• Latest
  • Trending
  • All

Lulzim Basha, kopja identike e Sali Berishës

03/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Lulzim Basha, kopja identike e Sali Berishës

03/10/2014
in Opinion

Nga Gjin MUSA  PD, tashmë është publikisht në duart e “themeluesit” Sali Berisha. Largimi i figurave kryesore, është përfundimisht copëtimi i kësaj force politike që tashmë është kalbur deri në palcë. Po me të drejtë lind pyetja: Si do jetë fati i PD?  Shqipëria, mjerisht ka një opozitë pa moral politik, e marrë peng nga gjyshi Berisha, emëruar një kukull në krye siç është rasti konkret i Lulzim Bashës. Kongresi i Partisë Demokratike nxori lakuriqësinë e kësaj force klienteliste. Familja Basha -Berisha me hajdutët dhe servilët rreth oborrit familjar krijuan këshillin “kombëtar” të PD, po kombëtarizëm këtu nuk ka.

Ristani përsëri numërues i Berishës dhe i Lulit! Besniku i sotëm Ristani po i gëzon peshqeshet e Berishës, nga qelia e burgut në krye të piramidës… vetëm demokraci këtu nuk ka. Dollibashi Berisha di t’ia lërë dopio gjashtën Lulit në dorë, po shpejt do pendohet. Zërat e fuqishëm të djeshëm në drejtimin e PD, sot janë në hije! Diktatori i ndëshkoi… veproi sipas porosisë staliniste, “vile mirë dhe hidhe në kosh”… identik si në kohën e Enverit. Grupi “armiqësor” i Ridvan Bodes, Jozefina Topallit, Astrit Patozit e Mesila Dodës e shumë të tjerë sot të padëshirueshëm për Saliun dhe Lulin… Turpi nuk ka kufi.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Po duheshin afruar shikasit dhe Malltezët, deputetët dhe këshilltarët socialistë, ishin të domosdoshëm për PD? Apo ishin të imponuar nga frika?! E vërteta është se ashtu siç u prit, përfundoi kongresi me “7500” delegatë, një mashtrim publik! I panevojshëm, apo donin ti matnin pulsin qeverisë se mos po frikësohej nga kjo “shumë” delegatësh… Sali Berisha u vetëdeklarua se e ka në grusht kupolën e SHQUP. Luli është sa për të lexuar hartimet dhe për të zbatuar urdhërat e “liderit shpirtëror” të PD, që me këtë kongres i vuri kazmën demokracisë.

Po me të drejtë lind një pyetje nga opinioni publik: Si ndihet mazhoranca kur nuk ka një opozitë në Parlament? Po kjo opozitë e ka dënuar bojkotin, s’ka lënë gjë pa fëlliqur, po sot, çfarë po ndodh? U rrah Strazimiri dhe u shemb toka! Jo, jo! Ky ishte sebepi që kishte kurdisur Sali Berisha, deputetët e mazhorancës duhet të shahen nga gratë, nëna dhe motra, kështu ndonjëri nuk do të durojë këto fyerje dhe do kemi ndonjë sherr sado minimal për të braktisur Parlamentin. Këto janë praktika të njohura nga Berisha, provokator dhe gojëligë në çdo post, që ka patur në këto 24 vite “demokraci”. PD identike, ajo që ka qenë ndër vite, në pushtet shaj opozitën përpara ndërkombëtarëve, në opozitë s’pranon asnjë kompromis, po bredh dyerve të Europës duke sharë vendin e vet, qeverinë e shtetit të vetë…

Pse i bën këto veprime PD e sotme? Kriza drejt një shpërbërje të pashmangshme, larje hesapesh. Kjo nuk do asnjë koment, demokratët e ndershëm, pionierët e themeluesit e saj nuk do ta durojnë këtë masakër të pashoqe në PD. Tashmë Berisha dhe rrethi i tij kriminal do përballen me stuhinë e vërtetë, manipulimi i votës brenda selisë së PD është vërtetësia më e pastër e një klikë që do të destabilizojë vendin, që kërkon të bëjë spastrime si në kohën e Enverit… Enveristi Berisha nuk shkëputet nga e kaluara, është vërtetuar në këto 24 vite, si një njeri diktator dhe stalinist i betuar, duke bërë deri likujdime fizike të kundërshtarëve tij politikë. Tashmë ka ardhur koha që Prokurori i Përgjithshëm, o të lërë zyrën, o të përveshë mëngët. Të jesh kryeprokuror i një vendi me një demokraci të brishtë nuk është e lehtë, po kur demokracia dhunohet, shteti plaçkitet, bandat kriminale bëjnë larje hesapesh, prokurorin nuk duhet ta zërë gjumi i natës…

Dosja Gërdeci dhe 21 Janari, z. Kryeprokuror, pse flenë në zyrën tënde? Nuk janë kutitë e votimit të PD që fjetën deri sa u rregulluan sipas dëshirës së Berishës, atëherë u asgjësuan nga zyra e kryetarit në hije Lulzim-Berisha. Ti je kryeprokuror! Në demokraci nuk veprohet kështu z. Llalla. Lirohet Guvernatori i Bankës së Shtetit, mbahet peng një femër në qelitë e paraburgimit… Je i marrë peng nga Berisha dhe Nishani? Pse hesht? Populli po të pret, reago sa nuk është vonë, qelitë e burgut janë të barabarta për të gjithë.

PD e ka humbur trenin e demokracisë rrugëve të Europës, duke sharë si sharlatanë të dalë dore. Po drejtësia dhe prokuroria nuk janë as të PD dhe ase të një force politike. Janë mbrojtëse të dinjitetit të kombit, janë dënuese të ashpra kundër krimit dhe korrupsionit pa asnjë ngjyrë politike, ndaj zoti kryeprokuror dil nga ajo agoni që je mbyllur. Kurrë nuk është vonë, po kur vonesa i kalon limitet, zullumi bëhet i madh dhe dikush duhet të përgjigjet. Ti ndoshta pret ndonjë mbështetje nga Luli? Jo, Luli është identik kopja e atij që e emëroi në krye të PD, kopje e Berishës në veprim dhe në krim, çdo prokuror është i padenjë për të inkriminuarin… PD është në krizë me vetveten, po me frikën e madhe se disa “liderë” të saj do përballen me drejtësinë… Demokratët e vërtetë do ta rilindin demokracinë e dhjetorit të ‘90-tës.

Previous Post

A do ta krahasojë Putini në Beograd Kosovën me Krimenë?

Next Post

Humbje që nuk vlerësohet si humbje

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Humbje që nuk vlerësohet si humbje

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.