• Latest
  • Trending
  • All

Miti i shpifur i “marrëdhënieve të reja” me Serbinë

16/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Miti i shpifur i “marrëdhënieve të reja” me Serbinë

16/10/2014
in Opinion
Për sa i takon dinjitetit kombëtar, kryeministri nuk ka pse të shkojë në një vend ku shqiptarët nuk janë të mirëpritur. Në një vend ku kërkohet vdekja e tyre dhe ku kriminelë të shpallur botërisht janë të lirë, madje edhe të hynë në fushë e të godasin shqiptarët. Anulimi i vizitës është më e pakta. Një takim Vuçiç – Rama do të ishte thjesht një hipokrizi për sytë e miliona shqiptarëve që e panë live atë çka ndodhi.

Armand SHKULLAKU

Kryeministri Edi Rama ka mundësinë të hyjë në histori jo si kryeministri i parë shqiptar që shkel në Beograd pas Enver Hoxhës, por si kryeministri i parë që refuzon ta bëjë këtë. Ai duhet ta anulojë vizitën e tij të lajmëruar në Serbi. Edi Rama nuk duhet të shkojë në Beograd jo vetëm për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve, por për të treguar botërisht se miti i “marrëdhënieve të reja” me Serbinë është një mit i shpifur dhe i rrejshëm.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Për sa i takon dinjitetit kombëtar, kryeministri nuk ka pse të shkojë në një vend ku shqiptarët nuk janë të mirëpritur. Në një vend ku kërkohet vdekja e tyre dhe ku kriminelë të shpallur botërisht janë të lirë, madje edhe të hynë në fushë e të godasin shqiptarët. Anulimi i vizitës është më e pakta. Një takim Vuçiç – Rama do të ishte thjesht një hipokrizi për sytë e miliona shqiptarëve që e panë live atë çka ndodhi.

Por hipokrizia më e madhe do të ishte që vizita të bëhej nën arsyetimin e marrëdhënieve të reja me Serbinë, bashkëpunimit rajonal e të tjera dokrrave si këto. Serbia nuk është kravata e Aleksandar Vuçiç apo kostumi i Daçiç në Bruksel. Serbia është ajo e Ivan Bogdanovit dhe e atyre që kërkojnë të masakrojnë shqiptarët. Është vendi që strehon më së shumti vrasës në Europë për shkak të luftërave në ish-Jugosllavi, i cili tjetër fytyrë përpiqet t’i tregojë botës dhe tjetër gjë fsheh në brendësi të tij. Urrejtja e pashërueshme që u shfaq hapur në stadiumin e Partizanit, nuk është vetëm ajo e ekstremistëve të “1389”, “Varrmihësve” apo ultranacionalistëve të tjerë. Ato pamje janë Serbia e vërtetë, e pasuesve të Millosheviçit që ishin në tribunë, e pjesës më të madhe të mediave, e një populli që nuk ndjen asgjë për krimet që ka kryer, që jeton me mitin e betejës së Fushë Kosovës dhe për të cilin “marrëdhëniet e reja” janë një koncept i papërfytyrueshëm.

Edi Rama duhet ta anulojë vizitën në Beograd pikërisht për t’i treguar botës fytyrën e vërtetë të Serbisë. Për t’i thënë edhe Maja Koçijançiçit, që foli në emër të Komisionit Europian për ngjarjen, se shqiptarët nuk provokuan në Beograd, se autoritetet serbe nuk vepruan me profesionalizëm, se futbollistët tanë u goditën nga ata që duhej t’i ruanin dhe se bashkëpunimi rajonal në kushte të tilla është një pallavër leshi që nuk ka asnjë vlerë. Edi Rama nuk mund t’i japë dorën Aleksandar Vuçiçit, i cili në gazetën “Vecernje Novosti” akuzoi një grusht shqiptarësh, përfshi edhe vëllain e kryeministrit shqiptar, që ishin të izoluar në stadium, se kërkuan të poshtëronin qytetarët serbë. “Ata duan të na shkelin krenarinë, por ne shpëtuam fytyrën tonë nga një bandë zyrtarësh të rremë shqiptarë që gjendeshin në tribunën vip, duke treguar një ndryshim të qartë mes tyre dhe nesh”. Këto ishin fjalët e Vuçiç për atë që u pa botërisht me zë dhe figurë. Kryeministri shqiptar nuk ka pse të bëhet dekor i një manipulimi të tillë. Një shtrëngim duarsh në Beograd nuk mund të mbulojë një realitet që ekziston në terren. Nuk mund ta bëjë Serbinë të duket ashtu siç nuk është, duke shfrytëzuar “tolerancën” tonë.

Ne e kemi treguar gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur rregullave të fqinjësisë normale, disa herë duke kapërcyer edhe mbi veten tonë. E kemi bërë për hatër të Brukselit, për t’u shfaqur tolerantë apo sepse vërtet jemi të tillë, kjo nuk ka më rëndësi. Pas ngjarjeve në Beograd, çdo lëshim nga Tirana nuk është më shenjë e qasjes europiane, por dobësi, sjellje e kompleksuar, mungesë dinjiteti. Do të pranonim t’i jepnim Serbisë me duart tona atë që nuk e ka dhe nuk e ka patur kurrë: fytyrën europiane. Përpara lëndimit të Brukselit, kryeministri duhet të mendojë për lëndimin e shqiptarëve.

Rasti i Beogradit shërbeu që jo vetëm bota t’i shohë edhe njëherë serbët siç janë, por që edhe ne këtu të kuptojmë se kozmopolitizmi prej snobësh në Tiranë ka shërbyer gjithashtu për të afirmuar një Serbi që nuk është. Një flamur i ngritur mbi stadium ka mjaftuar për të gërvishtur cipën false të fqinjit me të cilin duam të ndërtojmë “marrëdhënie të reja”. Disa djem nga Kosova na bënë të kuptojmë më në fund që Serbia nuk është Bjello Dugme e Bregoviç, por ajo që pamë në stadium. Që natën kërkonte në kor vdekjen e shqiptarëve dhe ditën i fajësonte ata para botës.

Një fqinj të tillë askush nuk ka të drejtë të na e imponojë. Kryeministri shqiptar duhet të reagojë pikërisht për këtë dhe jo të shprehë krenarinë apo keqardhjen në facebook. Deri tani deklaratat e qeverisë shqiptare kanë qenë të dobëta dhe të kompleksuara, në një kohë që Beogradi zyrtar ka marrë revansh për të mbuluar atë që ndodhi. Por më shumë se sa fjalët, nga Shqipëria, nga kryeministri shqiptar duhet një akt. Për t’i vënë një emër të gjithë asaj që ndodhi, për t’i dhënë fund hipokrizisë serbe, për të treguar se shqiptarët nuk janë ata të 100 vjetëve më parë, Edi Rama nuk duhet të shkojë në Beograd. Nëse Serbia ka zgjedhur të qëndrojë në gropën e saj, ne nuk kemi asnjë arsye t’i zgjasim dorën. Miti i shpifur i “marrëdhënieve të reja”, u rrëzua nga një top futbolli.

Previous Post

Ndeshja në Beograd dhe mesazhet që kombi i shqiptar i dha elitës

Next Post

Huliganët, nga zyra e shtetit serb në redaksitë e urrejtjes

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Huliganët, nga zyra e shtetit serb në redaksitë e urrejtjes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.