• Latest
  • Trending
  • All

Kur Radës i vdiq nana

24/11/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Kur Radës i vdiq nana

24/11/2017
in Opinion

Daut Dauti

Në fund të viteve të ‘60-ta, lojërat e fëmijëve kanë qenë ndryshe nga këto të sotshmet. Në lagjen time kemi qenë nja 7-8 veta, përafërsisht të moshës së njëjtë. Diku nga 7-10 vjeç. Për të luajtur ne dilnim te ura.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ura, në një mënyrë, ka qenë edhe pjesa ku përfundonte qyteti. Lumi nën të, që vinte nga disa kodra në veri të qytetit, nuk sillte shumë ujë. Te ura dilte rrugica e lagjes sonë e cila vazhdonte për një fshat jo larg nga qyteti. Me këtë rrugë kryqëzohej edhe ajo kryesorja, që ne i thoshim xhade, që vinte nga qendra e qytetit. Matanë urës, në të majtë, gjendej hyrja kryesore e kazermës ushtarake. Te porta, në një shtyllë me tulla, ishte e vendosur një tabelë nga qelqi e cila shkëlqente. Në të ishte i shkruar emri i kazermës: “Zenel Hajdini”.

Ky ishte territori i grupit tonë. Aty dilnim për shumë arsye. Arsyeja kryesore, që na e sillte kënaqësinë më të madhe, ishin automobilat, kamionët ose autobusët. Pasi që këto mjete në atë kohë ishin tejet të rralla, nuk na ndodhte shpesh që t’i shihnim. Por, kur i shihnim, gëzoheshim dhe vraponim pas tyre për t’i prekur. Vrapi jonë ishte i ngadalshëm, pasi që automjetet nuk mund të shkonin shpejt për shkak të rrugës e cila nuk ishte sikur që është sot me asfalt.

Ka ekzistuar edhe një arsye tjetër pse dilnim te ura. Atëherë nuk e dija ama e kam zbuluar më vonë. Ne dilnim aty edhe për ta mësuar serbishten. Flisnim me ushtarët që bënin roje përreth kazermës dhe me ata që qëndronin te porta kryesore. Çuditërisht, edhe ata ishin të interesuar që të bisedonin me neve dhe ta mësonin ndonjë fjalë shqip, zakonisht të sharjeve të cilat ne ua mësonim pa hezitim. Ushtarët vinin nga vende të ndryshme, përfshirë Kroacinë dhe Slloveninë, që ishin më së largu nga qyteti jonë.
E tërë lagjja jonë nuk kishe më shumë se 3-4 shtëpi serbe. Shtëpitë e tyre ishin moderne dhe të rrethuara. Në kopshtet e tyre dilnin dy apo tre fëmijë të qetë dhe na shikonin nga larg, por nuk e kapërcenin rrethojën e oborrit për të luajtur me neve. Ata ishin fëmijë të ‘slluzhbenikëve’, siç i quanim atëherë në serbisht funksionarët e shtetit. Prandaj, e kishin jetën më të mirë se tonën dhe kjo shihej edhe nga veshmbathjet e tyre.

Shikoheshim nga larg dhe mendonim se çfarë mund të ishim. Ne ishim të zhurmshëm, vraponim shumë, gjuanim me llastik, shanim e këndonim. Kjo pamje me siguri u shkaktonte atyre pasiguri e ndoshta edhe frikë. Sidoqoftë, derisa nuk filluam të shkonim në shkollë, ne nuk kishim kontakt me ta.

Përjashtuar ushtarët, kontakti jonë i përditshëm ishte vetëm një serb ‘civil’, po ashtu i moshës sonë. Ai me siguri quhej Radomir, por serbët e thërrisnin shkurt Rado, kurse ne i thoshim Rada. Çdo ditë, pak pas mesditës, Rada vinte në territorin tonë. Ai ka qenë një njeri i qetë, më i dobët se ne nga shëndeti, por gjithmonë me fytyrë të qeshur. Në flokët e tij dominonte ngjyra e kuqërremtë dhe kjo ishte arsyeja që ne e quanin edhe Radë Zhuti.

‘Po vjen Rada’, thoshte dikush nga ne kur ai dilte nga kthesa për t’u drejtuar në rrugën që e shpinte te ne. Jo më larg se 50 metra, Rada paraqitej në horizont. Nga ky moment ne drejtoheshim nga ai dhe mbanin në shikim. Ai vinte me një biçikletë. Në timonin dhe pjesën e pasme të biçikletës Rada vendoste kusia e tenxhere te mëdha. Nuk kishte vend për t’i hipur dhe për këtë arsye e shtynte biçikletën. Rada shkonte te kazerma për t’i mbushur enët me ushqimin që tepronte nga dreka e ushtarëve. Pastaj, ushqimin ua jepte derrave që i kishte në shtëpi. Në momentin kur ai kalonte atypari, rruga mbushej me një erë të rëndë që lëshonte ushqimi i përzier.

Rada e ndjente peshën e shikimit tonë të gjatë. I druante shumë afrimit me neve. Disa metra para se të afrohej, ne fillonim ta praktikonim serbishten tonë të variantit ‘moravski’ dhe e bombardonim me pyetje: ’Kudesi be Rado? Shta ima novo? Kako je svinje…?’ (Ku je o Rado? Çka kemi të reja? Qysh është derrat…). Pyetjet e serbishtes sonë të çalë nuk kishin të ndalur derisa ai hynte në kazermë. Por, vështirësitë e Radës nuk përfundonin këtu. Rada e dinte se do të ballafaqohej me pyetjet tona edhe kur do të dilte nga kazerma, se ne e prisnim te porta.

Pyetjet tona i shkaktonin siklet Radës, pasi që ai i merrte si shpotitje që me siguri ishin të tilla. Por, ai arrinte ta ruante buzëqeshjen, përkundër frikës që ia kaplonte fytyrën. Rada ka qenë njeriu i vetëm në fytyrën e të cilit mund ta shihnim gëzimin dhe frikën së bashku.

Kureshtja fëmijërore na shtynte që të interesoheshim për të marrë vësh se çka kishte në kazermë. Neve nuk na lejohej hyrja, ama Rada, i cili aty shkonte çdo ditë, e dinte këtë punë. Por, as ai nuk fliste me neve. Gjithë atyre pyetjeve tona Rada i përgjigjej vetëm me tri fjalë: ’Zdravo. Dobro. Nishta’ (Tung. Mirë. Asgjë). Kjo nuk mjaftonte për neve pasi që nuk i përmbushte nevojat tona të praktikimit të serbishtes dhe marrjes së njohurisë për pamjen e brendshme të kazermës.

Prandaj, vendosëm që ta rrihnim Radën dhe t’i jepnim mësim se si ai duhej të fliste me neve. Një ditë morëm vendim që ta rrihnim të nesërmen. Dolëm te vendi dhe pritëm, por ai nuk erdhi. Ishte hera e parë që mungoi Rada. Kur e morëm vesh arsyen, vërtetë na erdhi keq për të. Radës i kishte vdekë nana.

Nga kujtesa ime fëmijërore, vdekjet e serbëve i mbaj në mend si ceremoni shumë të rënda. Vdekjet tona nuk krahasoheshin me këto të serbëve. Kur vdiste dikush te ne, shumë shpejt mblidheshin fqinjët dhe farefisi. Procesi duhej të kalonte në qetësi absolute. Kur ndodhte që dikush nga gratë të qante apo të vajtonte për të vdekurin, shpejt e shpejt vinte dikush nga burra dhe bërtiste: ’Mos t’jau nij zanin. Boll ma’! Me këtë vaji ndalej, por gratë, siç e kanë zakon, harrojnë shpejt dhe ia nisnin sërish vajit e cila gjë e detyronte dikën nga burrat që të lajmërohej edhe me një kërcënim dhe përfundonte hesapi. I vdekuri, sikur edhe sot, varrosej po atë ditë, shpejt e shpejt.

Te serbët ishte ndryshe. Vaji nuk ndalej disa ditë. Ka qenë i rëndë procesi i funeralit të tyre. Visheshin të gjithë në të zeza dhe qanin e vajtonin me zë të lartë duke e mbajtur njëri-tjetrin gjatë tërë rrugës e deri te varret. Popi i printe kolonës duke kënduar ndonjë ‘dovë’ të tyre me zë të trashë dhe e tundte një fener nga i cili dilte një tym me erë të rëndë.

Serbët mbanin zi shumë ditë dhe kjo ishte arsyeja që ne nuk pritnim ta shihnim Radën së paku një javë. Por, Rada erdhi pas dy ditësh. Nuk kishte si të mbante zi i gjori, pasi që derrat kërkonin ushqim. Edhe atë ditë erdhi si përherë. Por, ne nuk do ta shpotisnim si përherë. Kur u afrua, njëri prej nesh e pyeti: ‘A umërlla makja, a?’ (A ka dekë nana, a?). Rada u ndal. Na shikoi me radhë. I kishte humbur buzëqeshja. Frikën që e kishte kur takohej me ne, e zëvendësoi me një dhembje të madhe që ia kaploi fytyrën, kurse sytë iu mbushën me lot. Ne u befasuam pasi që nuk pritnim që Rada do ta shprehte dhimbjen para nesh.

Tashti ne që kërkonim ta praktikonim serbishten hasëm në dilema që paraqiten te ata që nuk i dinë gjuhët e huaja. Nuk e dinim se si t’i shprehnim ngushëllime në serbisht. Dikush i thoshte ‘Nazhallost’ (për fat të keq), dikush ‘Vrllo lloshe’ (shumë keq) e dikush edhe ‘nije dobro’ (nuk është mirë). Por, njëri nga ne i tha edhe kështu: ’Ide, ide’ (shkon, shkon). Kur e pyetëm më vonë se cila ishte domethënia e ‘ide, ide’, ai tha se desha t’i them: ’Mos u mërzit se t’kapërcen’.

Në fatkeqësi, siç thonë serbët, ka edhe fat. Atë ditë nuk e rrahëm Radën për shkak se i kishte vdek nana. Na e mori mendja që dy fatkeqësi për Radën do të ishin shumë. Dhe, kështu Rada shpëtoi pa u rrahur. Por, edhe ne, kurrë nuk e mësuam serbishten siç aspironim në fëmijëri.

Tags: edi rama
Previous Post

Britani, kapen paratë e drogës: 1.8 mln stërlina të grupit shqiptar

Next Post

DailyMail, Voda: Britania, e butë me deportimin e emigrantëve shqiptarë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

DailyMail, Voda: Britania, e butë me deportimin e emigrantëve shqiptarë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.