Një 40-vjeçare ka humbur jetën sot pas një aksidenti në Kurbin, në aksin që lidh fshatrat Skuraj-Gallatë.
Viktima është Vera Gjoka, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia. Ajo ishte pasagjere në mjetin me targë “MR2739A”, që drejtohej nga bashkëshorti i saj, Astrit Gjoka, 39-vjeç.
Ky i fundit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë në shtratin e një përroi.
Për pasojë është plagosur Vera Gjoka, e cila u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit, banues në fshatin Gallatë në Kurbin, u arrestua në flagrancë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ai nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale për këtë rast u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.















