Sot të rinjtë kanë nevojë të dëgjojnë pralla të vjetra shqiptare për jetën e atëhershme të parëve tanë për ta ndërtuar jetën e sotme për tu frymëzuar nga përvojat e vjetra sepse jeta nuk ështe e sotme atë e kemi trashëguar me miliona vjetë dhe sot njerëzimi ka mbijetuar. Të mos trumpetohet nga disa që mendojnë se ata e kanë zbuluar jetën sot. Ta dijnë se sa miliona njerëz kanë dhanë mundë, dhe kanë shkri menden për të mirën e njerëzve duke zbulue forma dhe mënyra për një jetë ma të lehtë njerëzimit, dhe kanë vdekur duke mos i lypur askujt llogari.
Une si fëmijë kam ndëgjuar të ndjerin babë si na tregonte ndodhit e gjyshërve tanë për jatën e atëhershme shumë të rëndë për të fitue kafshatë buke për familjen e vetë por edhe për të tjerët, jetën e kanë patur të kushtëzuar me të tjerët, nuk ka mjaftue vetëm për vehten të sigurojnë ushqime dhe veshmbathje por po nuk pat fqiu e kotë ka qenë , solidarizimi ka qenë aq i madhë sa që për njeri tjetrin njerëzit janë flijue.
Në vitet e krizës kur katundarët e malësisë ngelën pa buk dhe pa bagëti mblidheshin pleqtë përeth oxhaqeve për ta pleqnue gabimin se si ka ndodhur që të ngelin pa buk dhe pa bagëti.
Jetën e siguronin nga bylmeti , mishi dhe nga lëkurat e bagëtive ,tjetër burim nuk kishin për jetën e tyre. Bara e rëndë binte mbi supet e udhëheqësve të katundeve, nji gabim kushtonte jeta njerëzish, nuk ka vendë për gabime natyra e pa mëshirshme haraçi i lartë.
Çobanët rrëfeheshin për punën e tyre tregojshin se si ujqtë shumë lehtë i grabitnin dhentë, sepse dhentë nuk shkojshin pas Ogiçit por kopeja si pa krye drejt në gojë të ujkut, edhe qentë nuk lehnin pas ujqve sikur ishin bë miq me ujkun dhe rijnë mbanësh duke mos patur ndjenja qeni për mbrojtjen e deleve,qentë ishin bë aleat i ujkut, sigurisht duke u takuar shpesh me ujkun kanë evolue prej një mbrojtës i deleve në yzmiqar ujku vetëm për nji copë koci. Ne sot duhet të vendosim për jetën e njerëzve u drejtohte kryeplaku nuk ka qare tjetër një dimër mundemi ta kalojmë pa hëngër por jo edhe një dimër tjetër se do të vdesim nga uria, pleqve dhe fëmijëve morte ne ua shkaktojmë nga mos dija dhe nga mos sy çeltësia , ose të ngrihemi e ti vrasim ujqtë ose të shtrihemi dhe të vdesim nga uria tjetër zgjidhje ska. Zgjohuni njerëz kthjelluni se pa marur huxhum ujku nuk trembet, sepse ujkun nuk e kemi para derës por brenda në shtëpi, rokni llostat fturkat dhe koburet se shkuam kot .
Çobanët propozojnë ose ta therim Ogiçin ose dhentë, si na duket neve edhe Ogiçi i ka fajet sepse shpesh herë a tallur me dhentë dhe ato nuk i zanë besë, duke e ditur se dhen ka ma shumë atëherë ma mirë Ogiçin kurse dhentë do vijnë në vehte, dhe do ta zbulojmë se kush i ka fajet, dhe njëkohësishtë qenve tua varim teneqen dhe ti rrëmbejmë tëposht nga fusha, ku të gjejnë dhenë të kaçakëve atje të ngelin. Pas kësaj ndodhie për katundarët të sëndërtohet një jetë të lumtur nga ana e udhëheqësve të vetë të zgjedhur, kur udhëheqësit janë të drejtë dhe kur mendojnë për njerëzit e vetë ka çdo herë zgjedhje fatlume për jetë të gëzuar të njerëzve të vetë.
Me kët porosi dua të them që mos ti harojmë përvojat e pleqve tanë sepse na kan shpëtue nga tragjeditë e ndodhura nëpër kohë respekti është i atyre.
Autori është kryetar i OJQ “ Zgjate Dorën” Tetovë Nexhat Bexheti
















