Përveç politikës dhe sportit, Serbia ka rrëshqitur në nacionalizëm edhe në fushën mediatike. Kjo u dëshmuar të martën dhe të mërkurën që e lamë, ku pas ndeshjes së dhunshme Serbi-Shqipëria, mediat vizuele dhe ato të shtypura dolën nga petku evropian dhe e nxorën gjuhën e viteve të 90-ta.
Mediat e shtetit fqinj shqiptarëve iu referuan me gjuhën e Sllobodan Millosheviqit “shiptari”, derisa spekuluan dhe gënjyen ashpër për kinse provokimin që ua bën shqiptarët serbëve në Beograd.
E kjo fushatë urrejtje po vazhdon ende, bile edhe në ato media që deri të martën thirreshin në vlera evropiane.
E përditshmja më e madhe serbe, “Blic”, në numrin nesërm (e diel) në ballinë del me tekstin “Shqipëria e Madhe: punimet në vazhdim”, duke dashur të nxis përçarje edhe më të madhe, transmeton Indeksonline.
Kjo është vazhdimësi e “dronit” me shqiponjë dykrenore dhe hartën e Shqipërisë Etnike, ku u mundua që t’i tregohet Evropës se kinse shqiptarët e kishin planifikuar një provokim të tillë.
Në këtë artikull flasin, kush tjetër përveç se historianët nga Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, po këta historian që në librat e tyre kanë ndjellë urrejtje dhe thirrje për vrasjen e shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan.


















