investojnë, por u kërkojnë t’u rrjepin lekurën.

Komuniteti shqiptar i Britanisë ka shumë njerëz të ditur dhe profesionist të integruar që punojnë nëpër institucione të respektuara të botës së biznesit, në shoqërinë civile dhe media, por askush në atdheun e super të ditureve te shkuma party, nuk u ka për borxh t’ua marr mendim dhe t’ua vjelë ekspertizën.

Qeveria mund të niset nga modelet hebraike të ndikimit dhe marredhënieve me disporën transatlantike, por Shqipëria nuk është Izrael dhe shqiptarët nuk janë aq të pasur ne financa dhe dije sa hebrenjtë, por po aq te lidhur sa ata me atdheun dhe fatet e tij. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe e atdheut tone dhe atyre që e kanë drejtuar deri më sot sa me padije aq edhe me fodullëk.

Shqiptarët nëpër botë, mbi të gjitha, dhe kjo është kryesorje, do duan të ndihen të respektuar dhe te barabartë, dhe t’u njihet e drejta e votës nga kudo që jetojnë, të regjistruar apo pa regjistruar, me emrat reale apo fiktive nga halli, sic abuzohet me mosdëshirën për t’u dhëne të drejtën e votimit.

Dhe kjo mosgatishmëri për një të drejtë kushtetuese, që mbi të gjitha të bën të ndihesh pjesë e shtetit amë, është e patjetërsueshme dhe detyre e atyrë që e kanë në dorë për ta bërë, pasi ka modele të gatshme, por që nuk duan, pasi i tremben votës së pavarur të emigrantëve që për shkak të latimit perëndimor, janë të pablershëm nga një thes miell, 200 euro apo një vënd punë në administrate. Dhe kjo votë e tyre mund t’u prish shumë punë kalemexhinjëve elektoral.

Eshtë e turpshme që Kosova u’a mundëson shtetasve të vetë votimin në distancë, e deri Filipinet e shumica e vëndeve normale në botë, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë do duhet të paguajne mbi 350 pound bileta avjoni apo tre ditë rrugë nëpër kontinent me makina, për të votuar në verë në Shqipëri për politikanë që nuk u bie ndërmënd për ta se egzistojne po jo, aty ku i degdisi fati i nje fati të munguar në atdhe.

Ndaj dhe personalisht, nuk denjoj te shkoj ne samit, dhe nuk pranoj të bëhem lojë e një fanfare, që dyshoj se do këtë suksesin e proklamuar.

Gjithësesi edhe pse nuk do marr pjesë personalisht, sërish ky shkrim modest, është per aq sa vlen, kontributi im i aty per atyshem, për këtë cështje, që edhe këto këshilla dhe sugjerime për qeverinë, si britanik, edhe unë i ofroj falas, sipas një modeli blerist të njohur tashmë…!

Tags: edi rama
Previous Post

Kapen mbi 16 kilogramë marijuanë

Next Post

Juncker: Megjithë largimin e Britanisë, BE-ja nuk është në rrezik

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Juncker: Megjithë largimin e Britanisë, BE-ja nuk është në rrezik

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.