• Latest
  • Trending
  • All

Mes shqiptarëve, “Kazanova nuk ka shans ta arrijë pleqërinë”!

27/06/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 26 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Mes shqiptarëve, “Kazanova nuk ka shans ta arrijë pleqërinë”!

27/06/2019
in Histori, Kosova, Opinion

Armand Plaka

Janë dy numra revistash të ilustruara vjeneze që interesohen për Shqipërinë në një distancë kohore fare të pakonsiderueshme nga njëra-tjetra, por që shënojnë fort fundin e një epoke e nisjen e një tjetre që do të sillte më pas shumë pasoja për vendin.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

E para flet ekskluzivisht për shqiptarët, traditat e zakonet e tyre, duke marrë për shembull ata të veriut, ku shpalosen fraza që të bëjnë të ndihesh vërtet krenar, ndërsa pohon edhe disa të vërteta që çuditërisht i kanë mbijetuar kohës e që shihen edhe sot e kësaj dite si plagë shoqërore.

Të mbushura me foto ilustruese dhe të ekspozuara qysh në kopertinë apo faqet e para të revistës, artikulli i 1 marsit 1939 në “Das Interesante Blatt” dhe ai i 16 prillit 1939 në “Wiener Bilder”, na ofrojnë një imazh thuajse të harruar të Shqipërisë.

Në rastin e parë shkruhet se Shqipëria tashmë ndodhej përpara ndryshimeve rrënjësore, si pjesë e një Ballkani që po kërkonte një “modernizim të dhunshëm”, aq sa pas pak viteve të huajt duhet të rrëmonin vërtet shumë për të gjetur diçka “autentike shqiptare”. Më 1 mars 1939, autori i shkrimit flet tejet pozitivisht e me realizëm për Shqipërinë, e sidomos për rininë, që tashmë duket se kishte marrë një drejtim dukshëm pro-evropian, falë edhe arsimimit në shkollat italiane, franceze e gjermane.

Por, duket se merak ai ka malet e veriut dhe mikpritjen e malësorëve, të cilën ai thotë se është ekzemplare në botë, sikurse edhe duhani që ata “prodhojnë”, lulja e vetme që mbin në kopshtin e tyre. Po ashtu, gruaja dhe mbrojtja e nderit të saj në një mënyrë po aq të veçantë, duket se e habisin shumë autorin, i cili, nga ana tjetër, nuk ngurron të theksojë në një mënyrë proverbiale se: “Një Kazanovë në Shqipëri, nuk ka shans të arrijë pleqërinë”.

Pak i diskutueshëm ngjan të jetë pohimi se më anë tjetër duhet të bësh mirë hesapet nëse shkon në shtëpitë e malësorëve, pasi duhet të llogaritësh dhuratat që duhet të bësh për gratë e asaj dere, të cilat mund të jenë të shumta në numër, çka ndoshta mund të jetë një keqkuptim nga ana e autorit, pasi diçka e tillë nuk njihet e nuk pohohet nga asnjë kod zakonor shqiptar e as nga asnjë i huaj që ka shkelur në ato troje para dhe pas artikullshkruesit në fjalë.

Në rastin e dytë, duket sikur autori ka dashur që Shqipërisë t’i kushtojë faqen e parë dhe kopertinën e revistës, me qëllimin për t’i bërë reklamë synimeve të aleatëve të Rajhut, italianëve.

Vetëm një javë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, një revistë e njohur e ilustruar vjeneze, ka dashur të sjellë thuajse pa komente, sikurse e përmbante dhe formati i saj, pikërisht realitetin shqiptar gjatë ditëve të ndërhyrjes fashiste “në vendin e skipëtarëve”, siç i pëlqen asaj t’i cilësojë ata, duke marrë me siguri referencë nga rrëfenjat e famshme të Karl May-it, që asokohe ishte tejet i famshëm ndër lexuesit gjermanikë.

Ndërsa sjell disa foto ekskluzive të marra gjatë ditëve të pushtimit nga fotoreporteri i saj, që na shfaqin portrete malësorësh e malësoresh nga rajoni përreth Shkodrës apo pazarin e Krujës që autori e përshkruan si “kështjella e dikurshme e famshme e Skënderbeut”, në faqet më në thellësi, na shfaq një foto të mbretit Zog, me cilësime sigurisht negative dhe një foto të kontit Ciano më datë 9 prill 1939, ndërsa pritet me ovacione në aeroportin e Tiranës.

Por, ajo që ngjan disi e çuditshme, është faqja e dytë e revistës që servir një reportazh relativisht të shkurtër të shoqëruar me foto e që flet për një komunitet që për shqiptarët ka qenë i njohur në kohët e shkuara e të sotme. Artikulli i “Wiener Bilder”-it i datës 16 prill 1939, flet për ato që autori i cilëson si “nomadët e fundit të Evropës”, pikërisht për arumunët ose vllahët të cilëve u parasheh në fund një fat të madh përpara, në një kohë që Shqipëria tashmë po mendohej se do të ishte për dekada – e ndoshta dhe shekuj – pjesë e Perandorisë së re Romake, aleate e Rajhut të Tretë, pjesë e së cilës ishte tashmë edhe vetë Austria.

Duket sikur autori ka rënë rastësisht në gjurmët e tyre dhe është i bindur se “këta nomadë pa dyshim se përbëjnë mbetjet e fundmit të kolonizatorëve romakë, edhe pse ata janë përzier më pas fort me elementë të popujve të tjerë”.

Ndërsa vë në dukje kushtet e vështira në të cilat ata jetonin, flet për namin e tyre që dikur kishte shkuar deri në Venedik, duke theksuar se ata themeluan dhe banuan dikur Voskopojën, që shumë shpejt u bë edhe qyteti më i madh i brendësisë së Ballkanit.

Dy artikujt e revistave austriake të vitit 1939 përbëjnë kështu edhe një dëshmi më shumë, me vlera të pakontestueshme historike e jo vetëm, për të parë se ç’mendonin dhe si e trajtonin të huajt jo vetëm historinë e realitetin shqiptar, por edhe atë të një komuniteti që ishte ngulitur me kohë në trojet e tyre, për të cilin në një aspekt tjetër, ata mendonin se nuk kishte kurrfarë lidhjeje me shqiptarët dhe që në të njëjtën kohë, i shihnin si “mbrojtës fanatikë të krishterimit” në Ballkan.

***

Në Malet e Shqipërisë

Epoka e arsimimit ka shumë gjasa të jetë edhe një epokë e paragjykimeve. Disponohen njohuri të ndryshme rreth Shqipërisë dhe po ashtu edhe shumë paragjykime. “Duhet të bësh shumë kujdes me gjakmarrjen”, dëgjoj unë për shembull të thuhet dhe dikush tjetër mendon se pas çdo shkëmbi atje fshihet një kusar. Vendet e Ballkanit gjenden aktualisht në një zhvillim të vrullshëm. Ajo që dje ishte e vërtetë, sot kthehet në një legjendë. Dhe, një vend duhet përjetuar me të gjitha avantazhet dhe disavantazhet që ofron, në mënyrë që të flasësh për të.

Shqipëria ka një tokë të begatë buzë detit dhe paralel me bregdetin, si një mur i vërtetë, shtrihen disa vargmale. Nëpër shekuj dhe mijëvjeçarë këtu kanë shkelur pushtues të huaj, por në male ata s’mundën dot të vinin këmbë kurrë. Kësisoj, pjesa bregdetare akoma dhe sot e kësaj dite ruan një karakter osman.

Por, që prej kohësh po përmbyset prej atij evropian. Brezi i ri i shqiptarëve, arsimuar nga italianët, francezët dhe gjermanët, është tejet i motivuar dhe i angazhuar të përthithë arritjet e kulturës evropiane. Të gjitha shenjat flasin për atë se në pak vite atje do të kemi shndërrime shumë të mëdha. Shumë keq për të huajt që duan të shohin në Shqipëri diçka “shqiptare”. Ballkani dëshiron të jetë “modern” dhe në këtë pikëpamje, mendon në një mënyrë shumë më radikale sesa ne.

Por, kush interesohet për një popull me tipare për t’u admiruar, i mbështetur tërësisht në forcat e veta, që u ka bërë rezistencë turqve me qindra kryengritje, ai duhet të shkojë e të vizitojë një herë malësitë e Veriut.

Rrugë të bukura e të këndshme për të përshkuar, atje nuk ka. Dhe, as stacione të ndihmës së parë apo hotele e bujtina. Vizitori duhet të ketë çadra e tenda, si dhe një sasi të konsiderueshme rezervash ushqimore, gjithmonë me vete. Shqiptari i Alpeve, malësori, nuk ka kurrfarë ushqimi tjetër përveç një buke misri të ashpër dhe pak kripë.

Për më shumë se kaq, ai nuk ka nevojë. Dhe, ngaqë ai s’ka nevojë për asgjë, ai edhe nuk ra kurrë në varësi të atyre që prodhojnë diçka. Gjithçka ai e bën vetë. Veshje nga leshi i deles, shtëpi prej gurëve të maleve të veta, kurse pajisje shtëpiake nuk posedon. Duhani, të cilin e mbjell në një kualitet të pakrahasueshëm vetë, është edhe “lulja” e vetme që mbin në kopshtin e tij.

Dhe, megjithatë, këto nuk e kanë penguar këtë banor, më të varfrin e të gjithë malësorëve në botë, të jetë më mikpritësi nga të gjithë.

Një françeskan shqiptar më pyeti një herë: Si do i bëhet nëse unë vij në Vjenë, e ju në Shqipëri? A do të pritem e shërbehem edhe unë atje, nëse trokas diku?

Ai më vuri në një situatë të vështirë. Më mirë do të kisha preferuar të gënjeja. Ishte e vështirë t’i shpjegoja atij se në një qytet të madh të mbyllen dyert, se ka portierë e madje edhe kasaforta. Nga ana tjetër, nga anët tona nuk e di njeri se në një shtëpi shqiptari, në të cilën pritesh miqësisht, duhet dhënë një dhuratë. Dhe, vlera e dhuratës orientohet nga fakti se sa gra ka në atë shtëpi. E, ato mund të shkojnë në një numër të konsiderueshëm, të cilat para se të shkelësh pragun, nuk duhen parë në fytyrë.

Nuk mund të jesh kurrë i sigurt për to, pasi për nderin e një gruaje apo një virgjëreshe, nuk bën rojë vetëm babai apo bashkëshorti, por edhe vëllai, xhaxhai apo gjyshi. Me një fjalë, të gjithë meshkujt e fisit dhe gjithkush prej tyre është i gatshëm të marrë pushkën e të “vendosë drejtësi”. Një Kazanova në Shqipëri, nuk ka shans ta arrijë pleqërinë.

Edhe martesa nuk është një kënaqësi. Familjes së nuses i duhet paguar një shumë e konsiderueshme parash. Si një taksë sigurie për të dëshmuar se dhëndri është një nikoqir i mirë dhe se në jetën e tij, ai arrin të kursejë diçka.

Për këto karakteristika, një burrë mund të marrë një grua, të cilën vërtet e ka pas vetes. Vajzat janë shumë të bukura, të fuqishme dhe punëtore. Në kohë luftërash, ato u kanë qëndruar krah burrave nëpër beteja.

Marrë nga “Das Interessante Blatt”, Vjenë, 1 mars 1939

***

Nomadët e fundit të Evropës!

Në fushat e izoluara të Shqipërisë, në të cilat gjenden fshatarë të ngulitur – por qoftë edhe në lugina të futura thellë ndër male, në të cilat është shumë e vështirë të depërtosh – herë pas here ne hasëm në kasolle të rralla në formë të rrumbullakët prej degësh druri, të ndërtuara si ato të negërve.

Në këto kasolle banon një popull i çuditshëm që nuk ka të bëjë aspak me shqiptarët. As në gjuhë e as në zakone, edhe për sa i përket prejardhjes së tyre. Janë nomadë që emigrojnë gjatë gjithë vitit që nga zonat pranë detit – ku ata kalojnë dimrin – deri në malet e larta të Shqipërisë së Mesme; janë arumunët apo xinxarët, siç quhen ata.

Ky popull i çuditshëm – dhe kjo është e veçanta në të – ka një të shkuar të madhe. Këta nomadë,  dyshim se përbëjnë mbetjet e fundit të kolonizatorëve romakë, edhe pse ata janë përzier më pas fort me elementë të popujve të tjerë.

Ne dimë se ata rreth vitit 1000 posedonin një territor të gjerë banimi që shtrihej nga Trakia deri në Shqipëri. Edhe në shekullin e XII e deri në atë XV, formonin një “Despotat romakësh” dhe në atë kohë përjetuan edhe pika kulmore të kulturës së tyre. Ata kanë luftuar në formacione të izoluara si kristianë me besim të fortë kundër turqve.

Në shekullin XVI e XVII, themeluan qytete në mes të maleve të Shqipërisë dhe nami i tyre shkoi deri në Venedik. Themeluan dhe banuan Voskopojën, që shumë shpejt u bë edhe qyteti më i madh i brendësisë së Ballkanit.

Arti dhe shkenca lulëzuan asokohe në të. Kisha madhështore u ngritën dhe, edhe sot e kësaj dite, rrënojat dhe reliktet e asaj periudhe flasin për një epokë të rëndësishme ndërtimi. Stuhia shkatërruese e turqve u drejtua kundër këtyre rojtarëve rezistentë të krishterimit.

Gratë e tyre e mbanin shenjën e kryqit të tatuazhuar në ballë. Qyteti u zhduk katër herë nga faqja e dheut. Sot, ajo është më shumë vetëm një fushë rrënojash, dhe vetëm pak kisha kanë mbetur më këmbë.

Nomadët lëvizin me tufat e tyre të dhenve nëpër zonat e egra malore. Një pastërti shembullore mbizotëron në kasollet e tyre. Gratë mbajnë veshur çuditërisht veshje të pazakonta për popullsitë nomade dhe banorët e kasolleve e tendave. Ato janë të zbukuruara me ar e filigramë.

Arumunët flasin një gjuhë që është e ngjashme me latinishten, d.m.th. me rumanishten. Nëpërmjet ngritjes së shumë kufijve, atyre emigrimi u është bërë gjithnjë e më i vështirë. Por, ndoshta edhe për to tashmë ka ardhur koha që kohët e vjetra t’i zgjojnë nga gjumi, kur të hyjnë në kontakt me racën e madhe latine. E mbase ora e tyre ka ardhur sot.

Marrë nga revista vjeneze, “Wiener Bilder”, 16 prill 1939

Post Views: 103
Tags: kazanovaVjena
Previous Post

Engel: Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe duhet të sillet si e tillë

Next Post

Xhubleta në UNESCO?

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Xhubleta në UNESCO?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.