Nuk thuhet kot në popull: “Shyqyr që ra kjo dekë dhe u pamë” dhe u pamë në zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar, ku partitë politike në Preshevë e vërtetuan me aktivitetin dhe rezultatin e zgjedhje, sa ishin të gatshëm ta mbrojnë interesin klanor dhe familjar e jo atë kombëtar e qytetar, ashtu sikur qysh deklarojnë vazhdimisht.
Po fatmirësish, që tani edhe qytetarët e kanë kuptuar demagogjinë e tyre, të cilët më një anë e kritikojnë Serbinë, dhe në anën tjetër me Flamurin Kombëtar, vrapojnë për tu kycur po në Institucionet e Republikës së Serbisë.
Hiç më pak se 28 muaj nga zgjedhjet lokale të vitit 2012, Partitë shqiptare na sjellin në pah politikën e tyre demagogjike, dhe vërtetojnë se deklaratat e tyre janë vetëm patriotizëm folklorik dhe asgjë tjetër.
Për 28 muaj, politika e Preshevës ka arritur t’i dëbojë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve drejt bashkimit Europian.
Në vitin 2012, në Preshevë votuan gjithsej 15724, qytetarë me të drejtë vote, duke hequr 400 vota nga këto të qytetarëve serbë.
Në zgjedhjet e vitit 2012, PDSH kishte 6397 vota PVD 3762, UDSH 2247 sebashku PVD UDSH6009 RD 1105, BDL 820 dhe 1066 subjektet tjera.
Rezultati i qeverisjes për 28 muaj ka arritur që ta përgjysmoj numrin ku për këto zgjedhje në Preshevë kanë votuar vetëm 7119. Partia me taban “PATRIOTIK” PDSH me koalicion me LPD, ka marrë 3920 vota ku shihet një zhgënjim jashtë zakonisht i madh nga kjo parti, me siguri për shkaqe pazarllëqeve mes Luginës dhe Beogradit. Kurse PVD-UDSH 2704, vota edhe këtu shihet marifeti i deputetit si në 2012 po ashtu edhe maskarallëku i zgjedhjeve 2014. BDL me koalicion 465 vota.
Sipas kësaj analize të lartë përmendur kjo punë nuk do koment, shihet qartë se sa kanë kontribuar në të mirë të “Shqiptarëve”. Kjo vërteton se këta vajtojnë për Shqipëri dhe kontribuojnë për Serbi, kjo vërteton se këta janë topuzi më i justifikuar për dëbimin e popullatës nga Presheva.















