Kongresisti Eliot L. Engel, kryetar i Komitetit të Dhomës për Punët e Jashtme, ka bërë sot këtë deklaratë kushtuar situatës politike në Shqipëri:
Shqipëria ka bërë përparime të mëdha që prej viteve kur vuante nën diktaturën e Joxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë që demokracia e tij të zërë rrënjë. Marrëdhëniet e ngrohta dhe të forta SHBA-Shqipëri ka ndihmuar që të farkëtohen këto zhvillime. Prandaj, jam shumë i shqetësuar nga çfarë po shoh në ditët dhe javët e fundit, ndërsa udhëheqësit politikë të Shqipërisë duket se kanë hyrë në një ngërç tjetër politik.
Për hir të uljes së tensioneve dhe largimit nga konfrontimi, u bëj thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të ndalin çfarëdo veprimi të dhunshëm. Ky konflikt mund të zgjidhet vetëm me dialog, në përputhje me pushtetin e ligjit.
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Meriton një të ardhme europiane, mirëpo krizat e përsëritura lidhur me zgjedhjet e sabotojnë rrugën ku është nisur. I bëj thirrje popullit shqiptar që t’i rikthehet angazhimit paqsëor politik dhe një procesi zgjedhor që pritet nga një anëtar i familjes së vendeve demokratike Aleancës së Atlantikut Verior”.























