• Latest
  • Trending
  • All

Luftë pushteti mes forcave politike shqiptare në Serbi

23/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 8 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Luftë pushteti mes forcave politike shqiptare në Serbi

23/04/2016
in Opinion

Teuta Nunaj

Mbeten edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, të cilat do të zhvillohen ditën e dielë, më dt. 24 prill 2016. Konkurrenca mes partive politike e ka kaluar stadin e një gare politike, pasi e ka kthyer në një luftë të mirëfilltë pushteti, një palë lufton me të gjitha mjetet, qoftë dhe jo demokratike për të mbajtur pushtetin dhe palët e tjetra luftojnë të marrin po atë, pushtetin. Kjo gjë është bërë edhe më shumë evidente në javën e fundit të fushatës zgjedhore. Blerja dhe shitja e votave është një fenomen, që si duket po merr zgjerim edhe në troje. Grupet e popullatave të margjinalizuara janë targetuesit e parë. Ndërkohë që çelësi i problemeve të shqiptarëve vijon të mbetet zhvillimi ekonomik i tyre.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Humbja e rregullave të lojës përgjatë fushatës zgjedhore dhe jo vetëm, imponimi te votuesit dhe detyrimi që të zgjedhin përtej bindjeve të tyre politike, largon edhe më shumë klasën politike shqiptare në Serbi nga rregullat demokratike dhe njëkohësisht i distancon edhe më shumë partitë nga njëra-tjetra. Kemi trajtuar edhe më parë rëndësinë që ka për shqiptarët e Serbisë, unifikimi i forcave politike shqiptare në Luginën e Preshevës në një listë unike për zgjedhjet parlamentare. Kjo gjë nuk u realizua në këto zgjedhje dhe pak gjasa ka të bëhet edhe në të ardhmen. Gjërat janë kopsitur ndryshe. Sepse, si bazë ka shërbyer interesi vetjak i pak individëve që drejtojnë politikisht Luginën dhe jo interesi dhe mbrojtja e të drejtave të popullsisë shqiptare në Serbi.

Partitë politike me shtrirjen më të madhe në Luginë po mbajnë qëndrime zgjedhore ndryshe. Partia për Veprim Demokratik (PVD) garon për zgjedhje parlamentare, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) së bashku me Partinë Demokratike (PD) i kanë bojkotuar ato. Dy qëndrime ndryshe, që i përçojnë edhe më shumë shqiptarët, duke shtyrë më shumë palët dhe duke i larguar në një masë të madhe nga ajo çka duhet të përbënte qëllim për ta: unifikimi.

A është menduar vallë për përfaqësimin në parlament të zërit të shqiptarëve të Serbisë? A është menduar që bojkoti tkurr prezencën e shqiptarëve si faktor politik në Serbi dhe sjell gjithnjë e më shumë zvogëlim dhe rënie të pozitës së tyre si etni? A është menduar edhe për të drejtat legjitime të shqiptarëve që jetojnë në qytete të tjera, si: në Suboticë, Novisad, Beograd, Nishë e deri në jug të Serbisë? A është bërë një analizë se kë favorizon ky bojkot dhe kë dëmton? Të parët që dëmtohen, sigurisht janë shqiptarët. Kush do i mbrojë të drejtat e tyre, kur radikalizmi antishqiptar që po rigjallërohet në Serbi do i sulmojë ata (shqiptarët)? Këto e të tjera pyetje flasin qartë për gjendjen e shqiptarëve në Serbi dhe për nevojën e madhe që ata kanë për bashkim.

Të krijohet përshtypja e një akordi të paravendosur në heshtje mes partive politike shqiptare për një ndarje pushteti të deritashëm, ku njëra parti, PVD ka pushtetin qendror, pasi kishte dy deputetë në parlamentin e Serbisë, që u shpërnda dhe me gjasa do të ketë përfaqësues edhe në parlamentin e ardhshëm. Ndërsa partitë e tjera, PDSH dhe PD kishte pushtetin lokal, pasi drejtuesit e dy komunave shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë janë drejtues të këtyre partive. Zgjedhjet e rradhës janë një provë edhe nëse do të ndryshojë apo jo ky raport. Përtej fasadës llamburitëse dhe “demokratike” të fushatës, situata flet më shumë për drejtimin e fijeve nga mbrapa skene, sesa në qendër të saj, liro e shtrëngo. Rezultati i zgjedhjeve që janë në prag në Serbi do të përcjelli nëse vërtetë do të vijojë të ndiqet e njëjta strategji. Ndërsa gjendjen në Medvegjë po e kalojnë në heshtje, a thua aty nuk ka shqiptarë dhe ajo tokë nuk është shqiptare. Të jetë vallë një rastësi, një harresë e “pafajshme”, një neglizhencë paaftësie, apo një strategji e hollë për ta ndarë nga trungu i tre komunave shqiptare?

Bashkimi i forcave politike shqiptare në Serbi ishte një dështim i plotë dhe kjo jo për pamundësi, por për mungesë të plotë vullneti dhe serioziteti të partive që mbajnë peng gjendjen politike në Luginë; për angazhim të pamjaftueshëm të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë si shteti amë dhe Kosovës, ku tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në referendumin e datës 1-2 marsit 1992, votuan lirisht në masën 95% për t’iu bashkuar Kosovës. Heshtja dhe mosveprimi i dy shteteve shqiptare dëmton drejtpërdrejtë shqiptarët në Serbi. Ende sot, të dy Qeveritë nuk mbajnë një qëndrim orientues për shqiptarët në Serbi, duke i lënë ata në këto prag zgjedhjesh parlamentare dhe lokale në vakum, pa busull dhe pa mbështetje morale. Por edhe media duket se e ka harruar këtë moment kaq të rëndësishëm që po kalojnë shqiptarët në Serbi, kjo shprehet me faktin se lajmet për ta janë pothuajse inekzistente.

Pak apo aspak po flitet për votën e emigrantëve shqiptarë nga Serbia. Shqiptarët në troje kanë emigruar ndër vite dhe Lugina ka gjysmën e votuesve të saj që jetojnë e punojnë në vende të tjera të botës. A do të mundin ata të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesit politik dhe administrativ në Luginë? A po bëjnë përpjekje të mjaftueshme drejtuesit në pushtet në Luginë, që të mundësojnë pjesëmarrjen e tyre në votime, apo sërisht votuesit emigrantë ditën e zgjedhjeve, do të dergjen pikave të kontrollit për të hyrë në Serbi, si kanë bërë vite më parë?

Këto e të tjera probleme vijojnë të shqetësojnë popullatën shqiptare në Luginë e në Serbi, por pak kush po merret me to. Lufta e pushtetit po e zvogëlon hapësirën për luftë idealesh dhe mbrojtje interesash të shqiptarëve, gjë e cila po pengon punën e një pakicë elementësh përparimtarë që po punojnë dhe po përpiqen për të mirën e Luginës dhe të shqiptarëve në tërësi në Serbi.

Tags: edi rama
Previous Post

Spastrim në PS, terhiqen Dade e Dokle. Lihen jashtë Blushi e Hafizi

Next Post

Prokuroria nis hetimin e llogarive të Shullazit, sa ishte pasuria e tij?

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Prokuroria nis hetimin e llogarive të Shullazit, sa ishte pasuria e tij?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.