• Latest
  • Trending
  • All

Mbreti i lirisë së Kosovës, Ibrahim Rugova!

21/01/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Mbreti i lirisë së Kosovës, Ibrahim Rugova!

21/01/2019
in Histori, Kosova, Opinion

Nga Enver Bytyçi 

Nesër bëhen 13 vite kur Dr. Ibrahim Rugova shkoi në hamshim. Ishte dita më e ftohtë e vitit 2006 e megjithatë me dhjetramijë qytetarë të Kosovës pritën me orë të tëra në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të dijes, kulturës, urtësisë, mprehtësisë, kujtesës historike e shpresës për të ardhmen, refuzuesit të pashoq të sundimit serb, arkitektit të pavarësisë dhe mbretit të lirisë së Kosovës!

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ibrahim Rugova ndërroi jetë si politikan, si presidenti i parë dhe historik i Kosovës së lirë! Por ai pati dimensionet e një gjeniu. Siç shkruan Dom Lush Gjergji, ai “Ishte studiues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, me njohuri të sakta, stil elegant, qëndrime gjithnjë optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thoja edhe më tepër, Profeti i Paqes, Gandi i ditëve tona në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Sot pas 13 vitesh të ndarjes së tij nga jeta, por edhe mbas 130 apo 1300 vitesh, Ibrahim Rugova do të përmendet në historinë moderne të shqiptarëve, të rajonit e të Europës si modeli i lidershipit demokrat, të vendosur e të pakompromis me veset e sunduesve mizorë e hipokritë! Ai do të shënohet në histori si gjeniu që pa ushtri, pa polici, pa gardë, pa mjetet e dhunës shtetërore ndërtoi institucione paralele me ato të pushtuesit të vendit të tij, serbët. Do të shënohet në histori si njeriu që ruajti harmoninë dhe ekuilibrin e mrekullueshëm të dy milion qytetarëve të vendit të tij! Kurrë në historinë e njerëzimit nuk kishte ndodhur më parë që një vend të promovonte paqen, solidaritetin, balancën njerëzore e harmoninë kombëtare si Kosova e Ibrahim Rugovës!

Në kontrast me të sotmen figura dhe vepra e Ibrahim Rugovës merr përmasat e të jashtëzakonshmes. Ibrahim Rugova ishte i pakompromis dhe imponues. Argumentet e tij bënë të mundur ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, aq sa Lordi Robertson do të shprehej se “pa rolin e Rugovës dhe pa ndërhyrjen e NATO-s nuk do të kishte një Kosovë të lirë”! Ndërsa sot dikush në krye të Kosovës ka marrë flamurin e zhbërjes së investimit të atëhershëm për këtë vend.

Rugova dinte të imponohej edhe te kundërshtarët e arqmitë e popullit të tij, ashtu si te kundërshtarët politikë brenda vendit. Me shallin e vet të përhershëm lidhi dhe paralizoi propagandën serbe të viktimizimit të saj prej shqiptarëve dhe zbuloi të vërtetat e mëdha e të thjeshta lidhur me vuajtjet e tmerrshme të tyre nga regjimi gjakatar i Milosheviçit. Ndërsa sot presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë bëjnë pazare në dobi të interesave të Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe.

Rugova loboi fuqishëm dhe iu imponua me argumente të pakundërshtueshme qendrave të kancelarisë së botës, Uashingtonit, Londrës, Berlinit, Parisit, Romës e madje edhe Madridit, që bota demokratike të angazhohej për lirinë e Kosovës dhe nuk u ndal asnjë çast në këtë rrugë. Ndërsa Presidenti i sotëm i Kosovës dhe kryeinistri i Shqipërisë lobojnë fuqishëm në këto kancelari për ndarjen e vendit në interes të Serbisë së bashkëpunëtorëve të Milosheviçit!

Rugova ishte ftuar disa herë nga Presidenti i Rusisë për vizitë në Moskë, ndërkohë që ai e refuzoi pamëdyshje atë. Presidenti i sotëm i Kosovës mburret me takimet e tij me kryeministrin dhe presidentin rus! Kur Tirana zyrtare bashkëpunonte me Milosheviçin ose dilte kundër ideve të Rugovës, presidenti historik dinte t’ia tregonte edhe asaj vendin me refuzimin e tij mistik e klasik. Ndërsa presidenti i sotëm i Kosovës “së lirë” merr urdhëra nga kryeministri i Shqipërisë për të bashkëpunuar me ish-ministrat e Milosheviçit në Beograd!

Ndërkaq të dy këta (Edi Rama dhe Hashim Thaçi) spekullojnë me një deklaratë të presidentit historik të vitit 1994, kur ai paska shpreh si një nga opsionet e mundshme të zgjidhjes së çeshtjes së Kosovës këmbimin e territorit të Leposaviçit me ato të Luginës së Preshevës. Me këtë spekullim banal Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i sotëm i Kosovës kanë për qëllim që të përligjin angazhimin e tyre për projektin serbo-rus që veriun e Kosovës, përfshirë Trepçen dhe Ujmanin, t’ia falin mikut të tyre, Aleksandër Vuçiq?! Spekullimi me Rugovën sa i përket çeshtjes së ndjeshme të ndryshimit të kufijve është i paskrupullt. Së pari, sepse ajo deklaratë është përmendur në kushtet e kërkesës së zgjidhjes së krizës pa dhunë. Pas dhunës së Milosheviçit në vitet 1998-1999 askush nuk e ka menduar një zgjidhje të tillë. Madje Rugova është shprehur shumë qartë se “Nuk pranon asgjë mmë pak se pavarësinë, ndryshe, ka paralajmëruar ai, mbetet si I vetmi opsion bashkii me Shqipërinë. Kjo dramë e re që Rama, Vuçiq dhe Thaçi përpiqen ta ringjallin në rajonin tonë duhet të marrë fund. Atyre nuk ju vjen në ndihmë Ibrahim Rugova.

“Rugova ishte nacionalist racional, shkruan Halil Matoshi. Kur populli ynë vuante nën shtypje dhe pothuajse po i shuheshin shpresat ai besonte tek NATO-ja”, Këtë qëndrim presidenti Rugova e  ka shprehur që në vitin 1992 në revistën prestigjioze gjermane “Spiegel”. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për opsionin e ndarjes së Kosovës, Rugova thoshte: “Atëherë prapë do të jetonin një milion shqiptarë jashtë mëmëdheut. Gjithashtu serbët shikojnë me këtë “ndarje”, që secila tokë me pasuri natyrore t’i takojë asaj. Atëherë neve do të na mbetnin vetëm tokat pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave. Do pranonim një protektorat të përkohshëm të OKB-së, sepse do të ishte qesharake të mendohej se 8% e minoritetit serb të sundonte dhe të mundte me dhunë 2 milionë shqiptarë”.

Ceshtjen e Kosovës dhe zgjidhjen e saj Ibrahim Rugova nuk e pati kurrë në jetën e tij intelektuale dhe politike si agjendë serbe. Përkundrazi ai këmbnguli gjithmonë për formulën e njohur që “Kosova fillimisht të të vendosej nën protektoratin ndërkombëtar e më pas të bëhej shtet i pavarur, neutral, I hapur për Serbinë dhe Shqipërinë. Kjo formulë zgjidhjeje erdhi në jetë në të gjallë të tij. Para 20 vitesh Kosova u bë protektorat ndërkombëtar e para 11 vitesh u bë e pavarur.

Detyra e brezit të sotëm është ta ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme që Rugova i la kombit shqiptar. Ata që duan ta shkatërrojnë projektin e Rugovës për shtetësinë e Kosovës, qoftë dhe në emër të “bashkimit të pjesës së mbetur me Shqipërinë”, ata nuk bëjnë tjetër veçse një shërbim historik për Beogradin.  Nëse presidenti i Kosovës dhe kryeministri I Shqipërisë do ia arrijnë ta ndajnë Kosovën, ata do të mund të përkujtohen me buste e monumente në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, ndërkohë që në Shqipëri e në Kosovë do të kenë fatin e Esat Pashë Toptanit, në varrin e të cilit në Paris përulen ende udhëheqësit e sotëm të Serbisë!

Tiranë, më 20 janar 2019

Ndalohet botimi pa lejen e autorit!

Tags: Ibrahim Rugova
Previous Post

Kryetarët e Bashkive dhe Hipopotamët e reformës territoriale

Next Post

Poshtërimi i varrit të Rugovës

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Poshtërimi i varrit të Rugovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.