• Latest
  • Trending
  • All

Ku është ky grafit: në Prishtinë apo Beograd?

07/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ku është ky grafit: në Prishtinë apo Beograd?

07/11/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Shkruan: Xhemal Ahmeti

Ka muaj që Kosova nuk drejtohet nga qeveria e saj, por më shumë nga konstrukte imagjinative analistësh të pashkolluar për probleme adekuate. Partitë politike qëmoti janë në bankën e të akuzuarve dhe po i bëre një ta japin Katilinën. Shoqërisë gati i këputet gishti po si Ciceronit që e akuzonte psikopatin e Sulës për incest, plaçkitje dhe vrasje të farefisit. Ciceroni nuk pati sukses kurrë. Saherë që i bëhej gjyqi katilit Katilina ai qeshte. E dinte që konsujt e senatit do të ndërhyjnë dhe do ta lirojnë. Dhe ashtu ndodhte përherë deri sa e shkoqën me shpata në betejën e Pistoria-s. Katilinët shqiptarë madje janë të sigurt se as në betejë nuk do t’i shtrijë kush përdhé. Ata vetëdijshëm e pa të nuk mbrohen vetëm nga kolegët, konsoji dhe tiranët e tyre, por paradoksalisht ata shpëtohen edhe nga pseudociceronët e shoqërisë kosovare, ata të cilët me këmbë jo se jo por as me mendje e mendësi nuk e kalojnë e pragun e odës së burrave ku janë formuar, sikur t’i kishte gozhduar historia për murrit të kullës së gurtë. Pse?

1.
Jo vetëm rusët në Ukrainë, izraelitët dhe sidomos shumë vende afrikane e arabe mezi presin fqinjët e tyre të dalin jashtë sistemit, pa qeveri, në protesta e «revolucione», për të ndërhyrë që ta shpëtojnë pakicën e vetë nga lufta qytetare, nga «masakrimi». Nëse nuk kanë kënd aty luajnë me kartën e stabilizimit të rajonit, ruajtjen e paqes apo për të mbrojtur sigurinë e vendit nga depërtimi masiv i refugjatëve e të ngjashme. Kjo praktikë është gati e përditshme. Pas blic-hyrjes pastaj duhen miliona orë, konferenca, ndërmjetësime me synimin pa efekt për të sjell një lloj ujdie, e zgjidhje problemi jo se jo. Çka e mbron Kosovën nga një ndërhyrje e tillë serbe?

Një revue si histori për ata që harrojnë me qëllim:

1. Përkundër kontakteve të regjura të CIA-s dhe MI6 me rezistencën e organizuar kosovare kundër regjimit serbe qysh në fillim të viteve të 90-ta edhe politika e dy vendeve të shërbimeve ishin të lidhura pas idesë për shpëtimin e ish-Jugosllavisë.

2. Me instalimin e politikës së Millosheviçit rezistorëve shqiptarë (të dyja krahëve asaj ushtarake dhe asaj diplomatike – siç i ndanin të huajt ata të krahut të luftës me ata të LDK-së) iu shtuan gjasat për të bindur jo vetëm shërbimet por edhe diplomacitë e disa vendeve se më serbët nuk ka koekzistencë në paqe.

3. Përkundër mospërcaktimit definitiv të politikës amerikane e britanike se si do t’ia dalin me Serbinë shërbimet e përmendura bashkëpunonin me UÇK-në dhe e trimëronin për të bërë luftë në terren që më vonë – për çdo rast ndërhyrjeje – t’i kenë qoftë edhe si alibi.

4. Kosova u çlirua nga forcat e NATO-s pas ushtrimit të etnocidit nga ana e qeverisë së atëhershme serbe.

5. Para, gjatë dhe pas intervenimit ishte një betejë diplomatike – edhe më e rëndë se sa ajo Pistoria-s ku u masakrua Katilina – e anglosaksonëve me BE-në dhe shumicën e shteteve evropiane që kishin marrë turr për ta shpëtuar Jugosllavinë. Këtyre në asistencë iu dolën bashkë edhe forca intelektuale vendore. Mos të flasim për luftën me Rusinë, Kinën, vendet arabe dhe Turqinë dyfytyrëshe.

6. SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania janë vendet që kanë mbetur konsistente në këtë linjë që nga fillimi i viteve të 90-ta e deri sot. Ato edhe sot bëjnë luftë me pjesë të BE-së dhe me pakte tjera që ende nuk heqin dorë nga bllokimi apo rikthimi i Kosovës në „djepin e saj“ serb.

7. Prezenca e «ndërkombëtarëve» në Kosovë garantohet, sigurohet për çdo ditë, me sakrifica, me luftë diplomatike e prapaskenore po nga këto vende.

8. Me të gjitha dështimet e EULEX-it janë po këto vende që më së shumti e mbështesin dhe sponsorizojnë këtë mekanizëm të dalë udhé kohëve të fundit se duket të jenë të sigurt se krimin e organizuar dhe krimin politik në Kosovë, shqiptarët, vendorët nuk janë në gjendje ta mundin vetë. Për këtë jemi të bindur edhe ne.

2.
Këto janë arsyet se pse Serbia as që mund të ëndërrojë aktualisht për t’i mbrojtur «të vetët saherë» që politikanët kosovarë me muaj grinden duke harruar shtetin, stabilitetin, sigurinë, me një fjalë qenien e Kosovës. Po mos të ishte kjo siguri Nikoliçi dasmë do të kishte bërë nëpër Kosovë me xhandarët e tij e Vuçiçi telefonin nuk do ta kishte lëshuar prej dorë duke qarë në telefon për viktimat, kishat e djegura, serbët e vetmuar, të përballur me egërsinë e njerëzve me bisht në «Kosmet». Këtë shanse Serbia nuk e ka. Nuk do ta ketë derisa Jacobson me kolegët e saj do të munden të thonë nga zemërplasja edhe publikisht „Mos e dhini punën“! Po si dekodohet mesazhi i ambasadores amerikane? Çka donë të thotë ajo me këtë: „mos na detyroni të ju lëmë në baltë, të ikim, mos u tallni me durimin tonë se mjaftë probleme tjera kemi“, ky është përkthimi. S’ka tjetër. Kështu do ta kenë kuptuar të gjithë ata që racionalisht pranojnë historinë e bërjes dhe arsyet e qenies së Kosovës kështu siç është: shtet dhe e pavarur. Vetëm neofitët nuk duan kështu. Kush janë neofitët e Kosovës? Ata që i janë kthyer dhe janë pagëzuar në religjionin e tyre të vjetër, atë të robit, duke punuar kundra lirisë së tyre, pa e ditur ndoshta as vetë se pse?222Xhemal_Ahmeti_koha_418336413

3.
Brenda spektrit politik kosovar ka një rrymë, e shpërndarë gjithandej partive politike e sidomos që vazhdimisht denoncon amerikanët si imperialist kolonizatorë. Ky term perceptohet dhe agjitohet ashtu siç e thotë çdo fjalor – e sidomos ata skamnorët në shqipe: «tendencë e një superfuqie e cila pushton një vend a kulturë tjetër për të zgjeruar zonën e ndikimit në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik».

Kontrafaktet: Amerikanët nuk erdhën vetë në Kosovë. Bashkësia Ndërkombëtare me plotë anëtarë brenda saj që madje kanë aversion ndaj «pax americana»-s u angazhuan në përzënien e ushtrisë serbe. Ishin parimisht arsyet politike, të imponuara nga shqiptarët/shqiptaret që bindën amerikanët dhe britanikët t’i shpëtojnë nga asgjësimi. Ndodhi etnocidi.

Çfarë profiti ekonomik mund të ketë një superfuqi si SHBA-të në Kosovë? Disa milionë për firmat e Madeleine Albright, e cila jo se fitoi por doli edhe përlyer në fund? Kërpudhat e Bahtirit të Mitrovicës? Miellin që nuk ia donë Kosovës as binjaku i Skraparit?

Teza rreth imperializmit është aq zbrazët dhe infantile saqë mund të përdoret vetëm kur njeriu nuk gjen send tjetër për t’i demonizuar amerikanët dhe prodhon gjepura të tilla.

Skandali rreth «UEFA», veçanërisht lapsusi i Kojançiçit-s dhe rasti «EULEX» na ekspozuan po të njëjtët agjitatorë, protestues protestave imagjinare që sapo konkretizohen përfundojnë me ndonjë militant elefant që flenë para Kuvendit i vetmuar ose të shoqëruar me ca miq pinë çaj dhe shanë proletariatin e paguximtë. BE, «EULEX go home», ky ishte mesazhi. Ose i maskuar pak me diplomaci: „Ose le të japin rezultate dhe të jenë pa korrupsion ose le të ikin“ (pse kush i korruptoi individët dhe kush nuk bashkëpunon me ta saqë asnjë akuzë nuk e realizojnë dot)?

Tani po pyesim kthjellët: ja po na braktisën EULEX-i, BE, NATO, Jacobsoni ikë se s’donë të përdorë me fjalorin adekuat për të vlerësuar politikën siç është? Të njëjtët do të bëjnë protesta. S’ka qeveri. Partitë përlahen striptizklubeve snobeske të kryeqytetit plot gropa, pa ujë dhe me shkolla protestuese, situata do të dalë duarsh dhe? Kush është me logjistikë, ushtri, kapacitete luftarake nga fqinjët e në gjendje të ndërhyjë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon? Shqipëria me 2000 kallashnikovë të prodhimit kinez? Maqedonia me përmendoret idiote në vend të tankeve? Mali i Zi me peshqit e Ulqinit dhe muxhiburrahmanët e saj? Kush? Serbia natyrisht.

Askush nuk mund t’i akuzojë «antiimperialistët», «antieuropianët» e rinj kosovarë për politikë të kthimit nën Serbi, sepse ata janë neofitë të pavetëdijshëm, qoftë edhe kur rrjedhin nga familjet tradicionalisht „projugosllave“ (edhe ky rezonim ndaj individëve aktivistë është bioracist) ata nuk e kanë atë qëllim, veprimi politik iu tyre (i analizuar tash e dy vjet) mirëpo ecë drejt synimin të agjenturave serbe të cilat punojnë natë e ditë që ta sjellin Kosovën në atë pikë kur nuk e sigurojnë amerikanët, «posthitlerianët» dhe britanikët e demonit «Toni Blair» që ua prishën ëndrrat e këtij shekulli. Ky është realiteti. Neofitët e Katilinës duhet ta kuptojnë një gjë shumë elementare; Se Pistoria kosovare është për momentin siguria e saj e jo ksenofobia qesharake ndaj po atyre që i urren edhe Serbia se janë aty ku janë.

Në aferën e historisë me Turqinë dolën në anën a saj sepse historia vërtet duhet të revidohet. Në kontestin rreth shamisë u rreshtuan krah atyre grusht zonjave që kanë të drejtë të vishen si të duan. Gjatë aferës me “UEFA”-n sulmuan Evropën, gjatë skandalit me EULEX-in sulmojnë po të njëjtën, tash ambasadorja amerikane iu dha shansin të zbaviten me temën më të dashur të tyre “imperializmin amerikan” – që ua ka vënë syrin kërpudhave të Bahtirit. Analizë veprimtarisë së një rryme politike neofitësh katilinistë që më së paku sot Kosovës i duhen!

Previous Post

Amerika foli, folni ju hajna!

Next Post

Fuqia e shtetit dhe hija e mafias

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Fuqia e shtetit dhe hija e mafias

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.