• Latest
  • Trending
  • All

HISTORIA-FOTO/ Dy vëllezërit shqiptarë, njëri iu bashkua ISIS-it e tjetri Al-Qaeda-s

15/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

HISTORIA-FOTO/ Dy vëllezërit shqiptarë, njëri iu bashkua ISIS-it e tjetri Al-Qaeda-s

15/06/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Iu bashkua “Al-Nusra-së” në vitin 2012 por autoriteteve kosovare iu deshën gati 4 vite që ta gjenin e ta arrestonin, por edhe kur e kapën e lëshuan në të njëjtën ditë, në procedurë të rregullt. Jeton i lirë, vetëm nën hetime megjithëse nuk ndjen pendesë për atë që ka bërë. Kjo është historia e vëllezërve Delija nga Gjakova që iu bashkuan njëri ISIS-it e tjetri Al-Qaeda-s.

Me mirësjellje e hap derën e oborrit të shtëpisë së tij që gjendet në hyrje të fshatit Palabardh e fund të fshatit Novosellë, fshatra me shumicë të besimit katolik. Me po këtë mirësjellje Arbër Delija refuzon që të intervistohet, duke u thënë se është agjerueshëm.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ai nuk ka pranuar që të intervistohet nga gazeta në lidhje me arrestimin që iu bë më 11 maj të këtij viti nën dyshimin për pjesëmarrje në grupet terroriste në konfliktin sektar në Siri dhe Irak që ka prekur edhe shtet tjera islame përreth.

“Policia ka arrestuar në Gjakovë një të dyshuar i cili ka qenë i përfshirë në konfliktin në Siri. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij ku janë konfiskuar si prova materiale disa libra, një thikë, tri USB, CD, dy audio rekorderë, një telefon si dhe pasaporta e lëshuar nga MPB-ja në emër të të dyshuarit të arrestuar”, thuhej në lidhje me Deliajnë në një njoftim policor të asaj date dhe bëhej me dije që me një urdhër të një prokurori special kosovar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt të njëjtën ditë.

Por, cila është historia e këtij të riu gjakovar që përfundoi në territorin e kontrolluar nga grupet terroriste në Siri?

arber deliajBurime të Express brenda Policisë bëjnë me dije së Arbër Delija në fakt ishte rekrutuar nga vëllai i tij, Përparimi që besohet që edhe tani gjendet në llogoret e luftës në Siri dhe po lufton në favor të Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS) që e ka shpallur tash e dy vite veten si “Khalifati Islam”.

Këto burime bëjnë me dije se derisa Përparimi është pjesë e ISIS-it dhe jo i vetëm, por edhe me gruan dhe djalin e tyre, Arbëri kishte qenë pjesë e degës së Al-Qaedas në Siri, “Al-Nusra”.

“Arbëri nga vëzhgimet tona del që nuk ka pasur ndonjë prirje radikale deri sa ka filluar të praktikojë fenë, por ishte vëllai i tij Përparimi që e ka helmuar me këtë ideologji”, thonë burime.

Dhe prekja nga ideologjia e islamit radikal që po i çon në xhihad mijëra te rijnë myslimanë nga mbarë bota duket se ka ndikuar fortë në Arbërin.

Arbër Delija e pranon fajësinë për këtë krim, por mohon të ketë luftuar gjatë e as që ka marrë pjesë në vijën e parë të frontit- pjesëmarrje aktive në konflikt të armatosur.

“Besojmë që ai ishte pjesë e ‘Al-Nusra-së’ për më shumë se 6 muaj nga ku dy javë ka qenë edhe aktiv në luftë, por siç e ka thënë edhe vetë, jo në vijën e parë të frontit”  thonë burime të Express derisa bëjnë me dije se Arbër Delija nuk ka shprehur pendesë për këtë gjë.

“Ai ende beson në ideologjinë që i përket këtyre grupeve terroriste dhe mund ti bashkëngjitej grupeve terroriste me t’iu dhënë rasti. Ai deri vonë ka pranuar edhe mesazhe ftuese për tu ri-bashkuar me grupet terroriste nga vëllai i tij, Përparimi”, thonë burime të Express.

Arbër Delija dyshohet se ishte pjesë e “Al-Nusra’së” në vitin 2012 ku shpenzoi rreth gjysmë viti në territorin sirian i shoqëruar nga terroristë të “Al-Qaedës”, por arrestimi i tij ndodhi vetëm në vitin 2016, edhe pse ai kishte muaj që ishte në Kosovë.

Dy muaj pas arrestimit me një urdhër nga Prokuroria Speciale ky institucion nuk ka një përgjigje se pse ai u lirua po në të njëjtën ditë që u arrestua, dhe mbi të gjitha: pse u desh që të pritej muaj të tërë që të arrestohej pas kthimit të Arbër Dlijajt nga konflikti në Siri.

“Ju informoj se kundër të pandehurit Arbër Delija janë duke u zhvilluar hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për veprën penale: Organizimi apo pjesëmarrja në grupe terroriste, nga neni 143 par. 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë për Express, por jo përgjigje në pyetjet konkret të gazetës.

vellezerit deliajArbër Delija vazhdon të jetojë në fshatin e tij, në Palabardh të Gjakovës i lirë, derisa në vizitën që i bëri Express ai po merrej me punët e bujqësisë në shtëpinë e tij të rrethuar me një mur të lartë. Ai po pret vendimin e autoriteteve, për të cilin në Prokurorinë Speciale nuk e paragjykojnë se cili do të jetë: akuzë apo lirim nga ndjekja penale.

“Pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer vepër penale apo jo dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë për Express.

Vëllezërit Arbër e Përparim Delija janë vetëm dy nga qindra kosovarët që iu bashkuan xhihadit në Siri e Irka. Në strategjinë e Qeverisë së Kosovës kundër ekstremizmit të dhunshëm të shtatorit të viti të 2015 përmendet shifra e mbi 300 kosovarëve të cilët që nga fillimi i konfliktit e deri tash i janë bashkuar grupeve terroriste në këtë konflikt që nisi me protesta për më shumë të drejta dhe kundër regjimit të Presidentit Bashar Al-Asad në Siri.

Qeveria së fundi pretendon që ka muaj që asnjë kosovar nuk iu është bashkuar grupeve terroriste atje./GazetaExpress/

Tags: edi rama
Previous Post

“Në Kosovë, zyrtari i BE të mos bëjë punë tjetër, po t’i bjerë daulles e t’u kujtojë qeveritarëve, përgjegjësitë”

Next Post

Makina bie në greminë, humb jetën 40-vjeçarja. Ja emri

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Makina bie në greminë, humb jetën 40-vjeçarja. Ja emri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.