• Latest
  • Trending
  • All

“KURBANI” I 1 QERSHORIT

02/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“KURBANI” I 1 QERSHORIT

02/06/2016
in Opinion

Dorina Hoxha

Festa e përvitëshme e “1 Qershorit” i dedikohet fëmijëve, asaj pjese të shoqërisë  që do të përbëjë të ardhmen e një vendi nesër, por që fatkeqësisht po vritet padrejtësisht, sot. Kujt nuk i zbutet zemërimi brenda vetes kur shikon një fytyrë fëmije? Kujt nuk i largohet dhimbja kur shikon një buzëqeshje engjëllore përballë vetes?…

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Një fëmijë reflekton brishtësinë e jetës në rritje dhe njëkohësisht forcën për të pranuar brishtësinë e jetës në zbritje.  Një fëmijë  përthyen egot më të mëdha, nënshtron forcat e gravitacionit shpirtëror.

Me rritjen e fëmijëve rriten psiqikisht  çdo ditë edhe vetë prindërit e njëkohësisht edhe shoqëria. I parrituri të rrisë të rriturin është njësoj sikur i rrituri të rrisë të parriturin, e tërë jeta jonë është një proces rritjeje.

Përpjekja e prindërve për t’u rritur, rrit përpjekjen e parritur të fëmijëve. Për ta thjeshtuar situatën, prindërimi është një përpjekje rritjeje brenda rritjes, është një përpjekje sigurie brenda pasigurisë. Shqetësimi i prindërve është siguria e fëmijëve të tyre. Mijra para derdhen në emër të krijimit të një mjedisi më të sigurt për fëmijët e tyre, në emër të një të ardhme derdhen mijra sakrifica prindërore. Por, jo gjithmon ajo që shpenzojmë individualisht për t’u siguruar na shpërblehet  në siguri individuale. Në një komunitet, siguria individuale përkthehet në sigurin e gjithë shoqërisë. Nëse prishet një hallkë e këtij zinxhiri shoqërorë atëherë ‘të sigurohesh’ apo ‘ruhesh’  individualisht është  e njëjta gjë  sikur të mos ruhesh, sepse rreziku të vjen nga të katërta anët. Rasti konkret ndodhi disa ditë më parë në zonën e Freskut, në qytetin e Tiranës, ku një makinë doli nga rruga  duke aksidentuar  në trotuar tre qytetarë, nga pasojë e së cilës humbi jetën një fëmijë 3 vjeç dhe  mbetën të plagosur dy prindërit.

Një fëmijë, i shoqëruar nga siguria që të falë prania e prindërve papritur bëhet ‘Kurbani’  i pasigurisë shoqërore.  Sa ‘kurbane’ të tjerë do të flijohen nga ky zinxhirë i shkëputur instancash?!…

A do të dëshiroje lexues i dashur, që fëmija, nipi ose mbesa juaj të ishte kurbani i rradhës, në pragun e një supermarket, në pragun e një shkolle më keq akoma, në pragun e shtëpisë  tënde?!… Kërkojmë t’ja lejmë fajin një fajtori e kjo sigurisht është një e drejt, por dijeni se fajtori nuk është “NJË”, por janë “SHUMË”. Fajtorët janë ‘ato’ të papërgjegjshëm që manipulojnë  dhënien e lejeve drejtuese, janë ‘ato’ jakat e bardha të papërgjegjshëm, kundrejtë rryshfetit lëshojnë raporte mjeksore pa bërë analiza. Janë ‘ato’ të papërgjegjshëm, që i venë çmim vlerës së jetës duke lejuar narkomanë apo të sëmurë psiqikë të bredhin rrugëve të Tiranës normalisht, si ‘të aftë’ në drejtimin e një mjeti. Ja pra, faji nuk qëndron vetëm tek një 21 vjecarë, që në gjendje deliri a gabimi teknik bëri ‘kurban’ një fëmijë 3 vjeç, në prag të festës së  ‘1 Qershorit’,  e bëri ‘kurban’ në prag të Ramazanit, e bëri ‘kurban’ në prani të prindërve, e bëri ‘kurban’ të pasigurisë që na ofron sot shoqëria, me një zinxhirë hallkash të prishura.

Një varr-dhuratë për  ‘1 Qershorin’ e fëmijës 3 vjeç të aksidentuar,  nuk mund të lihet në heshtje nga kjo shoqëri civile që për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojrave tek liqeni shqyhet. Këndi i lojrave tek liqeni u shëndërrua në legjendë urbane, nuk u ashkalua as në ditën e fëmijëve. Fëmijëve të kryeqytetit të Tiranës i’u krijua një hapësirë argëtuese e standartit europian, prindërit e së cilëve nuk do të detyrohen të paguajnë baret dhe restorantet në këmbim të disa këndeve  modeste lojrash.

Përse shoqëria civile nuk çirrret për pasigurinë e këtyre fëmijëve që dorë për dore prindërve kinse të sigurt, mbesin viktima të absurdeve sociale e korruptive. Shoqëri civile që kujdeset për cilësinë e diellit dhe fotosintezën e gjetheve, pa kuptuar që po i shuhet drita përpara syve.  PARADOKS, të shihje shpërfytyrime mimikash nga protestat e shoqërisë civile për këndin e lojrave kundrejt heshtjes që mori ‘varri’ i tre vjeçares, si dhuratë nga të gjithë gojëqepurit që nuk bëjnë zë për të denoncuar  dhe ndërgjegjësuar njëkohësisht  përgjegjësit e vërtetë, ‘ato’ që japin leje drejtimi në mënyrë korruptive, ‘ato’  të jakave të bardha që pa kontrolle mjekesore  lëshojnë raporte,  e kështu zinxhirë hallkat na flijojnë  ‘kurbanet’ një e nga një.  Të përpiqesh  për kërkesa surreale në mjedise sociale të pasigurta do të thotë të nxisësh fëmijët të largohen në mjedise të huaja sociale për më shumë siguri,  për  të qënë larg surrealizmit civil që tejkalon  hapat e zhvillimit, me demek përparimin e shkallës ndërgjegjësuese.

Nisur nga rrethanat historike të një populli të përvuajtur është rrënjosur edhe mentaliteti i një kujdesi të tepruar për fëmijët, deri diku pathologjikë. Prindërit duke mos u ndjerë të sigurt në një mjedis të tillë social,  e përçojnë këtë ndjesi tek fëmijët e tyre dhe me kalimin e viteve ajo shtresëzohet dhe shëndërrohet në një një pathologji nga e cila ke vetëm dy mundësi rikuperimi: ‘ose të ruash të njëjtën linjë edukimi ose të largohesh në një mjedis tjetër social.’

Çdo njeri kërkon mundësi më të mira për fëmijët e tij, kërkon jetëgjatësinë e tyre  si më parësore.  A është e vështirë të rrisësh një fëmijë?…Sipas një kalkulimi të lehtë vetëm në tre vitet e para të fëmijës prindërit humbasin nga vetja e tyre shumë gjëra, por mbi të gjitha ajo që humbasin është koha, vlerën që  nuk mund ta shlyej asnjë dënim apo çmim.

Të rrisësh një fëmijë deri në moshën 3 vjeç  do të thotë   të investosh për 45 muaj (+9 shtatzani)  shpresë, dashuri për jetën, një kulm që të lidhësh pasiguritë e tua në botë… pa përmendur pastaj, netët pa gjumë, dhimbjet e dhëmbit të parë, buzëqeshjen e parë, hapat e para dhe gjurmën e pashbëshme në  memorie dhe shpirt.  Në një kohë që s’ka kohë, e rëndësishme është të rrekesh fëmijët në gji, dhe dorë për dore  pasiguritë të përciellin  njëra tjetrën me shpresën  se nuk do jenë kurbani i rradhës.

Ngushëllime, kush nuk ndihet fëmijë.

Previous Post

Apeli i refuzon lirimin, Shukri Xhelili mbetet në burg

Next Post

Tiranë, kapet hajdutja e çantave, u zbulua pasi vodhi gruan e nëndrejtorit të policisë, Ardian Çipa

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Tiranë, kapet hajdutja e çantave, u zbulua pasi vodhi gruan e nëndrejtorit të policisë, Ardian Çipa

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.