Një studim i realizuar në vendin tonë nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, IDRA për perceptimin mbi sistemin komunist tregon se 49% e të anketuarve janë shprehur se diktatura ka qenë një ide e mire, por e zbatuar keq.
Ky perceptim qytetar është publikuar pas miratimit nga Parlamenti të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Ndërsa 37% e të intervistuarve mendojnë se komunizmi është një ide e gabuar.
Gjithashtu, 45% e popullsisë mendojnë se Enver Hoxha ka pasur ndikim pozitiv në vend.
Në sy ra edhe mungesa e informacionit nga të rinjtë për figurat e persekutuara, njofton Ora News.
Për të realizuar këtë studim u intervistuan 995 persona mbi 16 vjeç















