Një shqiptar është kapur me 50.000 euro të padeklaruara në doganën e portit të Barit, Itali, kanë raportuar një ditë më parë mediat italianë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte planifikuar për t’u nisur për në Shqipëri me një traget.
“Kam me vete 3.000 euro”, u tha shqiptari, rezident në Rimini, punonjësve të doganës së Barit.
Por, përgjigjja e tij nuk i bindi këta të fundit, të cilët kontrolluan bagazhet e shqiptarit, ku gjetën shumën e parave prej 50.000 euro.
Shuma monetare nuk ishte e deklaruar në doganë dhe shqiptari morri një gjobë prej 6.000 euro, shkruajnë mediat italiane.















